AVDI IBRAHIMI: TOKA IME E LARË ME GJAK HERONJËSH E HEROINASH

Prizren, 24 maj 2018: O toka ime pellazgo-iliro-shqiptare! T’i u dhe bukë edhe atdhemohuesve bukëshkelës, të cëlët hanë bukën e tokës sonë, e punojnë për të huajin janë këta qyqe e qyqana që i lëshojnë vezët për të qelur në folet e huaja, janë këta qyqe e qyqana kundër tokës së atdheut amë, janë këta antishqiptar të trashë nga mendja e të neveritshëm. Të gjithë atyre shqipfolësve që për fe, mohojnë komb e atdhe, u themi këtyre kozmopolitëve që përfaqsojnë një pakic të ideologjisë ekstremiste fetare, dhe tejet reaksionare, që predikojnë ne emër të feve për do pare të qelbura që po marrin nga të huajt, të cilët kanë hequr dorë nga dinjiteti dhe arsimi kombëtar shqiptarë, janë këta mjeran/e të kapur për degësh Djalli, të cilët janë imponues kundërshqiptar që përfaqësojnë forcën e errësirës, ju themi edhe njëherë mjaftë më, se ju qyqe e qyqana nuk e përfaqësoni vullnetin e popullit shqiptarë, e as vullnetin e Zotit tonë…!
Kjo këngë popullore shprehë më së miri vullnetin e gjithë shqiptarëve:
-Disa geg, e disa trima,
Shoqishojt besën ja dhanë:
-Der sa t’bahna cop e grima,
Do të luftojmë ne për vatan.

Populli rezistent shqiptarë ndaj të gjitha pushtimeve të huaja nëpër shekujt e përflakur perandorit e ndryshme pushtuese nëpërmjet fesë, s’kanë mundur t’ua ndërrojnë identitetin paraardhësve tanë iliro-arbënor, e as pushtuesit sllav s’kan mundur të na ndërrojnë identitetin tonë të hyjnishëm shqiptar të dhuruar nga vetë Zoti ynë, të jenë të sigurt edhe këta të sotmit që po mundohen në emër të demokracisë t’u imponojnë shqiptarëve kulturat e tyre fetare turko-arabe, bëjnë punë koti, ngase perpjekjet e tyre që nëpërmjet disa klerikëve fetar atdhemohues, hë, këta gjakpërzier e gjakprishur kurrë mos pafshin diell me sy…!, do të jenë përpjekje të dështuara të cilët për jetë të jeteve përderisa do të ketë tokë e qiell do të mbetën me damkë si atdhemohues.
Populli shqiptar nuk pranon assesi kulturën e huaj dogmatike turko-arabe, ngase kemi kulturën tone të hyjnishme të trasheguar nga paraardhësit tanë pellazgo-iliro-arbënor, ndaj ne shqiptarët jemi një nga popujt më të lashtë në Europ. Megjithatë në kundërthëniet e jetës, shihet tradhtia e disa klerikëve fundamentalist fetar, të cilët, në momente të caktuar historike jetësore, nga mos funksionimi i ligjeve shtetërore shqiptare ata po vjellin helmin kundër figurave tona heroike kombëtare, të ngashnjyer nga lakmit personale, janë vënë në pozita tradhtie të rrezikshme, po mundohen të na imponojnë një kultur të huaj, duke na cënuar qenien tonë kombëtare. Tradhtia për popullin shqiptar është gjëja më e papranueshme, dhe më e trishtueshme, njiherit është gjëja më e ulët njerëzore e kushtëzuar nga lakmitë e vërbuara, që se duron dote toka e as qielli i hapsirave ku jetojnë shqiptarët…, ky egoizëm injorant i tyre për t’i kënaqur apetitet e pushtuesve të huaj ndaj trojeve shqiptare, dhe për kënaqësin e tyre personale fetare, që në vazhdën e jetës që na e ka dhuru vetë Zoti, që sejcili të jet Zot në shtëpinë e tij, këta laro për një kultur të huaj po i sakrifikojnë djemt e vajzat, pjellat e veta duke i tjetersuar e duke u bërë një me kundërshtarët dhe armiqtë më të rrezikshëm të popullit shqiptar, kushtu po fusin zjarrin e pabesisë midis vëllezërve, e motrave shqiptar për të përçarë aty ku munden. Sepse vetëm ashtu mendojnë me kokat e të huajve, pra i kanë hypur kalit të huaj të pushtuesve të vjetër e të rinjë, t’na zvoglojnë potencialin e fuqisë popullore shqiptare, të cilët prore të huajt dhe këlyshët e tyre të tradhtisë, bashkimit kombëtar shqiptarë u’a kanë frikën.
Popullin Shqiptarë e përshkon një optimizëm real ndaj jetës, dhe beson për një perspektiv më të mire në të ardhmën, ngase ky popull rezistent kundër së keqës, para se gjithash e do rehatinë, lirine dhe barazinë…, karakteristikë kjo e psikologjisë së popullit tonë hyjnor, i cili pavarësisht nga rrethanat e vështira historike nëpër të cilat kaloi, e po kalon, kurrnjiherë nuk u gjunjëzua ndaj asnjë armiku, dhe shërbëtoreve shqipfolës atdhemohues, për këtë kemi atë urtin popullore shqiptare: -Sa më ngusht, qaq më shlirë…, që ka për moto jetësore rrjedhën e vetë gjatë zhvillimeve historike.
Populli shqiptar gjithmonë ka nxjerrë nga gjiri i vetë bijë e bija që i dalin zot atdheut, gjuhës, flamurit, kombit, të cilët gjitth’herë kanë ditur të luftojnë, e dine të luftojnë me heroizëm kundër perandorëve, sulltanëve, krajlave, kapidaneve, harapëve, bajlozave e harambashëve, populli d’i të organizohet e të luftoj për liri e të drejta kombëtare kur është atdheu në rrezik

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura