Pashtriku, 20 dhjetor 2019:
1. Në Kosovë për 20 vjet rresht pas luftës, autoriteti suprem i partive politike ishte dhe mbetet Lideri! Janë pikërisht ata ‘liderë’ të cilët me përfundimin e luftës grabitën qindra milonë marka gjermane, franka zvicerane e dollarë amerikanë nga fondi i 3%’it dhe fondi “Vendlindja Thërret”. Janë ata të njetit që i shtuan pasuritë e tyre në saje të kontrabandës me derivate të naftës, me pompa të benzinës, me narkotikë, me cigare, pastaj me lojrat e fatit, me bixhozin etj.
2. Në këtë mënyrë u krijuan dhe u zhvilluan partitë lideriste me anëtarësi klienteliste! Këto parti (LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR, Lista Ibrahim Rugova, Lista Serbe, etj), ushtrimin e pushteteve (legjislativin dhe ekzekutivin) e ndërtuan mbi bazën e legjislacionit që buron nga Kushtetuta e Ahtisarit. Dhe duke i patur nën kontrollë të gjitha bordet, agjencitë publike, administratën shtetërore etj., raportet liderë – klientelë u ndërtuan në mënyrë piramidale, si kompani biznesi për punësim e abuzim me paranë publike!
3. Kjo klasë lideriste gjatë ushtrimit të pushtetit (në bashkëqeverisje) në kuadër të sistemit kanë ndërtuar struktura mbrojtëse!
– Kanë ndërtuar:
A. Struktura brenda bordeve dhe agjensive publike të tenderimit për PASURIM;
B. Struktura brenda AKI-s për mos HETIM;
C. Struktura brenda policisë për SIGURIM;
D. Struktura brenda prokurorisë për mos AKUZIM;
E. Struktura brenda gjyqësisë për mos DENIM!
Dhe në këtë mënyrë përmes pushtetit ata Kosovën e shndërruan në shtet të liderit!
4. Prandaj për ta ndalur këtë abuzim të tmerrshëm, Kosovën “sui generis” të Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!
Dhe pa humbur kohë Qeveria e Re duhet ta bëjë:
A. ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit;
B. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet;
C. reformë në administratë dhe agjensitë publike;
D. reformë në gjyqësi;
E. reformë në prokurori;
F. reformë në polici;
G. reformë në AKI.
5. Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, nuk do të kemi asnjë institucion funksional! Përkundrazi do të jenë pushtete lideriste – abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i kemi pasur për 20 vjet rresht!
Postime të Lidhura
ZGJEDHJET LOKALE DHE REALITETI I PËRMBYSUR
Në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Maqedoninë Veriore ZGJEDHJET LOKALE DHE REALITETI I PËRMBYSUR (Votuesit…
XHAFER SHATRI: ZBRAZJA E ORKESTRUAR E KOSOVËS!
Gjenevë, 09. 02. 2015 – Në vitet 2009-2011, sipas Ivica Daciq, Serbia ka paisur me pasaporta serbe 26’000…
ELIFE PODVORICA JASHARI: KLITHMA ‘BONI ME SEVAPË’!
Prishtinë, 25 nëntor 2019: … Do të pyesja: a ka qytetar apo shofer veture, që nuk e ka…
XHEVAT BISLIMI: KUNDËR KUJT DUHET TË PROTESTOHET (?!) KUNDËR JABLLANOVIÇIT APO KUNDËR PRANISË SË SERBISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS?!!
Viti, 24. 01. 2015 – Deklarata e ministrit të Isahashimit (Jabllanoviçit) me të drejtë shkaktoi pakënaqësi dhe indinjatë…