LE TEMPS (1939) / MBRETI ZOG, PËR ARSYE SHËNDETËSORE TË LEKËS, ANULLOI VIZITËN E QYTETIT TË BERGENIT DHE FJORDEVE NORVEGJEZE

Francë, 18 Tetor 2018: “Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen’in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt. Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:
Norvegji
Udhëtimet e mbretit Zog
Na telegrafojnë nga Oslo :

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë.
Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.
Na telegrafojnë nga Tirana :
Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë.
Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”.
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura