Prishtinë, 15 shkurt 2020:
Mësuesi Fazli Grajqevci u vra nga udbashët
Në pika të shkurtra iu paraqita për despotizmin e naqallnikut të SUP-it dhe se si çdo njëri nga ata i ka dhënë vulën e vet situatës politike në terren ku vepronte., dhe nuk është e rastësishme që nëpunësit tjerë nuk dinë gjë për shumë gjëra dhe për keqpërdorimet dhe se çfarë ka ndodhur në terren. Unë kam qenë i befasuar për disa gjera që i kam dëgjua kohëve të fundit. Rastin e një mësuesi, i quajtur Grajqevci, për të cilin thonë se ka vdekur nga të rrahurat në burg. Pastaj me veturën e UDB-es e kanë dërgua në shtëpinë e tij, i mbyllur me metal në arkivolin e tij, dhe nën mbikëqyrjen e policisë është varrosur. Me kërcënimin se arkivoli nuk guxon të hapet dhe të shihet kufoma, gjëja se ka vdekur nga një sëmundje ngjitëse. Ose për një aferë materiale që flitet kohëve të fundit në Prizren, për të cilën thonë se e kalon shifrën e 5 milionëshit, megjithëse unë sipas detyrës këtë është dashur ta dijë.
Të gjitha këto karakteristika janë të kohës së Çedo Mijoviqit, të cilit me rastin e shkuarjes së tij i përgatitet përcjellje solemne, me pije me të shtëna armësh e të ngjashme. Muto kishte thënë se këto janë demonstrime naive dhe kjo nuk është e mirë për Çedën.
Mosmarrëveshjet në mes udbashve
Pas ardhjes së Mutos, gjendja deri diku u stabilizua. Atij mund ti shkruhej si dobësi përkrahjen që i jepte Vujo Vojvodiqit dhe pranimin e propozimeve të tij. Vuja të gjitha shërbimet tjera i ka uzurpua dhe meritat ia ka vu në shërbim të vetes. Pavle Brajeviqi për shembull nuk ka mundur të duroi se si naqallniku i shërbimit të krimeve që ti përzihej në punë, në pranimin dhe sistemimin e kuadrit, t’ia caktoj prioritetet e problemet, ta diskreditoj para njerëzve , po të njëjtin raport e ka pasur edhe ndaj shërbimit të policisë e mos të flasim për shërbimet tjera dhe udhëheqësve të tyre. Vojvodiqi të gjithë me rend i ka diskreditua sidomos ata që nuk i shkonin për qejfi atij. Disa herë edhe unë kam rënë në konflikt me të. Pas aksionit të armëve, komiteti krahinor kërkoi raport dhe ma besuan mua që ta shkruaja. Përveç tjerash unë kam cekur se ky aksion ka pasur si pasoj mbi 80 të ikur jashtë kufirit vetëm brenda një viti., çka nuk ka ndodhur as ne rastin e Byrosë Informative gjatë tërë kohës sa ka zgjatur ajo në tërë krahinën. Ai me këtë nuk u pajtua dhe ma grisi raportin. Po këto fërkime i ka pasur gati me të gjithë. Për shembull Nazim Kursani ka qenë i angazhuar me emigracionin, por angazhimi i tij ka qenë vetëm formal. Se Pero Çukiqi i zgjidhte këto probleme. Ose për shembull Mazllum Nimani i cili ishte i angazhuar në shërbimin e pasaportave, në realitet ai vetëm figuronte si emër. Njerëzit u ankoheshin tek Mutoja, por ai të gjitha këto ia mëveshëte çmendurisë së Vujos, me arsyetimin “punët e Vujos”. Nganjëherë e thërriste duke ia tërhequr vërejtjen se çka kërkon atje ku nuk e ka vendin.
Ali Hadri
Pse ankohej Ali Hadri
Ardhja e Miqa Mijushkoviqit karakterizohet më tepër me përshtatshmërinë e shërbimit me politikën partiake, por në tërë këtë nuk ka qenë mjaft energjik, por edhe në shumë raste ka qenë edhe tolerant.. Ne, shefat e shërbimeve shumë herë kemi kërkua që t’i thërras naqallnikun e UDB-es dhe t’ia bëj me dije për vet udhëheqje. Kemi kërkua nga ai që të na jap më tepër autorizim që të zgjidhim edhe në emrin e tij problemet e shërbimit, duke i treguar se ne i kemi duart e lidhura para naqallnikëve të UDB-es, por ai nuk ishte mjaft i përqendruar. Kemi pasur përshtypje se edhe ai iu frikonte ashpërsimit të gjerave. Jovo Bajata, pas ardhjes së tij nga shkollimi filloi edhe për të të flas me disrespekt. Unë në një rast kam folur me Jovën në zyrën e Miçes dhe i tregova se ne të gjithë kemi respekt për Miqën. Unë qysh para dy viteve i kam tregua Miqës për keqpërdorimet e një operativisti nga Peja, konkretisht për Vujoviqin. Me rastin e vizitave në Deçan, Vujoviqi e kishte thirrur kryetarin e komunës që ti afrohej, duke ia bërë me gisht, edhe pse kryetari ndodhej në një shoqëri tjetër. I pata thënë se kurdoherë kjo ka me na u hakmarrë. Miqa u pajtua me të, duke thënë se Rajku është i butë dhe shumë iu beson njerëzve , pastaj ata e keqpërdorin. Të njëjtën gjë i kam thënë edhe për Ibro Haskaj, në të cilin më janë ankua shumë qytetar, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Ali Hadri nga Gjakova dhe të tjerë.
Fitohet përshtypja se Miqo nuk ka dashur që të ashpërsohen gjërat., ndoshta edhe për arsye se së shpejti priste të kalonte nga kjo detyrë. Duke e ditur këtë dhe kuadrin që kishte filloi të bënte grupime për zgjedhjen e sekretarit. Një grup ishte për Nita Gërkoviqin, të tjerët për Rajko Vidaqiqin. Duke e parë se situata ishte e padurueshme e kam thirrur një ditë Veli Devën, që ti tregojë për situatën dhe të më largonte nga UDB-eja, kur më herët nuk ma kishte plotësuar këtë dëshirë. Por, shoku Velija kishte qenë i zënë në një mbledhje dhe më tha se do të takohemi me një rast tjetër. Në ndërkohë u mbajt Plenumi.
Sikurse edhe po duket se kritikat dhe dëshmitë nuk ndikuan shumë në eliminimin e dobësive.
Udhëheqësit shqiptar nuk mund të besonin në eskalimin e tillë të situatës
Në shërbimin e policisë kam ardhur jo me dëshirën time, duke e ditur se nuk mundem të ndikoi diçka veçante me punën time. Megjithëse duar i kam pasur të lidhura pasi se tërë autorizimi ishte koncentruar në naqallnikët e rretheve, sekretarin e krahinës si dhe në atë të republikës. Lidhur me këtë rast iu kam paraqitur shumicës së udhëheqësve krahinor. Shoku Fadil në një rast më ka thënë se ai nuk ka mundur të besoi në mënyrën e udhëheqjes në polici. Për të, siç më ka thënë ai shumë më tepër ka domethënie të jesh komandir i policisë në territorin e krahinës. Më vonë i kam dashur ata njerëz dhe për hir të tyre kam fillua të adaptohem në situatë, por më duket se edhe ata ishin të kënaqur me mua. Gjendjen që e qeta aty nuk ishte e kënaqshme.. Sidomos raportet ndër njerëzore ishin të pakënaqshme, raportet brenda për brenda ishin shumë të këqija. Kishte ndasi në mes të përkrahjes së udhëheqësve. Përkrahjet e udhëheqësve bëheshin në atë mënyrë se cili udhëheqës i kishte kryer më shumë punë ndonjë nëpunësi, sikur që ishin furnizimi me gjera ushqimore, qerasja para se të shkonin në teren, kush kishte dhënë dreka e darka më tepër, kush kujt i kishte sigurua dru për dimër, materiale për ndërtimin e shtëpive e gjera të tjera dhe në bazë të kësaj përkraheshin edhe udhëheqësit: që ishin Gjorgje Gjorgjeviqi, Glisha Sharanoviqi e të tjerë. Në politikën kadrovike asnjëherë nuk është respektuar përbërja nacionale. Kuadri shqiptarë që ka punua në këto shërbime ka qenë i nënshtruar dhe në pozitën e palakmueshme, sidomos oficerët dhe komandiret. Në shumicën prej tyre është shikuar me mosbesim dhe në mënyrë nënçmuese, edhe pse për të nuk ka pasur arsye. Rasti me Jahi Jahijen, Fejzullah Halilin, Pajazit Brovinen, Aziz Muratin dhe Riza Fazlijen dhe me disa komandirë të stacioneve të policisë, të cilët ishin nën vëzhgim por në shumë raste edhe përcilleshin.
Përbërja nacionale as për së afërmi nuk ishte e mirë
Përbërja e policisë në baza nacionale as për së afërmi nuk ka qenë e barabartë, kemi kërkuar që një numër i madh i kuadrove shqiptare që ishte jashtë krahine të kthehet në vend por me këtë nuk u pajtuan ata të republikës, ngaqë edhe sot ekziston raporti. Me motivimin se policia është e karakterit jugosllav dhe nuk ka rëndësi se kush në të punon. Kam tentuar që ta përmirësoi këtë gjendje, dhe kam ndikuar që deri diku t;iu përmirësoi pozitën,gjendjen dhe të fitohet besimi, por jo plotësisht edhe si[ç është dashur të jetë, se kam hasur në rezistencë nga organet republikane.. Ka ndodhur shpesh që lidhur me këto qëndrime kam pasur edhe konfliktet me Gjorgjeviqin lidhur me Avdi Zenunin dhe Smajl Ramën, duke ma zënë për të madhe se pse po i mbroj ata për çështje personale , për avancime dhe çështje tjera.. Jemi munduar që ti plotësojmë kërkesat e policëve lidhur me ndërrimin e vendeve, për avancime në nën oficer e komandim, dhe në këtë drejtim kemi arritur rezultate të prekshme. Jam angazhuar që në shërbim të sjelli risi dhe ti adaptohemi kërkesave që ishin me vend dhe në këtë drejtim kemi arritur rezultate të mira, megjithatë udhëheqja republikane këto risi shumë vështir i pranonte e sidomos kur ishte në pyetje shërbimi rajonal. Mundem me thënë se marrëdhëniet ndër punëtor ishin të mira dhe deri diku në harmoni, deri diku u vu në shërbim koordinimi i punëve dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me shërbimet tjera, por kuptohet të gjitha këto nuk ishin të mjaftueshme dhe u deshtë të përshtaten me një person të caktuar i cili me ligj e udhëhiqte krejt këtë punë.
Ankesat e qytetarëve merreshin në shqyrtim por zakonisht udbashët fitonin
Jemi munduar që rrënjësisht të ndërrojmë raportet në mes policisë dhe qytetarëve dhe të respektohej ligji, se më herët ka pasur këso keqpërdorime, e sidomos kur këta nëpunës punonin nën udhëheqjen e operativave të UDB-es. Në vitet e fundit e kjo duket sipas shënimeve statistikore, këto raste kanë qenë në rënie, duke iu falënderuar disiplinës dhe ndjekjes penale të nëpunësve të cilët thyenin ligjet. Për një vit nga qytetaret na vinin nga 100-120 ankesa, prej të cilave rreth 50% ishin për Sekretariatin krahinor dhe organeve më të larta. Asnjë ankesë e qytetarëve nuk ka ngelur pa u hulumtuar dhe pa u përfunduar. Qytetarëve në raste të shumta iu jepnin përgjigje me shkrim dhe rreth 40% të rasteve të atyre ankesave kishin arsyetim, dhe ndaj kryesit të veprës merreshin masa disiplinore ose ngrihej aktpadia. Rastet të cilat ishin të drejtuara kundër naqallnikëve të SUP-it, megjithatë nganjëherë nuk janë zgjidhur ose janë zgjidhur në favor të udhëheqësve., se në mënyrë subjektive e vlerësonim situatën dhe në atë mënyrë e zgjidhnim problemin, jo në bazën faktike dhenë bazë të saj se kush ishte ankuesi dhe ndaj kujt ishte drejtuar ankesa.
Shaban Kajtazi shërbente për ti firmosur faturat e udhëtimit
Për një vit e më tepër në pozitën e ndihmësit të sekretarit faktikisht nuk kisha mundur të vija në shprehje. Ky vend i punës edhe ashtu ishte formua vetëm formalisht vetëm sa për të më gjetur mua një punë, po jo për vetë punën. Naqallnikët e shërbimeve shkonin dhe i referonin sekretarit dhe nga ai merrnin detyrat. Tek unë vinin vetëm për ti firmos faturat e udhëtimit., për të cilën një ditë edhe reagova, duke i thënë sekretarit se më nuk i nënshkruaj ato letra ngase edhe ashtu unë nuk e di se ku shkojnë dhe nga vijnë ata. Punët zyrtare të cilat i merrja, me kohë i përfundoja, siç ishte rast muajve të fundi kur edhe i vendosa mbikëqyrësit e punëve të organeve të punëve të brendshme nëpër komuna., të cilët i kishim emërua bashkërisht me faktorët komunal. Përjashtim bënte Klina ku punëtori operativ nga atje, kishte dhënë të dhëna të pasakta për një person të cilin e kishte propozua Komiteti komunal. Në vend e hulumtuam dhe e vërtetuam se operativisti kishte dhënë të dhëna të pasakta në pranin e shefit të UDB-es nga Peja, dhe sekretarit të komitetit nga Klina, e dënuam operativistin, dhe me këtë rast propozova që ai të merret në përgjegjësi.
Sa i përket vetëqeverisjes, mundem me thanë se ka mbretërua pabesia në aftësitë e klasës punëtore për të arritur në reformat prodhuese. Shumë raporte, depeshe, analiza të shkruara ishin të pasuksesshme në këto masa. Këto mund të shihen në analizë të cilat veçante i ka udhëhequr sigurimi i shtetit pran UDB-es. Konkretisht tek ne, gjatë tërë vitit është formuar organizata e punës dhe organet e nevojshme të saja, por kjo vetëm formalisht ishte bë., se defakto vendoset sikurse edhe më parë nga ana e naqallnikut, të cilit i pëlqen të sjelli ligje për vetëqeverisje, i cili veçante thekson rolin e udhëheqësit në të gjitha domenet.. Mbikëqyrësi i organeve vendos për shkallën e dytë dhe shumë çështje tjera vendosen nga ana e udhëheqësit në formë subjektive.
Proceset gjyqësore bazoheshin në të dhëna të pavërteta
Në deklaratën time të parë kamë dhënë informata për disa lëndë të cilat kanë përfunduar me proces gjyqësor, e të cilat janë ngritur në të dhëna të pavërteta, siç ishte rasti i Ibrahim Tërrnavcit, i cili u dënua në 15 vjet burg, në bazë të të dhënave të dëshmitarit kryesor, i cili krejt këtë e kishte bë se iu kishte mundësua që të vinte nga burgu ndëshkues, e jo se dëshmia ishte objektive. Rasti i përpunimit në Skenderaj, në të cilën kishte qenë i përzier i tërë udhëheqësja komunale, në bazë të të dhënave të rrejshme të një hoxhe nga Polaci, që më parë kishte ekzistua marrëveshja nga disa bashkëpunëtorë tanë, për të cilët doli se nuk ishte e vërtet. Pas kësaj më akuzuan mua se gjëja unë e kisha shkatërrua hulumtimin dyvjeçar. Po ashtu lënda ishte formuar nga operativisti Misim Muhaxheri, e cila në bazë të një grupi njerëzish e kishin përfshi edhe Veli Devën. Në fund doli se krejt kjo ishte e montuar., pastaj operativisti ynë u gjind në një gjendje të vështirë, duke iu frikua përgjegjësisë kishte ikur në mal, por pas dhjetë dite ishte dorëzuar tek Hamëz Llugiqit, kryetarit të tanishëm të Lipjanit. Kemi pasur edhe rastet të tjera si në Gllogovc, Rahovec, dhe vende të tjera të krahinës.
Duke e përfunduar këtë deklaratë timen dua të theksoi, nuk ka qenë qëllimi që unë të dali në sipërfaqe apo të arsyetohem, por edhe unë nga ana ime si komunist shumëvjeçar, si njeri dhe punëtor i këtij shërbimi, të sjelli të dhënat reale ashtu siç unë e di, se si unë i kam parë, vlerësuar, dhe i kam ndjerë. Të japi kontributin tim për vendimet e Plenumit të IV, sipas mundësive të mija dhe sipas përgjegjësisë sime, ku asgjë nuk mund të kalojë pa pasoja. Mund të them se jam i gatshëm edhe në të ardhmen të ofroi të gjitha informatat e mundshme dhe të dhënat te të cilat kam ardhur apo kam mundur të vijë., vetëm poqese është e nevojshme që ti ndihmohet Partisë dhe Komitetit që të dalin në dritë këto dukuri. Në raport me punën time gjithashtu jam i gatshëm të pranoi çdo lloj të kritikës dhe përgjegjësisë poqese e kërkon interesi i partisë sonë në këtë moment. Vetëm se në këtë moment më vjen keq që nuk jam në mundësi që mu në këtë fazë të angazhohem në këtë kohë të trazuar të aktivitetit politik, rreth implementimit të vendimeve partiake historike.
Deklaratën e dha:
Shaban Kajtazi
VIJON …
_____________________
PROF.DR.SABILE KEêMEZI-BASHA: VAZHDON DËSHMIA E SHABAN KAJTAZIT PËR AKSIONIN E ARMËVE DHE PROCESIN E NJAZI MALOKUT (14)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9637