SKËNDER SADRI KAPITI: JA PSE SERBINË E TMERRON USHTRIA E KOSOVËS

Durrës, 16 dhjetor 2018: Shqiptarët në Kosovë festuan me 14 Dhjetor 2018 Formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kjo u kremtua si festë kombëtare pasi tashmë Shteti i Kosovës ka të zyrtarizuar Ushtrinë e vet kombëtare, e cila është garantuesja e sigurisë dhe e integritetit të Shtetit të Kosovës. Ushtria është “mbi politikën” dhe nuk i shërben interesave partiake por atyre kombëtare.Tashmë shteti Shqiptar i Kosovës ka Ushtrinë e vet si besniken më të madhe të kombit ngritur mbi traditat kombëtare dhe më patriotike të sakrificave dhe të atdhedashurisë shqiptare.
Ky realitet ,formimi i Ushtrisë së Kosovës për Serbinë është e papranueshme dhe është bërë për të alarmante dhe shqetësim i madh. Po përse ky fakt ,pra formimi i Ushtrisë kosovare e tmerron Serbinë? Kjo për disa arësye:
Së pari: Shteti kriminal ,shovinist e genocidist serb është ngritur mbi trojet shqiptare. Kosova u pushtua nga Serbia në vitin 1912, vetëm falë ndihmës dhe mbështetjes së madhe politike, diplomatike, financiare, fetare dhe ushtarake nga Rusia dhe nga Fuqitë e Europës.
Së dyti: për Kosovën e cila mbeti jasht Shqipërisë , kjo u mundësua vetem në sajë të pazareve të ndyra dhe të interesave të fuqive të mëdha europiane të cilat bënë coptimin e trojeve shqiptare. Nëse ngjarjet do të kishin rrjedhur në mënyrë të tillë që të përballeshin me luftë shqiptarët e Kosovës vetëm me Serbinë , kurrë Serbia nuk do ta kishte pushtuar e vetme Kosovën.
Së treti: Serbia kurrë nuk mundi që ta nënshtrojë, as ta pastrojë etnikisht Kosovën pavarësisht metodave më barbare dhe më kriminale e genocidiste që përdori ajo për asgjësimin e substancës shqiptare në Kosovë. Pra Serbia, pavarësisht mbeshtetjes ruso-europiane si dhe të arsenalit shumë të fuqishëm shtetëror, propagandistik, politik, diplomatik dhe sidomos ushtarak që ka pasur në dispozicion, ajo kurrë nuk mundi që ta mposhtë rezistencën mbinjerëzore dhe qëndresën heroike si politike e paqësore por sidomos kurrë nuk e mposhti shpirtin patriotik e luftarak dhe as rezistencën e armatosur të kosovarëve për liri, për të drejta kombëtare dhe as aspiratën e tyre për Bashkimin me Shqipërinë.
Këtë Serbia e provoi edhe në Luftën e fundit në Kosovë në vitet 1998-1999,në përballje më Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Së katërti: Serbia duke ia njohur shumë mirë karakterin,krenarinë dhe shpirtin patriotik e kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, duke ua njohur atyre trimërinë,guximin dhe gadishmërinë për të sakrifikuar gjithçka për kombin dhe për krenarinë kombëtare, fakti se tashmë shqiptarët e Kosovës kanë Shtetin dhe ushtrinë e tyre kombëtare, këtë Serbia tani e shikon si kërcënim të madh për sigurinë e vet, të shtetit të vet si dhe asgjësimin përfundimisht të asaj se Serbia kurrë nuk do të jetë më faktor kryesor ushtarak në Ballkan, dhe as nuk do të guxojë më që t’i hyjë ndonjë aventure agresioni jo vetëm kundër Kosovës por as kundër ndonjë shteti tjetër në Ballkan.
Së pesti: Serbia tashmë i trëmbet Kosovës, Ushtrisë së saj pasi ajo e di mirë se ushtria serbe nëse ndërmerr ndonjë aventurë kundër Kosovës, Serbia nuk do të përballet më si dikur me popullin e paarmatosur , me civilët apo me rezistencë paqësore por do të përballet me një ushtri luftarake dhe moderne dhe se lufta dhe konflikti nuk do të zhvillohet vetëm në territorin e Kosovës ,por Serbia do të mendohet shumë se lufta tashmë do të zhvillohet edhe brënda kufijve të Serbisë, dhe nga vënd pushtues Serbia do të rrezikohej të bëhej vënd i pushtuar. Pra një provokim ose agresion i mundshëm i Serbisë mbi Kosovën do të kthehej në një kërcënim për vetë Serbinë.
Së gjashti: Serbia i trëmbet shumë Ushtrisë së Kosovës pasi ajo tashmë e di shumë mirë se Ushtria kosovare ka si aleat strategjik forcat e armatosura të Superfuqisë më të fortë ushtarakisht në Botë që është Ushtria amerikane, dhe tashmë dihet se ishin SHBA-të përkrahësja dhe mbështetësja kryesore që bëri të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri Kombëtare. Dhe po SHBA është ajo e cila do ta stërvisë dhe trajnojë Ushtrinë e Kosovës si dhe do ta furnizojë, ndihmojë dhe do ta pajisë atë me armatimin më modern.
Së shtati: Me formimin e Ushtrisë së Kosovës i hapet rruga antarësimit të Kosovës në NATO, në organizatën më të fuqishme ushtarake në Botë , lider i së cilës janë SHBA-të ato të cilët janë përkrahësit kryesorë të formimit të Ushtrisë së Kosovës. Pra edhe ky fakt e ka demoralizuar shumë Serbinë , dhe të gjitha këto ia deshtojnë të gjitha përpjekjet e Serbisë për të bllokuar njohjet nderkombëtare Kosovës, ia shkatërrojnë asaj endrrat dhe shpresat për të penguar antarësimin e Kosovës në edhe në OKB dhe në BE.
Së teti:Formimi i Ushtrisë së Kosovës siguron dhe garanton sovranitetin e Shtetit të Kosovës, sigurinë dhe pacënueshmërinë e territorit të saj, garanton mbrojtjen e Kosovës nga ndonjë agresion i mundshëm, pra me formimin e Ushtrisë, tashmë Kosova ka instrumentin më të fuqishëm dhe më kryesorin, atë të mbrojtjes luftarake te Shtetit kosovar si dhe faktin tjetër edhe atë shumë të rëndësishëm që është ai se Ushtria kosovare është edhe garantuese e rendit publik, politik dhe të stabilitetit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura