Prishtinë, 27 korrik 2018: Vdekja fizike e veprimtarit, shkrimtarit, atdhetarit, patriotit, trimit të paepur, simbolit të rezistencës sonë dhe heroit kombëtar, Bacë Adem Demaçit, është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë në të gjitha trojet etnike dhe në mbarë botën ku gjenden.
Shembulli i sakrificës, i qëndrueshmërisë në momentet më të vështira në rrugën e tij përplot sfida për liri, çlirim dhe për bashkim kombëtar do të jetë gjithmonë inspirim për popullin shqiptar, si dhe për gjeneratat e ardhshme në rrugën e sendërtimit në vepër të amanetit të të rënëve në fushën e nderit për zhvillimin e Kosovës dhe për ribashkimin kombëtar, në mënyrë që të arrihet prosperitet dhe emancipim kulturor edhe më i kënaqshëm i popullit tonë. Prandaj, sa herë që Kosova dhe ne shqiptarët në përgjithësi kemi nevojë për riorganizime të reja në këtë rrugëtim, do të kihet parasysh atdhedashuria e madhe dhe porosia e Bacës Adem Demaçi.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Bacës Adem si dhe mbarë kombit shqiptar, Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK) do ta ketë përherë në kujtim vizionin dhe veprën kolosale të Adem Demaçit, pasi që emri dhe vepra e tij do të jenë përherë në zemrat e shqiptarëve. / Behram Krasniqi
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (ShFHDK)
Prishtinë, 27.07.2018
Postime të Lidhura
ARIF EJUPI: NË KREMTEN E PAVARËSISË DHE DITËS SË FLAMURIT KOMBËTAR EDHE PERSONALITETE TË KANTONIT TË GJENEVËS
Gjenevë, 24. 11. 2104 – Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, i përkrahur nga Ministria e Diasporës së Republikës së…
SHANI BERISHA: QYTETI I PRIZRENIT HAMBAR I PARTIVE POLITIKE DHE LIDERËVE TË TYRE!
Prizren, 07. 07. 2015 – Vetëm kur dëgjohet emri i qytetit të Prizrenit, të gjithë shqiptarët nga të…
ISMAIL GASHI – SLLOVIA: DITA E MËSUESIT SHQIPËTAR
Lypjan, 06. 05. 2015 – 7 Marsi, është Dita e Mësuesit Shqiptarë, gjegjësisht dita e shkollës kombëtare shqiptare.…
AVOKATI MIRNES AJANOVIQ: PADI PENALE PËR VAKSINIM TË DETYRUESHËM KUNDËR AUTORITETEVE NË BiH…
AVOKATI MIRNES AJANOVIQ: PADI PENALE PËR VAKSINIM TË DETYRUESHËM KUNDËR AUTORITETEVE NË BiH… Përgatiti: Sheradin Berishja, Facebook 7…