PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: NGA PËRMENDORET E HERONJVE TË REJSHËM NA KËRCËNON LITARI I VARJES KOLEKTIVE

Tetovë, 12 qershor 2018: Shqiptarët në Maqedoni duan ta kenë, ndjejnë dhe përjetojnë shtetin e tyre, në liri, me barazi dhe dinjitet, mirëqenie, punë e bukë; jo me premtime boshe, me fjalë e refrenin e këngës me tra-lala pafund komuniste.
Një mësim i urtë për ata që edhe sot e vënë dorën në zjarr, kokën në strajcë dhe fatin e kombit në rrezik, duke u besuar me naivitet të skajshëm liderëve të partive politike të tyre, e jo idesë, programeve dhe qëllimeve madhore, idealeve kombëtare të brumosura ndër shekuj e dekada nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar.
Shumë liderë si këta të sotmit, të cilët veç janë në përfundim të karrierave të tyre, sot nuk janë mes nesh, si Ymer Ymeri, Arbën Xhaferi e të tjerë, por vula e politikave të tyre edhe sot rëndon mbi fatin e shqiptarëve në Maqedoni, përmes statusit poshtërues juridik-kushtetues të pakicës, popullit prej 20%, pa emër e identitet shtetformues, pa gjuhë zyrtare, me flamur të përgjysmuar, me pushtet vendor fiktiv, të rrudhur etnikisht si mos më keq, me getoizimin e shqiptarëve në rajonin e Pollogut dhe në një pjesë të Shkupit, pa perspektivë të qartë për të ardhmen, ku secili mundohet të ik sa më parë nga ky ferr i krijuar edhe me fajin e tyre, nga pasiguria, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Përrallat e bukura mund t’i vënë në gjumë fëmijët, por nuk i bëjnë ata më të lumtur!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura