Skënder Sadri KAPITI: Albin Kurti, Kosova dhe Shqipëria

Durrës, 23 nëntor 2019: Fitoren e Albin Kurtit në Kosovë nuk e dëshironte PAN dhe as mafiooligarkia korruptive në Kosovë , por as politika në tërësi as ajo në Shqipëri. Mirëpo qëndresa, përkushtimi, serioziteti, ndërshmëria dhe guximi e vizioni i Albin Kurtit për politikën , demokracinë, të interesave kombëtare dhe të Bashkimit Kombëtar e kanë bërë realisht Albin Kurtin politikanin numër një për të gjithë shqiptarët. Në Shqipëri opinioni për Albinin është i tillë sa që kanë shpresë që edhe në Shqipëri duhet Albini, pasi pothuajse e gjithë klasa politike në Shqipëri ka dështuar si në aspektin juridik, demokratik e kombëtar.
Po ta shikojmë atë të cilën unë kam konstatuar sidomos që nga fitorja e VETEVENDOSJES në Kosovë, duke parë dhe sondazhin për Bashkimin Kombëtar ku 75% e të pyeturve në Shqipëri janë pro Bashkimit Kombëtar, kjo është në një masë të madhe falë fitores që realizuan shqiptarët e Kosovës dhe të asaj që arriti Albin Kurti në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 në Kosovë.
Ndërsa fakti që përqindja në Kosovë pro Bashkimit Kombëtar ka pësuar rënie që askush nuk e priste. Por kjo ka arësyen e vet e cila është kjo: opnioni kosovar duke parë joseriozitetin e Shqipërisë, pasinqeritetin e kryeministrit Edi Rama i cili më shumë u afrua me Beogradin se sa me Prishtinën, pra duke anashkaluar Kosovën, ai filloi ta trajtojë Kosovën si ciflik të tij për interesa personale.
Kosova nuk ka troje serbe për t’i këmbyer ato me trojet shqiptare të Preshevës.
Kosova nuk e don Bashkimin Kombëtar me Kosovë të ndarë, duke ia dhuruar Serbisë trojet me të mira , më të pasura dhe jetike minerare e ujore.
Kosova e don Bashkimin Kombëtar të të gjitha trojeve Shqiptare , por jo pa Mitrovicën , pa Ujmanin, pa Trepcën; dhe jo me “minishtetin” e komunave serbe brënda Kosovës.
Opinioni në Kosovë është shumë i ndjeshëm për cështjen Kombëtare, dhe atë e kanë shqiptarët e Kosovës si qëllim parësor e kryesor. Kosova këto kohët e fundit, Albini kryesisht u përball me dicka të cilën nuk e priste nga Kryeministri aktual i Shqipërisë.
Kosova dhe Shqipëria janë vëllezër traditash, gjuhe e gjaku, dhe nuk është as logjike që Shqipëria të ulet, të pajtohet, të bisedojë dhe të hartojë plane, ide e strategji me armikun e vëllait të vet dhe në dëm e kundër vëllait të vet, me armikun e Kosovës që është Serbia pa pyetur , pa u konsultuar dhe pa marrë pëlqimin e Kosovës.
Ky është një zhgënjim i madh dhe këtë nuk e ka pritur kurrë Kosova , që kjo t’i vijë nga Shqipëria ku pa bërë një shengen ndërshqiptar, pa një integrim të mirëfilltë gjithëdimensional Shqipëri-Kosovë të kërkosh një integrim apo bashkim në një union shqiptaro-sllav, dhe aq më keq akoma ku prioritet i këtij unioni t’i jipet nga Tirana Serbisë e cila nuk njeh shtetin e Kosovës.
Kosova sot është shtet i pavarur dhe nuk është as krahinë e Serbisë dhe as protektorat i Shqipërisë. Pra marrëveshja për mninishengenin e vë Kosovën midis një patronati të Tiranës por nën Serbi, pasi edhe harta e minishengenit sipas Beogradit e ka të fshirë Kosovën si shtet dhe të përfshirë brënda Serbisë.
Për herë të parë në historinë e shqiptarëve që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë së Bashkuar në vitn 1912, është Albin Kurti ai i cili po punon për ta ngjallur dëshirën ,vullnetin dhe vizionin e rilindasve shqiptarë dhe për ta realizuar qëllmin , dëshirën, sakrificat dhe ëndrrën e Shqiptarëve për ta pasur shtetin e tyre kombëtar të Bashkuar. Edhe Marshimi për Bashkim që do të bëjë VETËVENDOSJA në Tiranë me 28 Nëntor 2019 është mëse e drejtë si vazhdimësi e vullnetit të patriotëve shqiptarë që shpallën pavarësinë me 28 Nëntor 1912, dhe nuk është ndërhyrje ne punet e brëndshme në Shqipëri,por do të jetë manifestimi më i mirë festiv i bërë ndonjëherë në Shqipëri, është edhe festiv por edhe protestë njëkohësisht kundër të këqijave aktuale të politikës shqiptare e cila e ka lënë Shqipërinë të fundit në rrugën e zhvillimit,progresit dhe të integrimit; është një marshim bashkimi të vlerave,kauzës dhe të integrimit brëndashqiptar por është edhe një kujtesë e protestë edhe kundër padrejtësive të Europës e cila padrejtësisht i ndau shqiptarët dhe trojet shqiptare në vitin 1913.
Skënder Sadri KAPITI , Autor i Librit” “TRIUMFI I KOMBIT”

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura