SHERADIN BERISHA: POPULLI DHE PARTIA – DËSHIRA DHE LAKMIA! KUSH DO TË FITOJË MË 6 TETOR?!

Pashtriku, 3 tetor 2019:

Ndryshimi është proces i zhvillimit! Kush s’e pranon zhvillimin e ka pranuar stagnimin!
***
Sot është dita e parafundit e fushatës zgjedhore! Partitë politike për 10 ditë – parreshtur e keqpërdorën nocionin popull! Ato me gojën plotë popull: u zotuan, premtuan, manipuluan e genjyen tmerrësisht e pafundësisht!
Gjatë kësaj fushate populli për partinë: ishte zotim, premtim, manipulim, mashtrim, rrenë, parollë, marketing, sllogan, etj !!!
Pse partia – popullin e konsideron të tillë?
– Sepse partia është pjesa (pakica), ndërsa populli është tërësia (shumica)! Dhe, partia duke kërkuar sot votën në emër të shumicës, nesër i shërben pakicës!
Pse mendoj kështu?
Mendoj kështu për faktin sepse, për 20 vite rresht pas luftës, partia (pakica), identifikohet me “liderin” dhe klanin e tij të interesit material, të cilët krijuan pasuri përrallore dhe privilegje të pakufizuar!
Ndërkaq populli – shumica (75-80% e tij), jeton me pagë minimale, pa punë, pa përkujdesjen e duhur të shtetit! Pra nën mëshirën e fatit, në skamje e varfëri, dhe me shpresën e humbur se mund të jetohet dinjitetshëm në këtë vend!
Më 6 tetor populli zgjedhë e voton, e pastaj për 4 vjet partia (qeveria…) e shkelmon!

Dhe për fund një mesazh!
Presidenti i 16’të amerikan, Abraham Lincoln (1809 – 1865) ka thënë: “Vota është më e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tënd, kurse me votë mund ta vrasësh të ardhmen e fëmijëve të tu…”!

***
Tani shtrohet pyetja:
A do të bëhet më 6 tetor – VOTA – më e fuqishme se plumbi, që të mos e vrasim ardhmërinë e fëmijëve tanë?!
Përgjigjia:
– Dëshira (vullneti) thotë: PO!
– Lakmia (syri i pangopur) thotë: JO!
Uroj të fitojë dëshira mbi lakminë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura