Pashtriku, 12 mars 2019: Në vitin 2000 në Tiranë u botua libri i kolonel Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi) “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së”. Redaktor i librit është Adem Q.Shehu, korrektore: Rezarta Goxhaj, Art Design: Arben êela. Libri ka 171 faqe. Në 20 vjetorin e kyqjes së autorit të librit Dilaver Goxhaj në radhët e UêK-së, portali Pashtriku.org boton pjesë të këtij libri me vlera të çmuar historike.
Në vijim lexoni:
DY FJALË PËR LEXUESIN
Libri “Rruga që më çoi në radhët e UÇK-së”, i cili është libri i parë i serisë së librave për Luftën Çlirimtare në Kosovë, përmbledh të gjithë artikujt e botuar në shtypin e përditshëm e atë periodik shqiptar, që botoheshin në Shqipëri dhe jashtë saj, por që bëjnë fjalë për luftën në Kosovë, e cila filloi bujshëm në fillim të vitit 1998.
Botimi i shkrimeve bëhet sipas rendit kronologjik, sipas datave në të cilat janë shkruar. Materiali është grupuar, duke u mbështetur vetëm te shkrimet, që flasin për luftën në Kosovë e veçanërisht për lufën e UÇK-së. Shkrimet janë hartuar duke u mbështetur në informacionin e dhënë nga gazeta e Kosovës “Rilindja”, por që botohej në Tiranë; gazeta “Zëri i Kosovës”, që botohej në Zvicër dhe revista “Çlirimi”, që botohej ilegalisht në Kosovë, por që mbrinin edhe në Tiranë. Gjithashtu autori i këtyre analizave e shkrimeve ka ndjekur me vëmendje çdo ditë lajmet e radios “Zëri i Amerikës” dhe të “BBC”, për ngjarjet në Kosovë, duke i evidentuar ato, pa folur për agjensitë e tjera.
Analizat e përmbledhura në këtë libër janë dhënë të plota, pa shkurtime, me qëllim që të shfrytëzohen nesër edhe si materiale dokumentare, pavarësisht nga tërësia e trajtimit të ndonjë ngjarjeje të veçantë, në varësi të infomacionit që kam patur në atë kohë. Nuk duhet harruar gjithashtu, se dalja në çdo rast në përfundime të sakta nuk ka qënë e lehtë, jo vetëm për mos qënien i sigutë në saktësinë e informacionit të marrë nga shtypi, që theksuam më lartë, por edhe nga mos pasia e shkrimeve të tjera në shtypin shqiptar të asaj periudhe, që botohej në Tiranë, në mbështetje të UÇK-së dhe të luftës së saj, e cila anatemohej nga të gjitha anët, ku asnjë forcë politike shqiptare, këtej dhe andej kufirit, me përjashtim të LPK-së dhe LKÇK-së, nuk deklarohej haptas në mbështetje të UÇK-së.
Duke qënë se informacioni nuk merrej drejtpërsëdrejti nga shtabet e zonave a nën zonave operative kuptohet se jo çdo përfundim i nxjerrë në këto analiza mund të përkojë me realitetin e atjeshëm të asaj kohe që bëhet fjalë në shkrimin përkatës. Për këtë arsye edhe vërejtjet nga pjesmarrësit në ato luftime, për të cilat bëhet fjalë, do të jenë të mirëpritura.
Gjithashtu, në shkrime mund të takohen probleme që unë u jam kthyer më shumë se një herë. Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e polemikës që është trajtuar në gazetën “Rilindja”, pavarësisht se nuk debatohej me mua, ose si rrjedhojë e sigurimit të informacionit më të bollshëm, por gjithmonë duke iu shmangur përsëritjes së argumentit.
Shkrimet që përmblidhen në këtë libër fillojnë me shkrimin e parë për luftën në Kosovë dhe UÇK-në dhe shkojnë deri në shkuarjen e delegacionit me përfaqësuesit e Kosovës në Konferencën e Rambujesë, që u organizua enkas për Kosovën, si rjedhojë e lufts së UÇK- së.
Me rastin e botimit të këtij libri shpreh falenderimet e mia për zotërinjtë Ramadan Musliu e Ramush Tahiri, kryeredaktor e redaktor të gazetës “Rilindja”, që botohej në Tiranë, të cilët më mundësonin botimin e artikujve me dashamirësi e pa asnjë pengesë. Gjithashtu shpreh mirënjohien dhe dashurinë time për tërë pjestarët e familjes sime të vogël që jo vetëm më krijonin kushtet e përshtatëshme për punë, por më ndihmonin duke mbledhur informacione nga agjensi të ndryshme të huaja si dhe më ndihmonin duke bërë vërejtje për përfundimet e nxjerra ose për mënyrën e të shprehurit të tyre. Me një fjalë e gjithë familja angazhohej për fatin e luftës së shqiptarëve në Kosovë dhe kjo më mobilizonte më shumë për punën që bëja.
Autori: Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi)