NJË DOKUMENT BRITANIK QË SHPALOS KRIMET SERBE NË SHQIPËRI, NË VITIN 1913!

Pashtriku, 9 shkurt 2019: Më 31 janr 2019, Daut Dauti ka publikuar një dokument në profilin e tij në Facebook, ku dëshmohet për krimet serbe që janë kryer gjatë dy muajve (gusht – shtator 1913) në Shqipëri. Dokumenti sqaron se brenda kësaj periudhe u vranë 742 shqiptarë, burra, gra, fëmijë, u plaçkitën mijëra bagëti si dhe u dogjën qindra shtëpi e objekte tjera.
Në vazhdim lexoni postimin e plotë të Daut Dautit.
***
“Mos t’i harrojmë do sene!
Ky është një dokument i përpiluar nga britanikët dhe tregon për:
Krimet Serbe në Shqipëri gjatë muajit gusht dhe shtator 1913
Objektet e djegura:
123 fshatra që përbëjnë 6 344 shtëpi;
110 mullinjë;
106 dyqane;
50 xhami;
18 Teqe.
Njerëz të vrarë me armë zjarri ose të djegur për së gjalli:
742 burra, gra dhe fëmijë.
Bagëtia e plaçkitur:
79 227 dhi e dele;
4 584 lopë dhe buaj;
1 552 kuaj.
10 290 740 kg misër.
Pra, këto krime janë bërë vetëm brenda dy muajve dhe pas përfundimit të luftërave ballkanike kur Serbia ishte urdhëruar që ta lëshonte territorin e okupuar të Shqipërisë. Megjithatë, Serbia nuk i dëgjonte urdhërat ndërkombëtare dhe vazhdone me masakra, plaçkitje, vjedhje dhe krime tjera ndaj shqiptarëve edhepse lufta kishte përfunduar.”
Lexoni faksimilin:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura