PROF.DR.LUFTULLA PEZA: ARDIAN VEHBIU NË BOTËN E ÇUDIRAVE!

Golem (Durrës), 15 shtator 2018: Nuk është hera e parë, që njerëz, që kanë veshur petkun e studjuesit, por me nivel të pamjaftueshëm profesional në fushën e dijes, u duket vetja kaposh, mbi të tjerët dhe me të drejta të pakufizuara. Këta tipa, si Ardian Vehbiu, mundohen ti zhvleftësojnë studimet e thella shkencore, por ju mungon përgatitja profesionale, që ti rrëxojnë ato nga piedestali. Në këtë situatë Vehbiu, si paraardhësit, nuk merret me produktin shkencor, por me autorët e studimeve (produkteve), që i përflet dhe fyen pa të drejtë.
A.Vehbiu me shkrimin e tij “Kushtrim i të parëve”dhe mendimet, që parashtron, paraqitet si analfabet dhe jo si pjestar i qytezës së diturisë. Analfabetët nuk besonin, se me ndihmën dhe renditjen e germave mund të shpreheshin mendime, pa ndërmjetësinë e gojës. Për analfabetët kjo ishte çudi e madhe dhe e pabesueshme. Megjithatë ata i dëgjuan më të mençurit, u futën në kurset kundra analfabetizmit, mësuan të shkruajnë dhe të lexojnë. Por, këta analfabetë asnjë herë nuk i fyen njerzit, që dinin të shkruanin dhe të lexonin, por mësuan nga ata.

Me analfabetët me diploma dhe triploma puna qëndron ndryshe. Ata kujtojnë, se me diplomën e shkollës janë bërë ekspertë, supër të dijshëm në fushën, që janë diplomuar dhe për ta, nuk është nevojë fare të punojnë dhe të rrëmojnës për të mësuar më tepër, se sa kanë mësuar në shkolla. Sipas tyre rregulli bazë është: “zbato mësimet e mësuesve dhe je në rregull”. Këta analfabetë, me qenë që nuk përpiqen për dije të reja, pse të lodhen, kur kanë në fletore mësimet e mësuesit, ju duken çudira të mëdha, që disa studiues shkruajnë ndryshe nga ç’ju kanë mësuar mësuesit e tyre në shkolla. Ata habiten me përfundimet shkencore, se gjuha etruske ka afërsi me gjuhën shqipe (studiuar nga Mayani), megjithse pranohet nga shkenca, që latinishtja është bijë e etruskishtes, se gjuha shqipe qenka gjuha, që ka folur dhe shkruar Omeri në Ilias dhe Odise (paraqitur nga çifti Peza), që shumë emra njerzish nëpër botë shpjegohen me anë të gjuhës shqipe, që dëshmon origjinën e tyre pellazge/ilire/shqipe” (studiuesi S. Hushi), shkrimin kunjor shumer përfaqëson “një formë të gjuhës pellazge shqipe” (studiuesi A. Shuke), tekstet e shkruara të gjuhës kopte “përkthehen për herë të parë shumë lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe” (studiuesja F. Shiko), që Zeusi Pellazg, siç e ka quajtur Omeri kryeperëndinë pellazge, që qenka me të me të vërtetë hyjni pellazge (studiuesi R. Bebo), që në pllakat e baltës me shkrimin Linear B (gjuha e Mikenës), shek. 16-11 p.e.s., është gjetur shprehja e vetme e shkruar “ZIAZI”= ZI ASHT ZI e gjuhës pellazgo/ shqipe, që vërteton se ky shkrim është në gjuhën pellazge/shqipe (studiuar nga çifti Peza) dhe jo në gjuhën greke, që studiuesi A. Dalipaj kritikon punën e pamjaftueshme të E. Çabejt për gjuhën shqipe dhe fjalorin etimologjik të Topallit, që e njeh gjuhën shqipe me 93% fjalë të huazuara nga jashtë. Kjo është katastrofë për një studiues, akademik “ekspert i madh i shqipes”. Habinë më të madhe Vehbiu e ka nga propozimi ynë, që gjuha shqipe të vihet nën mbrojtjen e Uneskos, si monument i kulturës botërore, për vlerat universale që ka.
Duke përgojuar studimet e mësipërme A.Vehbiu mundohet kot, sepse asnjë kundërshtim shkencorë nuk paraqet dhe kjo e bën shkrimin e tij denigrues, në vend të ishte kurajues. Kjo vjen nga fakti që ai, megjithse e ka diplomën në xhep, nuk është ekspert i fushës. Ekspertin nuk e bën diploma, por puna e përditëshme. Th. Edison nuk kishte diplomë, por me vullnet dhe punë zbuloi llampën elektrike, që na jep sotdritë. Vetë Vehbiu asnjë studim në këtë fushë nuk ka paraqitur. E si mund ti rrëxosh studimet e të tjerëve vetëm me njohuritë nga shkolla? Kjo është marrëzi. Nga ana tjetër autorët që përgojon Vehbiu janë ekspertë të fushave të tyre:Majani, Katapano, N.Vlora-Falaski, A. Shuke, F.Shiko, S.Hushi, A.Dalipaj, çifti Peza. Të gjithë kanë studiuar krejt materialin dhe literaturën përkatëse për problemin dhe kanë botuar shumë studime, me të reja shkencore. Këta janë ekspertë në fushat e tyre, sepse e zotërojnë atë dhe për këtë kanë dhënë prova, kanë botuar studime me vlerë. Prandaj, duke mos pasur njohuritë e duhura për të bërë diskutimin shkencor, A.Vehbiu ndjek rrugën antishkencore të pëgojimit të autorëve.
Vehbiu sjell dy vargjet e parë të Iliasit të Omerit dhe përshtatjen tonë në gjuhën shqipe:

Të dyja poemat e Omerit fillojmë me shprehje në gjuhën pellazge/shqipe. Pas kësaj Vehbiu shtron pyetjen: “Çfarë vërteton, sipas tyre, se fillimi i poemës homerike është në gjuhën pellazge/shqipe”? 

Sigurisht për njeriun, që nuk ka njohuri për problemin, që nuk është ekspert dhe nuk ndjen dashuri për gjuhën amtare, kjo nuk ka asnjë rëndësi. Por për shkencën dhe për ne, ky përfundim është i një rëndësie të veçantë. Deri tani nëpër libra shkruhet se Iliasi i Omerit është në gjuhën greke. Tani japim një zbulim të madh: Iliasi i Omerit është në gjuhën pellazge/shqipe, është shkruar me alfabetin pellazg dhe përbën veprën e parë me të cilën fillon letërsia shqipe dhe ajo perëndimore. Vetëm një njeri i humbur nuk e vlerëson këtë!
Studimin tonë mbi Iliasin e kemi çuar më tej, kemi përshtatur në shqip pjesë të mëdha të poemës dhe përfundimi ynë është mjaft i qartë: Iliasi i Omerit është shkruar me alfabetin pellazg në gjuhën pellazge/shqipe dhe jo në gjuhën greke. Rrjedhimisht Omeri është poet i racës pellazge. Të gjitha këto janë thesar për shkencën, krenari për shqiptarë, kudo ku janë e jetojnë. “Sa më e vjetër është gjuha aq më fisnik është populli, që atë e flet”, ka thënë dijetari i madh maqedono/shqiptar Aristoteli.
Po kështu është puna me shkrimin Linear B të Mikenës, shek.16-11 p.e.s. Ky shkrim, i gërvishur në pllakat e baltës, ka rëndësi të madhe shkencore. Shumica e shenjave janë abstrakte, por ne për herë të parë në histori, gjetëm të shkruara fjalët e një gjuhe të folur në këtë shkrim dhe këto janë të gjuhës pellaze/shqipe: shprehja “ZIAZI”=“ZI ASHT ZI”. Bashkë me këtë në këtë rrasë është gërvishur edhe figura e luftëtarit veshur me fustanellën pellazge/shqiptare. Përfundimi ynë i qartë: shkrimi Linear B i Mikenës është në gjuhën pellazge/shqipe dhe jo në greqisht. Kjo përbën zbuliim shumë të madh për shkencë dhe gjuhën shqipe. Iliasi, Odisea dhe shkrimi Linear B deri para pak kohës janë mbajtur si shtyllat e pranisë së gjuhës së lashtë greke në lashtësi. Vërtetimi shkencor, se këto vepra i përkasin gjuhës pellazge/shqipe, vërteton edhe faktin tjetër, se në lashtësi nuk ka ekzistuar “gjuha e lashtë greke”.
Zbulimet mjaft të rëndësishme, që përmenden me sipër, nga studiuesit e grupuar në Qendrën e Studimeve Pellazgjike, tregojnë se gjuha shqipe është universale, çelës për të kuptuar të gjitha gjuhët e lashta, veti që e trashëgon nga të parët tanë, pellazgët, që e folën dhe e shkruan atë qysh 8-10 mijë vjet më parë, duke e bërë një monument të vërtetë shumë të madh të kulturës botërore. Prandaj kemi propozuar që ajo të mbrohet nga UNESKO.
Vehbiu me që nuk ka këllqe të futet në diskutim shkencor, nuk ka përgatitjen profesionale, mundohet të fusë pyka në studimin e gjuhës shqipe për studiuesit e përparuar të saj, në vend të ndihmojë në studimin e saj me punën e tij. Vehbiut i duket çudi, që një popull kaq i vogël si shqiptarët, të ketë histori kaq të madhe, sepse pellazgët, stërgjyshët e tyre themeluan qytetërimin e parë në botë. Atij i duket çudi e madhe, që gjuha e një populli të vogël, të jetë më e vjetra ndër shoqet e veta në botë, duke u bërë edhe çelësi për të zbërthyer të gjitha gjuhët e lashta. Atij i duket çudi e madhe se si disa studiues, shumica pa tituj e grada shkencore, por me dashuri dhe vullnet të madh, kanë përgatitur dhe botuar studime me ide të reja, që mësuesit e tij nuk i njihnin!
Për ti rrëxuar arritjet e mëdha të shkencës, që përmenda më sipër, A.Vehbiu nuk ka as përgatitjen dhe as bagaxhin e njourive, as përvojën e punës, prandaj përgojon arritjet e rëndësishme dhe autorët e tyre. Me këtë veprim ai mundohet të largojë lexuesit shqiptarë nga përkrahja e tezës pellazgjike, sipas së cilës, shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të pellazgëve të lashtë. Me këtë veprim jo të matur Vehbiu i sjellë dëm të madh gjuhës, historisë dhe kulturës sonë në përgjithësi. Prandaj njerzit duhet të dinë se të gjitha ato, që Vehbiu mundohet ti shesë si “vërejtje shkencore”, janë thjeshtë trillime pa baza dhe shpifje për autorët, që duhen hedhur poshtë me neveri. Vehbiu kështu, ndofta pa dashje, është bërë pjesë e kopesë, që mundohen me zell tu heqin shqiptarëve fronin e historisë së tyre: Pellazgjinë dhe origjinën pellazge.
Studimet mbi historinë e gjuhës shqipe kanë ecur aq shumë përpara, sa sot shqiptarët janë plotësisht të aftë të shpjegojnë shumë gjuhë të lashta, të panjohura më parë, në shumë drejtime si gjuhën e Omerit, gjuhën shumere, gjuhën koptike, origjinën e emrave, gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit etj. Mirë, që qeveria nuk paguan asnjerin nga ne për punën e madhe që bëjmë, por të paktën na mbështetni me fjalë, sepse kushdo e kërkon këtë z. Vehbiu.
Gjuhësia dhe historia e shqiptarëve e shkollës Çabej-Buda ka dështuar prej kohësh. Ajo nisi si kopje e albanologëve europianë, por nuk u zhvillua më tej në truallin e vet autokton, nuk u ushqye me ide dhe zgjidhje të reja, prandaj u venit. Të dy i hapën luftë frontale pellazgëve, duke i mohuar popullit shqiptar stërgjyshët e tij historik dhe duke i hequr historisë sonë fronin e natyrshëm mbi të cilën qëndron. U mohua padrejtësisht historia dhe gjuha jonë e shkruar mjaft drejtë nga Keta, Krispi, De Rada, Kamardo etj., gjë që solli mjerimin e sotëm në albanologji. Të dy mësuesit u sorrollatën në dy lëmet e dijes, por lashtësia e gjuhës shqipe ngeli tek “Formula e Pagëzimit” e shekullit 14 dhe historia e kombit shqiptar deri tek ilirët, e mbyllur brenda kufijve, që krerët trutharë europianë, ja detyruan shqiptarëve në vitin 1913. Gjuha dhe historia jonë ngelën si degët e lisit varur në mur, pa ushqim nga toka mëmë.
I kam njohur personalisht Eqrem Çabejn dhe Aleks Budën, burra më të mirë rrallë i gjen. Në vitet 1968-75 kemi qenë antar të komisionit të literaturës së huaj në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Ishte edhe Koço Bihiku. Ata ishin për përzgjedhjen e literaturën shoqërore, unë për atë teknike. Mblidheshim 3-4 herë në vit dhe bënim diskutime të zjarrta, unë për të futur sa më shumë tituj nga literatura teknike dhe ata nga literatura shoqërore. Me Çabejn dhe Budën e gjeja kollaj gjuhën e përbashkët, por me Bihikun ishte vështirë, ishte i ashpër dhe nuk toleronte kollaj. Por shpesh ne bëheshim tre dhe ai ngelte vetëm dhe trufullonte. Ahere ende nuk ishte ngritur akademia dhe dy të parët ishin studiues në Institutin e Albanologjisë, ndërsa Bihiku ishte nëndejtor. Gjithmonë pas mbledhjeve ngjiteshim sipër në Pallatin e Kulturës dhe pinim kafe. Më shumë ata diskutonin midis tyre për çeshtje të gjuhës dhe historisë, por edhe unë futesha, sidomos hapja bisedën mbi pellazgët, Aleksandrin e Madh, Luftën e Trojës etj., të cilat i njihja mirë. Edhe mbi drejtëshkrimin u thoja se duhet të ish pranuar e folmja e Elbasanit. Do qe mirë thonte Aleksi, por erdhi ndryshe puna, ndërsa Çabej e mbronte standartin e ri me fanatizëm. A.Buda dhe E. Çabej ishin mjaft të urtë, të sjellshëm dhe mjaft të këndshëm në muhabet, prandaj kisha qejf kur pija kafe me ta dhe ruaj kujtimet më të mira. Por diskutimi më sipër është ndryshe, lidhet me produktin e tyre, për të cilin kam kundërshtitë e mia.
Edhe nxënësit, që lanë pas, dy “baballarët” pranuan me miqësi nga më servilët dhe më përtacët, që të mos i kalonin në dituri. Prandaj këta nxënës të përzgjedhur, mjaftohen me artikuj të rëndomtë, pa asnjë të re, përsërisin ç’kanë thënë mësuesit, ku nuk vjen era shkencë. E keqja më e madhe e kësaj përpjekje është, se “nxënësit trashëgimtarë” kanë zënë katedrat dhe institucionet shkencore nga akademia deri në fakultete. Të veshur me diploma, që nuk i justifikojnë dot me rendimentin shkencor të ulët, me tituj dhe grada të larta, që nuk i bajnë dot, ata janë bërë pengesë serioze e përçimit të mendimit të përparuar shkencor tek brezi i ri i studiuesve shqiptarë. Ende për këta lloj trashëgimtarësh mbahet e paprekur dogma e albanologëve të huaj, që gjuha ilire nuk ka dokumente shkrimore, megjithse të tilla ka me qindra në muzetë e Durrësit, Apollonisë, Butrintit etj., por që të gjitha të falsifikuara si mbishkrime greke në Qendrën Albanologjike, se arvanitët nuk janë autoktonë, po ardhacakë të mesjetës nga Shqipëria. Gjuha maqedone, thrake, epirote, dake, megjithse janë gjetur mbishkrime, që zbërthehen vetëm me ndihmën e gjuhës shqipe, sepse kësaj i përkasin, gjuhtarët e Albanologjisë as që kanë haber për këto.
Këta të përzgjedhur hallin më të madh e kanë të mbysin që në embrion çdo mendim të ri, që të mos u dalin lakrat e paaftësisë dhe e “studimeve të tyre sipërfaqësore”. Për të luftuar studiuesit e devotshëm, që po i ndrisin faqen gjuhës shqipe me studimet e tyre, ata rallë dalin vetë, por lëshojnë kaçatorrat, që sulmojnë studiuesit, por nuk dinë të bëjnë analizë shkencore të studimeve, si Vehbiu etj. Më keq me gjuhën shqipe dhe historinë e popullit tonë nuk janë sjellë as armiqtë tanë më të egër !
Doktorantët e ri më shumë ngjajnë me mësuesit e shkollës fillore të fshatit, sepse asnjeri nuk i përkrah të sjellin të reja në shkencë. Sidomos po fole mbi pellazgët dhe lidhjen e tyre me shqiptarët, do gjesh belanë me pasoja deri në ndëprerjen e doktoranturës dhe heqjen nga puna. Këtë tutelë antidemokratike dhe skllavëruese e vumë re si pjesmarrës në konferencën gjuhsore 2016 të Institutit të Gjuhësisë, Tiranë, ku na u duk vetja si me qenë me nxënësit e klasën së katërt fillore. Neve çifti Peza, siç na quan Vehbiu, morën pjesë në konferencë sipas të gjitha rregullave dhe referuan studimin ”Vazhdimsia e gjuhës pellazge dhe ilire në gjuhën shqipe”, që u prit me heshtje të plotë nga pjesmarrësit, por u prit keq nga drejtuesja e seancës, e cila pas referimit na u drejtua: “Kush ju ka lejuar ju të vini në konferencën tonë”, “mbishkrimet që referuat janë në gjuhën greke”, “ne nuk e hedhim poshtë dhe mohojmë punën tonë”, ndërsa themeluesit e mendimit shkencor për gjuhën dhe historinë tonë Krispin, De Radën etj. i quan demode dhe të vjetërua. Asnjë vrejtje konkrete profesionale nuk paraqiti, sepse nuk ka punuar dhe studjuar në këtë fushë. Pa asnjë reçencë shkencore me metodë tinzare komuniste-fashiste, referati ynë nuk u botuan në librin e konferencës. Kjo është “ekspertiza”, që ofron Ardian Vehbiu, në fakt mënyrë antishkencore, që përdoret nga njerëz me njohuri të vogla, por me diploma e triploma të pa merituara. Ministria e Arsimit duhet të ndërhyjë për të shëndoshur gjendjen e sëmurë në Albanologji.
Historianët tanë e kanë cunguar historinë e shqiptarëve vetëm brenda kufijve të sotëm shtetëror, duke mohuar faktet mjaft të rëndësishëm nga historia e Ballkanit. Dokumentet bejnë fjalë për histori tjetër nga ajo, që japin historianët tanë dhe të huaj për Ballkanin.
Në historinë e Ballkanit del mjaft qartë roli i madh historik i pellazgëve, ilirëve, maqedonëve dhe popujve të tjerë shqipfolës, që e kanë zotëruar krejt rajonin gjatë të gjithë historisë së lashtë, deri në pushtimin osman. Por historianët tanë na japin histori të falsifikuar, sipas historianëve të huaj, duke mohuar rolin e madh historik pellazg-ilir-maqedonas në favor të popujve të tjerë.
Ju zoti Ardian jetoni në Amerikë dhe mundësitë i keni shumë më të mëdha se ne, për të kontribuar në studimin e gjuhës shqipe, rrënjë të saj të lashta dhe historinë tonë. Bibliotekat e atjeshme japin mundësi të mëdha për materiale të reja, që do ti sjellin dobi gjuhës dhe historisë sonë. Kjo është rruga, që duhet të ndjekë secili studiues, për tu pasuruar me dije dhe për ti thelluar studimet dhe jo ta pengojmë atë, duke përfolur autorët. Vetëm kështu ecet drejtë në studimin e gjuhës dhe historisë sonë me qëllim që ti japim vendin e merituar.

Golem, 3 shtator 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura