NUE OROSHI: TU E KUJTUE AT GJERGJ FISHTËN

Kiel (Gjermani), 30 mars 2019: Jam thellu në mendime duke e kujtue heshtjen e shtojzovalleve, pranë mrizitë të zanave, ku e shkruante Lahutën e Malsisë ,At Gjergj Fishta me i madhi shkrimtar i kulturës shqiptare i cili sot e asaj ditë është i pa varrë.Dikush thotë se ja gjuajtën eshtrat në Bunë apo në Dri, një tjetër shkruante se eshtrat e At Gjergj Fishtës u ruajtën në një qese dhe u varrosën ilegalishtë në varrezat e Rrmajit në Shkodër.Se cili variant është më i saktë nuk dihet sot e asaj dite.
Një dihet se:
Atë Gjergj Fishta është pa varrë dhe se eshtrat e At Gjergj Fishtes ja kanë hequr nga varri komunistët ashtu siç kishin bërë turqit me Gjergj Kastriotin dhe Pjetër Bogdanin. Ai ju bashkua karvanit të mbi 50.000 mijë shqiptarëve që diktatura dhe krimi i komunizmit pansllavistë i la pa varre.Shumë mirë e kishte pas ditur i madhi Gjergj ku në vargjët e tij profetike, shkruante :“Shka të lan kta katër ujq/që i turrën shoqi shojt/thon do të dalë një djall i kuq/ që për të gjallë do tja vën thojt/ dhe vazhdon me tutje /atdhetarët i qon drejt qengelit/ kurse ata që i shpetojn qengelit/ merre i qon në shkollë/t´gabelit“ . Më këtë thënje profetike At Gjergj Fishta e kishte ditur fare mirë për fryerjen e erërave ideologjike që vinin nga Rusia dhe Serbia në Trojet Shqiptare.

Sikur të jetonte në kohën e sotme i madhi At Gjergj Fishta si do t´iu drejtohët politikaneve të sotëm“a do ta kujton atë poemën e famshme:“Lamtumirë vendët e mija/që po zhdukeni/ dalëngadalë/lkundet deti Gjëmon duhia/lëkundët barka valë mbi valë/ku është dielli që po rrezon/ unë andej tash do tretna/lamtumirë atdheu im/lamtumirë për sa të jetë jeta/“. Fishta do të gjëmonte me këto vargje për të rinjët dhe te rejat që po i lëshojnë trojet shqiptare dhe do të dënonte rendë politikanët të cilët duke mos parë asgje jashtë lluksit dhe theqafjeve të defrimeve të tyre të ndyta,do t´i mallkonte rënd me fjalët: “A në varrë do ti merrni këtë pasuri/që nuk ngopeni kurr/duke pasur gjithnjë uri/ ore fatzi/ore të mjerë/që u ka marrë koka erë:“/Më pas nga dëshprimi i thellë ai do të mallkonte në këtë mënyrë a e dinë zotëri se rrini në shkam/ se unë si ju shqiptarë/nuk jam/.
E vërteta qëndron se Fishta ishte shqiptarë i vërtetë i trojeve Arbërore që e shkriu jetën duke i dalë zot shqiptarisë deri në momentët e fundit te jetës, e jo si dallkaukët e kopukët që e kishin shëndrruar vendin e tyre në plaçkë ,tregi apo siç i quante i madhi Ernest Koliqi:“Tregtarët e flamujve“.E kur Minisitrit fuqiplotë i asaj kohe me pseudonimin Lala Kros i thotë Patër Gjergj krejtve ju ke gjitur bishta vetëm mua jo“ At Gjergj Fishta ju përgjigjej“Ti je Lala Kros/Vetë shkruj e vet vulos/s´guxon kush me të than mos/.A e dijnë një pjesë e mirë e politikanëve shqiptarë se çka shkruajnë e çka vulosin!?A e dijnë këta politikanë se çdo dëm që i shkaktohët çështjes shqiptare në përgjithësi është dëm i cili kërkon mund dhe sakrificë të shumë mendjeve të ndritura të shumë gjeneratave që ti sjellin gjërat në vendin e duhur.
Duke kujtuar At Gjergj Fishtën në mendje më shkojnë shumë gjëra:pse ende nuk janë gjetur eshtrat?Pse shtëpia e At Gjergj Fishtës është lënë në mjerim dhe para rrënimit të thellë?Pse Institutët e Letërsisë në gjitha trojet shqiptare nuk e bëjnë asnjë hap për t´i marrë veprat e At Gjergj Fishtës dhe për t´i përkthyer e botuarë në gjuhë të huaja.
Edhe shumë pse tjera që sot e asaj dite janë mbetur pa përgjigje.Përkundër të gjithë këtyre pseve dhe përkundër gjithë asaj luftë që iu është bërë dhe po i bëhët edhe sot, at Gjergj Fishtës ai do të mbetët shkrimtari më i madh shqiptarë i të gjitha kohërave. E kotë është të kërkohet një i dytë që mund ta zëvënsoj atë.E derisa e lashë kujtiminë për at Gjergj Fishtën e pashë se shtozjavallet kishin filluar të hedhin valle,Mrizi i zanave ishte lënë i shkretnuar ndërsa Lahutën e Malsisë na vodhën serbët sepse nuk ishim në gjendje që ta argumentojmë dhe ta mbrojmë e ti përserisim vargjet e At Gjergj Fishtës:“Tmadhe briti Oso Kuka/Qonju djema ju vraftë buka/ju vraftë buka e Dovletit/ e u dhaqa uj te detit/se si mirret gjaku i Avdis/sot na i humb nera shqiptarisë/duke vazhduar me tutje/Prenk Mark Kola ni djalë Mirdite/me shokë tvet dul si yllë drite/ ai na i pa cubat ma i pari/ gjeverdare u ndejti gati/Nbreg t´Moraves e t´Bjellopoles/Krisi pushka e Prenk Mark Koles/ krisi pushka atëherë berrshama/me u dridh fmija/në zemër te nana.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura