PROF.ABDYL KADOLLI: ÇAMËRIA

(Prishtinë, 25. 10. 2012) – Çamëria është një krahinë, që përbënë pjesën më jugore të trevave shqiptare me një sipërfaqe prej 10. 000 km2. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershëm të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Çamëria ishte pjesë e Mbretrisë Ilire. Fiset Ilire ishin Molosët, Dodonët, Kasopianët, Efyrianët etj. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë, sukseset në luftëra e dërguan atë dhe ushtrinë e tij edhe deri në Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi, Parga etj., të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior (me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze. (Kryeredaktori i pashtriku.org)

………………………………………………………….

PROF.ABDYL KADOLLI

Ç A M Ë R I A

Çamëria, kjo degë e çarë
E ullirit me mijëra unaza
Pret dorën time për ta vjelë

Është këngë e lashtë e fisit
Kaon, Molos, Thesprot
E mbretit shqiponjë Pirro

Dodona ime pellazge
Me Zotin tim Shqip
Dhe lisin e fatit

Çamëria, kjo muzë hyjnore
Me thërret me zërin e Sulit
Mjaulit, Babulinës, Boçarit…

Nuk do të vajtoj për ty, Çamëri
Me dallgët e Jonit të mbytur
Trishtimin e Bilal Xhaferrit

Kam marrë udhën për Janinë
Nuk jam vetëm…
Udhëtoj me ty në sy

Do ta kapërcej Qafën e Botës
Urën e Artës ta shaloj
Sytë t’i laj në Thyamis

Kur të dal te Guri i Prevezës
Do të shkruaj epigramin
Me shkronja gjaku

Në amfiteatrin e Dodonës
Shqipet do të vallëzojnë
Fustanellën e dritës

Këtu edhe gurët flasin shqip
Era ligjëron arbërisht
Joni shkumon pellazgjisht

Do të të marr në gji, Çamëri
Bukurezë e Jonit
Dashuri e gjakut tim.

…………………………………………….

ÇAMËRIA

………………………………………… 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura