Berlin, 13 maj 2018: Kur bija e Babilonisë do pijë nga kupa e hidhërimit, kur gjithandej do mbijnë fushime barbarësh me karro lufte, e kur veset vënë poshtë përvujtninë dhe dhuratën e lotëve – aherë do vijë Biri i Prishjes…
Ky fragment nga një kuvendim murgjërish mesjetarë të Ekos, mbi ciklin rruzullor që shkon drejt kryerjes, të vëmendëson disi në parashfaqjen e rrëzomës që vegimonte në Manastirin e vetmuar. Fjalët, skena e planimetruar në imagjinatë a ndjeshmëritë trishte, gati t’gjitha, sikur i ngjajnë shenjës që prekim në kohën lajmëtare.
Mirëpo, nëse jo fundi i Madh, që të voglit njeri nuk i është zbuluar kurrë, aherë është e Keqja që gravuron tabllonë e saj. Lapërdharë, shtinjakë, gjakbâmës, oshënarë, besëthyes, lakmitarë pa shpirt, trafikantë ëndrrash, lodërtarë, hajdutë krenarë, cmirëzinj, klerikë pështymorë, vrasës karriere, halabakë me diploma industriale, plebs i ulur në fron, poshtërues, “llum i veshur në ar”…
A s’janë këta, vërtetë, “Bijtë e Prishjes”? Dhe jo qenie apokaliptike të Orës së gjykimit, por krejt real e të keqpranishëm në jetët tona?
Gjithsesi!
Veçse, ç’është më zi, ata, për lumninë e botës dhe fatkeqësinë e skutave të saj të errta, s’janë gjithsorë. Janë të veçuar dhe, ashtu, të rezervuar njëj ngujimësie vullnetare, mbahen larg dritës përgjuese që i mneron. Aty ku gëzojnë limontinë prrallore: heshtjen heroike të turmave për të ligat e tyre.
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: HASHIM THAÇI PARALAJMËRON KONCESIONE TË REJA NDAJ SERBISË! KËRKOJ DORËHEQJEN E TIJ!
Pashtriku.org, 23 maj 2018: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën,…
REXHEP KASUMAJ: TAGËR GJAKU …
Berlin, 29 korrik 2018: Më ka rastisur të lexoj se toka, dhéu i saj, ka cilësi të veçanta…
MENTOR KIKIA: NE NUK ZGJEDHIM, NE VOTOJMË TË ZGJEDHURIT E KRYETARËVE TË PARTIVE!
Tiranë, 07. 05. 2013 – E vërteta e parë e hidhur e madhe, është se politikanët tanë nuk…
SYLEJMAN PIREVA: FAQJA E ZEZË N’KALI T’ZI
Prishtinë, 10. 01. 2015 – (I. Dikur: Sot më mirë se dje, e nesër më mirë se sot.…