SKËNDER SADRI KAPITI: NË SHQIPËRI DUHET RI-VETING, VETNIG PËR VETING’un!

Durrës, 17 nëntor 2018: Aq thellë është zhytur në krim dhe në korrupsion drejtësia shqiptare sa që do të kishte qenë mirë një vendimmarrje politike konsensuale, gjithpërfshirëse , ku të miratohej në parlament një ligj i cili të përjashtonte nga detyra e prokurorit dhe e gjyqtarit të gjithë gjyqtarët e prokurorët në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e jo vetëm ata, por të përjashtohen nga politika edhe të gjithë politikanët e ndotur me hajni, korrupsion, drogë, tradhëti dhe me rekorde kriminale të tjera , të cilët i njohin shumë mirë drejtësia, publiku dhe ndërkombëtarët.
Nuk e di se si i lejon dhe toleron shoqëria shqiptare personazhet e lartë të politikës e të pushtetit të cilët për korrupsionin e tyre, atyre edhe u është refuzuar hyrja në SHBA?
Rrallë, tepër , tepër rrallë mund të gjëndet ndonjë gjyqtar e prokuror i pastër dhe i pazhytur në paligjshmëri dhe në korrupsion.
Asnjëri ndoshta prej tyre nuk mund të mos jetë i pandikuar nga politika , i paemëruar prej saj , pa grabitje e fshehje pasurie ; pa lidhje politiko-nepotike , farefisnore e klanoro- krahinore dhe pa lidhje korruptive e kriminale edhe ordinere madje.

VETTING-u kështu sikurse po vepron e ka shumë të vështirë për të hulumtuar e zbuluar pasuritë e fituara paligjshmërisht me krim dhe me korrupsion nga gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.
Kjo vërtetohet nga fakti se VETTING-u ka konfirmuar në detyrë mjaft gjyqtarë të cilët janë madje edhe krerë të sistemit të drejtësisë: i kësaj drejtësie e cila e ka rrënuar shtetin dhe shoqërinë; drejtësi antikombëtare prej së cilës shqiptarët kanë marrë arratinë; drejtësi e vetëgjyqësisë e cila me vendimmarrjet e saj i ka çuar në konflikt qytetarët shqiptarë; drejtësi e cila i ka çuar shqiptarët në vetëgjyqësi; drejtësi e cila i ka çuar shqiptarët në Gjykatën e Strazburgut, fakt ky i cili ka diskredituar edhe imazhin e Shtetit shqiptar ,por edhe që i ka ngarkuar Shqipërisë një barrë financiare tepër të rëndë, dhe po vazhdoi me këto ritme ndoshta do ta filimentojë edhe buxhetin e shtetit.
Dhe të gjitha këto vijnë prej këtij sistemi gjyqësor, pra prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe prej këtyre politikanëve.
VETTING-u duhet të jetë i thellë dhe njëkohësisht edhe ndëshkues i ashpër për vendimmarrjet, autorët e atyre vendimmarrjeve të cilët kanë shkaktuar dëme kriminale të pallogaritshme qytetarëve shqiptarë, pasurive kombëtare dhe shtetit shqiptar.
VETTING-u nuk duhet të ndalet vetëm në largimin nga detyra gjyqtarët e prokurorët, por duhet edhe t’i dergojë ata para drejtësisë; pasi , shteti ligjor është i barabartë për të gjithë ku paligjshmëria, vjedhja, abuzimi dhe krimi e fshehja e pasurive të fituara duke shfrytëzuar postin dhe detyrën , shpërdorimi i detyrës dhe abuzimi me ligjin duhet të ndëshkohen penalisht.
Pra, nuk duhen dy standarte, pra duhet ndeshkimi ligjor edhe për gjyqtarët e prokurorët ,pra duhet RiVETTING.
Të gjitha ato dëme që u kanë ardhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar qoftë kriminale dhe financiare duhet t’i shlyejnë me burg por edhe financiarisht gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.
Prandaj duhet bërë edhe një riVETTING për ata të cilët edhe janë konfirmuar në detyre.
Duhet të shikohen të gjitha ankesat qytetare të cilët ankohen për vendimmarrjet e gjyqtarëve, sepse VETTING-u edhe duhet të shprehet për vendimmarrjet kriminale e korruptive, pasi VETTING-u do të ishte i mangët poqese nuk krijohen premisat dhe kushtet për të fituar kompensimet dhe të drejtat e qytetarëve të shituara dhe të grabitura nga drejtësia dhe politika shqiptare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura