PASHTRIKU: NESËR TË GJITHË NË PROTESTË KUNDËR DHUNËS QEVERITARE

(Pashtriku.org, 22. 10. 2012) – Në orët e mbrëmjes, Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetevendosje, ka lëshuar një THIRRJE për opinion. Aty shkruan: “Të martën, në datën 23 tetor 2012, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të grumbullohen në sheshin Nëna Terezë, në demonstratën paqësore që ka për të filluar në orën 11:00 dhe ka për të zgjatur rreth dy orë. Kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë. Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra.

………………………………………………

Në këtë demonstratë do të kundërshtojmë njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës. Kjo demonstratë do të jetë kundër varfërimit që dita-ditës po i bëhet Kosovës prej këtyre qeveritarëve të korruptuar, të cilët i mbron policia. Mblidhuni të gjithë në këtë demonstratë që të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëqytetarëve tanë dhe të aytre aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që policia i ka arrestuar dhunshëm, dhe vijon t’i mbajë të burgosur. Ata qytetarë nuk janë kriminelë, ata nuk ishin të armatosur, ata nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, dhe veç i bëjnë nder shoqërisë. Ata dolën në emër të së drejtës demokratike për pjesëmarrje, kundër një qeverie që ia mohon pjesëmarrjen popullit.
Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të:
1. Abdyl Gashit
2. Ahmet Krasniqit
3. Aida Dërgutit
4. Alban Krasniqit
5. Alket Zeqirit
6. Anita Shabanit
7. Arbër Rexhajt
8. Arbër Salihut
9. Ardian Hulit
10. Artan Abrashit
11. Astrit Deharit
12. Astrit Vuthajt
13. Atdhetar Latifit
14. Besim Lekës
15. Blerim Maqastenës
16. Boiken Abazit
17. Dardan Kuqit
18. Dardan Molliqajt
19. Daut Nezirit
20. Denis Ibërdemajt
21. Durim Jasharajt
22. Egzon Azemit
23. Florent Ramqajt
24. Frashër Krasniqit
25. Gani Krasniqit
26. Jakup Demirit
27. Jetmir Morinës
28. Jeton Oranit
29. Kreshnik Ahmetit
30. Kushtrim Cakollit
31. Kushtrim Dakajt
32. Lirim Gashit
33. Mentor Ramës
34. Musa Ajetit
35. Naim Jakajt
36. Naim Ramadanit
37. Nol Nushit
38. Nysret Azemit
39. Premton Ibërdemajt
40. Qëndron Krasniqit
41. Rajmonda Ahmetajt
42. Salih Pacollit
43. Senton Kaçanikut
44. Shaip Haxhiut
45. Shkëlqim Morinës
46. Shpend Ahmetit
47. Shyhrete Mujit
48. Skender Krasniqit
49. Suljote Aliut
50. Valon Prenajt
51. Veron Hasanit
52. Veton Dragushës
53. Xhelal Sveçlës
54. Xhevat Krasniqit
55. Xhevat Sefajt
56. Zaim Kurtit
57. Zgjim Hysenit
58. Zylbehar Lilës

Bashkohuni me ne në këtë demonstratë, kundër çizmes së pushtetit Thaçist, që kjo çizme të mos na shkelë të gjithëve!” – përfundon thirrja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura