Berlin, 9 shkurt 2019:
1.
A ka ende një Pentarki në Europë?
Do të jetë shuar një kohë, ndoshta nënujshëm, por ballkanësit thuase i shkundin sërish pluhnajën e arkivuar.
Në fakt, megjithë Kartën e Ahenit dhe hovin rinovues të Macron-it, në vizionin e rezervuar gjerman Europa ndërtohet vetëm mbi konceptin e shteteve post-klasike, e asnjëherë post-nacionale.
E kjo domethënë, duke deleguar disa atribute në Selinë e epërme, shteti kombëtar do mbijetojë e kultivohet edhe në kohët që vijnë.
2.
Kësaj ideje nisur, një zë i fuqishëm e akullftohtë do t’i prente ëndrrën mashtruese Vuçiqit të serbëve. Dhe, në koncertin virtual të Europës ku dëgjohen gjithnjë tinguj të çjerrë, është realitetvënës si kurrë më parë.
Gjermani i sertë dha kumtin e qartë (në Ks të Kb) me shkreptimë rr’feje: e para, pa njohur Kosovën, Serbia nuk mund të aderojë në Europën komunitare. Ndaj dhe, do shtojë ai, ngjan aq komike fushata e saj për çnjohjet, kur, po deshi të mos mbetet pranë portës, duhet t’a njohë shpejt dhe vetë.
E dyta, mandej, duhet ta njohë në kufijtë ndërkombëtarë të saj! Askush dhe asnjë dokument në Bruksel nuk flet, nismëton a frymëzon ndryshimin e tyre.
Një të tillë reflektim ka shpallur disaherë vetë Kancelarja Angelë. E tani: po të mos evoluojë pozicioni gjerman, a mund t’a imagjinojmë distancën e saj nga një “Kosovë e dytë e pavarur”?
3.
Ky ton, që nuk lejon interpretim të lirë a ekstenziv, e vë serbin para zgjedhjes së vështirë e të pritshme: ose njohje e Kosovës për Europën, ose refuzim i saj për Rusinë!
E ashpër, tehmprehtë, por
fundja, me ç’elokuencë fine mund t’i flasësh një shteti gjenocidal?
Kjo është gjuha e tij, e vetmja që kupton, tash e ndër vite gjithmonë…
Postime të Lidhura
KMDLNj-ë: AUTOBUSI I KOSOVËS U SULMUA NË SERBI, KU JANË REAGIMET?!
AUTOBUSI I KOSOVËS U SULMUA NË SERBI, KU JANË REAGIMET?! Autobusi i kompanisë Fadili Tours, nga persona të…
BEHXHET SHALA BAJGORA: LEHTËSIA E PADURUESHME E TË BËRIT PRESION NDAJ NJË VENDI QË MBIJETON ME INFUZION!
Prishtinë, 11 tetor 2019: Pasojat e “ bombardimeve “ të 6 tetorit : Zgjedhjet përfunduan , pasojat po…
BEHXHET SH.SHALA – BAJGARA: BASHKIMI KOMBËTAR SI KRIM, GJYKATA SPECIALE SI SHPËRBLIM!
Prishtinë, 24. 04. 2015 – Ku mund të pritet drejtësi nga një Gjykatë që po formohet me vendim…
REXHEP KASUMAJ: PËRBETIMI RUS…
Berlin, 4 mars 2017: Nga Kullat e Kremlinit vjen shqetësimi i stisur. Një shkollë e vjetër pansllave që…