Pashtriku.org, 28 Nëntor 2018: Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e Xh.Vlorës. Në 28 nëntor, pasdite. U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha. Me këtë punë dokumentat citojnë se është marrë Lef Nosi, duke dërguar qeverive njoftimin.
Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës. Numëri i ministrave ishte10 ministra.
Raporti midis feve 5 me 5.
Kryeministër I.Qemali musliman, zv.kryeministër Dom N.Kacorri katolik.
7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës, me fillesë 28 nëntorin, por brenda këtij intervali, data 5 s’ka ndonjë aktivitet.
Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës, Vjenës, Stambollit, Athinës. Mehmet Pashë Dërhalla, ministër i luftës ishte gjeneral.
Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina, saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi. Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit, si elementë të rrezikshëm.
Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qënë prezentë në Vlorë, ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera. Isa Boletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës. Por erdhi plot me 400 trima, të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.
Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit, Mehmet Dërhallës, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorës. Gazeta e parë e shtetit shqiptar është: “Pëlindja e Shqipëniës”, botim i Qeverisë së Vlorës, nxorri dritëzën e parë në gusht, viti 1913 deri në 26 mars 1914.
Në këtë gazetë zyrtare kontriboi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit. Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme, Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe e di fort bukur, që s’bëhet Turqi e vogël…”.
Në këto zyra gjenden dokumenta origjinale. Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen, tavolinën e punës, raftet e librave. Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon, poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrik ’12. Në fillim citon udhërrfyesi, ministrat punuan nëpër shtëpitë e vlonjatëve. Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1, mes nxënësve. Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën. Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës:
14 delegatë ishin nga Kosova,
4 nga Çamëria,
6 nga Vlora,
7 Elbasani,
12 Durrësi,
4 Korça,
11 Dibra,
4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Postime të Lidhura
HILË LUSHAKU: ABDI BEJ TOPTANI, MINISTËR I FINANCAVE NË QEVERINË E ISMAIL QEMALIT
(Pashtriku.org, 28. 02. 2013) – Abdi Toptani u lind më 1864, në Tiranë. Kreu shkollën fillore në mejtepin…
COMOEDIA (1927) / TELEGRAMI EKSKLUZIV I ALEKSANDËR MOISIUT, PARA SE TË NISEJ NË AMERIKË – “FALEMINDERIT PARIS!”
Francë, 8 Maj 2018: “Comoedia” ka botuar, të dielën e 6 nëntorit 1927, në ballinë, telegramin e aktorit…
PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: SI I ‘PAJTUAM’ PUBLIKISHT HYSEN TËRPEZËN E FADIL HOXHËN(II)
Pashtriku.org, 06. 05. 2013 – LLOMOTIJET HISTORIKE TË SABRI MAXHUNIT – NOVOSELLA! – PASHTRIKU: Profesor, të rikthehemi edhe…
PROF.DR.AGIM ZOGAJ: HISTORIK I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS NË JAVOREN ‘ZËRI’ (DHJETOR 1997 – MARS 1999) (Pjesa II)
Prishtinë, 22 korrik 2020: Në numrin e 24 janarit të vitit 1998, “Zëri” sjell intervistën me Xhafer Shatrin,…