Durrës, 28 dhjetor 2019: Shumica dërrmuese e politikanëve dhe e mediave në Shqipëri janë të xhveshura nga kombtarizmi dhe nga interesi kombëtar. Dhe cilët janë ata? Ata janë aktualisht sahanlëpirësit rreth qeverise; janë mediat mercenare, analistët injorantë e mercenarë të shitur te paraja e pushteti dhe që u shërbejnë kauzave armiqësore e antishqiptare; janë edhe intelektualët servilë. Jo vetëm ata, por edhe nga opozita, përjashtuar raste të rralla që ka pak prej tyre; pasi ka pak opozitarë të vërtetë patriotë e kombëtarë në Shqipëri
Ajo që është pozitive e që vihet re për fat të mirë , është Pesidenti i Republikës, Ilir Meta, si i vetmi institucion në Shqipëri që mbron shtetin, Kushtetutën dhe demokracinë shqiptare, por edhe se është i vetmi i cili ka interesin gjithkombëtar dhe kombin të parin. Ai është i vetmi President ne Shqipëri i këtij tranzicioni i cili është dhe i shërben interesit gjithshqiptar dhe kombit, dhe nuk është President i Partisë dhe as i kryeministrit e as i qeverisë .
E kam ndjekur gjithmonë politikën e Tiranës në qëndrimin e saj edhe për Kosovën dhe për herë të pare dhe nga një personalitet i rangut të lartë nga Shqipëria, nga Ilir Meta e dëgjova prej tij atë se Shqipëria duhet të kordinojë me Kosovën cdo veprim me rëndësi kombëtare, dhe atë se Shqipëria duhet që ta përkrahë e ndihmojë Kosovën në rrugën e shtetndërtimit dhe integrimit.Si President i Shqipërisë ai ka edhe meritën e tij te madhe për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Askush tjetër më parë nuk e ka kryer detyrën e Presidentit të Shqipërisë me kaq përkushtim, me vërtetësi dhe me përgjegjshmëri se sa Presidenti aktual, Ilir Meta, i cili solli në Shqipëri modelin e duhur se si duhet ta kryejë detyrën një kryetar shteti, nje President, si simbol i unitetit kombëtar.
Ai edhe më parë si kryetar i LSI -së ka qenë kundërshtar i madh kundër kodit zgjedhor, kod i cili e kriminalizoi politikën; ka qenë promotori i miratimit gjithpërfshirës nga politika shqiptare të VETTING-ut kur ai drejtonte Parlamentin e Shqipërisë. Për herë të parë si President i Shqipërisë nuk është zgjatim i partisë dhe as i kryeministrit. Ai me të drejtë cdekretoi datën e zgjedhjeve për pushtetin lokal të Qershorit 2019 për të parandaluar një konflikt civil të mundshëm, dhe për ta ruajtur demokracinë në mënyrë që të mos zhvilloheshin votime moniste, një partiake dhe jodemokratike ashtu sikurse edhe ndodhi me të vërtetë.
Madje ai si President me të drejtë e “akuzon” politikën dhe politikanët shqiptarë që nuk kanë interesin kombëtar parësor por atë personal kur ai u thotë shqiptarëve një të vërtetë të madhje atë se: me këtë klasë politike Shqipëria është e pa shpresë; për herë të parë u drejtohet Ai shqiptarëve që ata duhet të marrin vetë në dorë demokracinë referendare dhe mos të shpresojnë shume te politikanet vendor dhe të mos shpresojnë shumë as te ndëkombëtarët. Dhe po me shumë sinqeritet ai u kërkon shqiptarëve dhe mediave që të mos e lëmë vetëm Presidentin në betejën e tij për Kushtetutën, sistemin , demokracine , drejtësinë dhe per të vërtetën.Duhet ta mbështesim Presidentin Meta , sepse është vetë ai i cili kërkon që politika dhe vetë ai t’i nënshtrohen vullnetit të sovranit popull, pasi me këtë klasë politike nuk ka shpresë. Këtë përderisa populli e di, atëhere nuk duhet lënë Presidenti Meta i vetëm, por duhet mbështetur Meta , pasi Presidenti Meta është me popullin.
Postime të Lidhura
ILIR BERISHA: ERMIRA BABAMUSTA EMËROHET GRUAJA NDËRKOMBËTARE E KURAJOS
(Pashtriku.org, 09. 03. 2013) – 8 marsi festohet çdo vit si dita ndërkombëtare e gruas. Me 8 mars…
SHERADIN BERISHA: HASHIM THAÇI DUHET TË JEP DORËHEQJE PAS RASTIT ME AGJENTIN E BIA-s BRANISLAV NIKOLIÇ DHE TË MERREN MASA LIGJORE KUNDËR TIJ!
Pashtriku, 22 Qershor 2019: Pas skandalit tronditës lidhur me agjentin e BIA-s, Branislav Nikoliç, të cilin Hashim Thaçi…
ARDIAN RAMADANI: NJË LIBËR MË SHUMË SE LIBËR
(Tetovë, 25. 04. 2012) – Se suksesi i njerëzve përcaktohet nga përmasa e veprave të tyre, kjo është…
TEUTA ZYMBERI: DEMOKRACIA AUTENTIKE E UKSHIN HOTIT
Luzern, 11. 02. 2014 – Vetë titulli i gazetës “Demokracia Autentike” nuk ishte e rastësishme nga Ukshin Hoti.…