Winterthur, 26 Korrik 2019:
Para një viti në mesin e familjarëve; qetësisht u ndatë nga jeta në Prishtinë, me një brengë të thellë në zemër, pa e realizuar ëndrrën e madhe: Bashkimin e trojeve etnike shqiptare, për të cilën u shkrinë si qiri shumë breza shqiptarësh të Kosovës e Shqipërisë.
U bëtë i Amshueshëm!
Largësia e shtoi goditjen mbi ne, që e vuajtëm humbjen fizike të miqve dhe të dashurve tanë, edhe më e madhe ishte goditja për Ju; Simbol i Rezistencës (Nderi i Kombit).
Jeta e solli që Ai e unë, të njiheshim në shkollën e vuajtjes; Akademinë Kombëtare (burgjet famëkqia jugosllave), rektor i së cilës ishte Adem Demaçi: ku mësuam e vepruam së bashku, ku vuajtëm e u gëzuam së bashku.
Nuk mund të rri pa nënvizuar që, personalisht unë i detyrohem më tepër se kujtdo tjetër: Atij njeriu të mirë dhe kurajoz për nxitjen dhe mbrojtjen e fjalës së lirë, për çlirimin dhe bashkimin e Kombit. Sikur ndjej një lehtësim që viteve të fundit do ta takoja më shpesh, do të bisedonim për tema të ndryshme, mbi të gjitha, për Atdheun dhe shokët e veprimtarisë kombëtare, do të bisedojmë për shumë projekte në shërbim të Atdheut e Kombit, do ta shoqërojë në shumë vizita familjare, sidomos të familjeve të dëshmorëve, do ta kalonim kohën në vendet më relaksuese në Kosovë me shokë e familje etj.
Takimi i fundit ishte 10 ditë para ndarjes nga jeta, ndërsa pamja përmes kamerës së telefonit që ma mundësoi zonja e nderuar-Xhemajlija, ishte një ditë para. Ishte Baci në dhomën e fjetjes, flinte qetë në krevatin e Tij. Faqen e djathtë të fytyrës e kishte vendosur mbi shuplakën e djathtë të dorës, edhe në gjumë sikur i qeshte fytyra, i ndriçonte dhe rrezatonte dashuri për të gjithë, thjesht flinte si një Engjëll! Kjo pamje do t’më përcjell deri në vdekje…
Në historinë e kombit shqiptar, hyri si një nga mendimtarët më të shquar dhe më guximtarët të pasluftës së Dytë Botërore, që la pas një trashëgimi politike e letrare nga më të rrallat e kohës së tij, la një familje të mrekullueshme dhe të arsimuar, shembull edhe për të tjerët, mbi të gjitha, la shembullin për gjeneratat e tashme e të ardhshme; veprën e pashembullt të patriotit dhe ndjenjën e sakrificës për hir të çlirimit e të bashkimit të Kombit.
Ishim shumë me fat ne, që ishim në Shkollën e Vuajtjes, në Akademinë Kombëtare (në burgjet famëkqia jugosllave), rektor i së cilës ishte Adem Demaçi dhe prorektor-Ukshin Hoti, që jemi edukuar me veprat dhe qëndrimin e tij të paepur e burrëror, ndihemi po kështu krenarë, sepse duke pasur prijës shpirtërorë simbolin e rezistencës-Adem Demaçin, si dhe profesorin universitar- Ukshin Hotin, me qëllim për të realizuar aspiratat, mësimet dhe synimet e tyre kemi mbështetur fuqishëm luftën e drejtë të tri ushtrive tona çlirimtare.
Ndërkaq, të turpërohen të gjithë ata që bënë mëkate dhe lojërat e ndyra ndaj kombit, Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit.
Përballë çdo faqeziu sllav e shqiptar ishe një hero i vërtetë dhe se, përballë politikanëve egoist e karrierist jetove si një lider i ndershëm dhe i përkushtuar shumë për Atdheun.
Ishe shëmbëlltyrë e ndritur patriotike, simbol i rezistencës dhe yll ndriçues, akoma mbeteni ylli ndriçues dhe diamant i çmuar në mesin e shqiptarëve të ndershëm dhe qytetarëve të civilizuar evropian e botëror i tillë mbete edhe për popujt e robëruar.
Faleminderit Baci im i shtrenjtë!
Duke personifikuar atdhetarin dhe luftëtarin e vërtetë të çlirimit e të bashkimit, na bëre krenar edhe para popujve të tjerë. Vepra dhe emiri Juaj, do të jetojnë sa do të jetojë populli shqiptar, si shembull frymëzimi për gjeneratën e tashme dhe të ardhshme.
Pa dyshim, Baca ynë do t’i mungojë shumë familjes e të gjithë neve dhe kombit shqiptar, por kujtimi i tij do të mbetet i gjallë përjetë!
BACA I SHQIPTARISË – HERO DHE NDERI I KOMBIT SHQIPTAR!
Ta paçim borxh respektin, dashurinë dhe përulësinë brez pas brezi!
LAVDI jetës dhe veprës së Adem Demaçit!
Postime të Lidhura
ISMET SYLEJMANI: RAMIZ CERNICA – BESNIK I INTERESAVE TË ATDHEUT
(Pashtriku.org, 18. 11. 2012) – Ramiz Cernica është liridashësi demokrat i madh, që na jepte dhe na e…
ISMAIL ARSLLANI: ISEN BERISHA RRËFEN TMERRIN E ARIF KAPEDFANIT
Tetovë, 20 tetor 2019: – Arif Kapedani nga Tetova ishte zv/komandant i forcave nacionaliste shqiptare pranë Xhemë Hasës…
XHELAL ZEJNELI: NOLI – KY VIGAN LIBERATOR
Pashtriku.org, 31. 03. 2015 – Fan Noli (1882-1965) ose Theofan Stilian Noli, ishte udhëheqës i spikatur i bashkësisë…
DR.MOIKOM ZEQO: REXHEP QOSJA DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE
Tiranë, 25. 05. 2016: Në 80 vjetorin e lindjes së personalitetit të jashtëzakonshëm Rexhep Qosjes – që për…