Pashtriku.org, 16 prill 2018: (Lufta si instrument i politikës!) – Më 12 prill 2018, në rrjetin tim social facebook, kam shkruar këtë analizë:
“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, – kështu ka shkruar Trump’i në Twiter! Kjo ishte një përgjigjie ndaj deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, i cili një ditë më parë kishte deklaruar se “Secila raketë amerikane që do të godasë Sirinë do të rrëzohet nga Rusia”.
Këto kërcënime të ndërsjella janë sinjale për fillimin e fundit të Assadit, dhe ndarja e Sirisë në zona interesi për korporatat e oligarkëve global të SHBA&Rusisë me aleatët e tyre!
***
Në filozofi kushtuar krizave politike shpërfaqen parimet: „rregull nga shkaktimi i krizave“, dhe „fitore përmes konfliktit“, të cilat vijëzohen plotësisht në doktrinën dialektike: ‘Teza, antiteza dhe sinteza’ ose problemi – reagimi – zgjidhja, të filozofit gjerman Georg Fridrih Vilhelm Hegel (1770 – 1831).
Dhe sipas këtyre parimeve për të ndryshuar një gjendje politike kërkohet shkaktimi i një krize dhe kjo krizë pastaja eskalon dhe zhvillohet nën menaxhimin dhe kontrollin e faktorëve politik etj., plotësisht sipas doktrinës hegeliane „teza – problemi; antiteza – reagimi dhe sinteza – zgjidhja.
Dhe kjo po ndodh në Siri!
***
Presidenti i 32’të i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale. Ai thotë:
“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”.
Andaj rrjedhimisht edhe lufta (si instrument i politikës) në Siri dhe në gjithë Lindjen e Mesme nuk po ndodh aksidentalisht, ajo është planifikuar të ndodh në atë mënyrë!
Më 14 prill 2018, në Facebook kam shkruar: