Pashtriku, 26 prill 2019: Pikërisht, më 29 prill të këtij viti (2019) bëhen plotë 50 vjet nga kalimi në amshim i aktores së parë jashtë Shqipërisë administrative, Katarina Josipit – Katit. Kjo artiste me namë jetoi gjithsej 46 vjet, prej të cilave 21 i kaloi në dërrasat e binës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, por sivjet u bënë plotë 50 vjet që kur ajo kaloi në përjetësi.
Evenimentin kulturor që i kushtohet 50-vjetorit të kalimit në amshim, përkatësisht 50 vjetorit në përjetësi, e organizon Unioni i Letrarëve të Kryeqytetit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
50-vjetori i përjetësisë së Katarina Josipit mbahet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ditën e hënë, më 29 prill (2019), në orën 12.
Fillimisht Kori i grave “Nexhmije Pagarusha” nga Prishtina nterpreton një këngë të Nexmijes, pasi që kjo e fundit (Nexhmija) fiilimisht karierën e kishte filluar me Katarinën si aktore. Më pastaj, do të mbahet një kumtesë kushtuar Katarina Josipit, kurse aktorët që kanë interpretuar me Katarina Josipin, e të ciët ende janë në jetë (Leze Qena, Adem Mikullovci, Dibran Tahiri, Selman Lokaj, Safete Rogova, Igballe Qena e Ajshe Ramadani), evokojnë kujtime për Katin.
Në vazhdim, Kori “Nexhmije Pagarusha” do ta interpretoj edhe një këngë të Nexhmijes, e pastaj do të deklamohen dy poezi kushtuar Katarina Josipit. Në kuadër të këtij evenimenti kulturor bëhet edhe promovimi i monografisë së Frrok Kristajt “Kati – ikona e teatrit shqiptar”, që u botua vitin e kaluar, kurse sivjet Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptar këtë vepër e shpalli monograf më të suksesshme të vitit. Për këtë monografi do të flet shkrimtari dhe kritiku tashmë i mirënjohur Pren Buzhala.
Më pastaj organizatori do të laureojë me nga një plaketë aktorët që kanë interpretuar me Katin si dhe organizatorët e këtij evenimenti kulturor.
Në fund, anëtarët e Ansamblit etno-kulturor “Katarina Josipi” nga Zymi do të prezantohen me një program të shkurtër kulturo-artistik.
Ndërkaq, ditën e martë, më 30 prill, në orën 10, në Zym të Hasit, atje nga vinte Katarina Josipi, por edhe atje ku u varros, do të vendosen lule të freskëta mbi varrin e Katarina Josipit.
Postime të Lidhura
RECENSION I FJALORIT FRAZEOLOGJIK TË GJUHËS SHQIPE TË PROF.DR.ESHREF YMERIT
Nga Prof. dr. Hajri Shehu Recension i fjalorit frazeologjik të gjuhës shqipe të prof.dr. Eshref Ymerit Thonë që…
VAL D’AGRI SHQIPTAR …
Val d’Agri shqiptar ku qeveria vendos “kurora” me lule për të mbuluar dështimet e saj Isuf Tushe, Inxh.…
DR.MOIKOM ZEQO: KRISHTI, POETI I NAZARETIT, SIPAS FAN NOLIT
Tiranë, 08. 04. 2016: Fan Noli, arkitekti dhe themeluesi i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare ka shqipëruar mrekullisht…
XHELAL ZEJNELI: ALFABETI I GJUHËS SHQIPE – KONGRESI I MANASTIRIT
Shkup, 21 dhjetor 2020: Shqipja e shkruar dokumentohet që nga shekulli XIV me alfabetin latin. shkronja cirilike. Po…