AVDI IBRAHIMI: ÇLIRIMTARI I DËSHPRUAR!

Prizren, 11. 06. 2013 – Pa diellin që po lindete tutje maleve të Gjallicës dhe Pikëllimës, ju duk sikur ishte një diell i qetë, ndërsa Kosova po ziente nga ethet e luftës dhe shfarosja nga shovenizmi serbomadh. Po ti Çlirimtar ku shkon? – Ku do dalësh. Iu kujtuan ditët heroike e plot entuziazëm të nisjes nga Cyrihu. Kur kishte hipur në autobus, kishte dhe vullnetar të tjerë dhe pak nga ata i njihte. I kujtohej se si me ata vullnetarë të lirisë arriti në Kukës, dhe e mbante shpresa për fitorën e UÇK-së. Zbriti duke kënduar këngën e lirisë, këngën e jetës. I kujtohej përcjellja e zjarrtë e bashkëatdhetarëve mërgimtar dhe pritja e ngrohtë nga luftëtarët e lirisë. Ah! Ditë ato që vështirë të harrohen! Ato ditë kushtrimi – dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kushtrim i dhënë për lirin e popullit shqiptar për ta luftuar kuçedrën shoveniste serbomadhe!

Çlirimtarët që lanë luksin e perëndimit për t’ju bashkuar radhëve të UÇK’së!

Ashtu i vetëm pranë malit të Pashtrikut po mendonte, për bashkëluftëtarët e tij të rënë në altarin e lirisë, heu i lehtë u qoftë dheu i Shqipërisë! Mendoj e çka nuk mendoj Çlirimtari! Ku isha dje dhe ku jam sot?! Dje punoja në Zicër dhe mirrja para të majme nga puna që bëja. Po sot mezi siguroj jetesën, pastaj për çdo muaj në shtëpi i vijnë faturat për pagesën e energjisë elektrike, të ujit, të mbeturinave, të tatimit në pronë, fëmijët kërkojnë libra fletore, veshmbathje…dhe në brendin e tij shpirtërore lindi një ankim, mbase edhe një dëshprim, papunësia po ja hante shpirtin: ”Ah, pse su vrava dhe unë! Apo mbeta si qyqan për t’i thënë mashtruesve: Ju po na vrisni lirinë e fituar me gjak! Befas iu errën sytë dhe pa dashur ngriti revolën, atë revole që e kishte bartur më vete në brez, në luftë, e shikoi me gjakftohtësi dhe përsëri padashur, tytën e revolës e ngjiti mes dy syve të ftohtë dhe me gishtin në këmbëzën…u mat ta shkrepte njëherë dhe të mos flitej më për të…donte ta fshinte veten nga regjistrat e UÇK-së, si pjesëtar apo veteran i saj, donte t’ua lehtësonte punën komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit…dhe nxori një ofshamë nga thellësia e shpirtit e ç’më duhet mua jeta! Përderisa askush nuk dëgjon për mua dhe bashkëluftëtarët e mi?
Në çast i erdhi një mendim tjetër, sikur u ngritën heronjtë nga varret dhe e çortuan! Kujtoje betimin dhe amenetet tona Çlirimtare! Zgjidhje nuk është kjo që ta vrasësh vetën! Zgjidhje është që të vazhdosh jetën me nder ashtu siç e kreve me nder detyrën tënde ndaj atdheut! Atdheu ende ka nevoj për ty!…Punoni dhe veproni për ta ribashkuar atë…Uli revolën menjëherë, u ngrit në këmbë, shikoi tutje Pashtrikun kryelart, ashtu me sytë gjysmë të mbyllur, si ata heronjtë që qëndruan gjer në flijim dhe i thonë kundërshtarit dhe varrmihësve të atdheut,”…mendove se e fitove davanë,e?”
Dhe mori frymë thellë pranë Pashtrikut, shliroi muskulat e shtrënguara të fytyrës, si të atij heroi të munduar në burgjet jugosllave dhe briti sa mundi më zë: ”Nuk vritem jo!” Nuk ja plotësoj kurrë dëshirat maskarenjëve të mallkuar! Mallkuar qofshi që po tregtoni së bashku me të huajt lirinë tonë të fituar me gjak, dhe me miliona vuajtje e mundime! Mallkuar qofshi që po burgosni çlirimtarët! Edhe ju e donit lirinë, por t’ua sjellin të tjerët! Thoni se edhe ju e doni atdheun, po të ua mbrojnë çlirimtarët! Po kush do e ruaj lirinë, dhe mbroj atdheun kur të huajt burgosin çlirimtarët?!…duhet vepruar jo me fjalë po me vepra! A kuptoni….?!!

……………………………………..

SHIKONI DOKUMENTARIN: VULLNETARËT E UҪK-së…

…………………………..

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura