Pashtriku, 23 shkurt 2020:
1. Taksa 100% për mallëra (edhe pse në parim është parametër ekonomik), u vu si reagim politik kundrejt komploteve diplomatike të Serbisë që po ia bënte në vazhdimësi Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përkundër taksës së vendosur, mallërat e Serbisë, të kontrabanduar në forma të ndryshme kanë hyrë dhe po hyjnë vazhdimisht në tregun e Kosovës! Në këtë mënyrë për dikë është rritur fitimi, ndërsa në treg është rritur çmimi!
Kush po fiton nga kjo kontrabandë?!
Bandat kriminale serbe dhe shqiptare të cilat bashkëpunojnë (që nga paslufta e këndej) me politikën në Prishtinë dhe në Beograd!
2. Pushteti serb në Kosovë nuk ka pushuar së ekzistuari as pas qershorit 1999 kur Kosova u vu nën protektoratin e OKB’së. Përderisa para luftës Serbia në Kosovë ishte e pranishme me administratën dhe forcat ushtarako’policore të kryekriminelit Millosheviq, pas qershorit të vitit 1999 ajo do të funksionoj nëpërmjet strukturave të saja kriminale. Pra, rrjedhimisht prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar për asnjë çast, ajo vetëm se, e ka ndërruar formën e veprimit. Në vitin 2000, pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, qeveritarët e rinj të Beogradit trashëguan gjithë infrastrukturën kriminale të Milosheviqit në Mitrovicën Veriore, në Leposaviç, Zubin Potok dhe në Zveçan. Nën maskën e të ashtuquajturës “Qendra për paqe dhe tolerancë”, në këtë pjesë të pushtuar të Kosovës u shfaqën fillimisht “Rojat e urës” e pastaj organizata tjera kriminale! Këto struktura kriminale përbëhen nga „tigrat“ e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, nga pjestarë të Partisë Radikale çetnike të Sheshelit, agjentë të shërbimeve sektete serbe, BIA dhe KOS, pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) etj.
Në dhjetevjetshin e fundit në pjesën veriore të Kosovës, kontrabandën e drogës, naftës, cigareve, bixhozit etj., i kontrollojnë dy bosa të krimit, Milan Radoiqiç dhe Zvonko Veselinoviç! Ndërkaq strukturat tjera kriminale serbe nga viti 2013, pas marrëveshjes së 19 prillit 2013 Thaçi – Daqiç për formimin e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe” (Zajednicës), u integruan në disa institucione legale të shtetit, ndërsa në rrafshin politik u organizuan në “Listën Serbe”, e cila dirigjohet drejtpërdrejt nga Beogradi! Madje nënkryetar i “Listës Serbe” është krimineli Milan Radoiqiç, i cili tashmë ndiqet për vrasjen e rivalit të tij kriminal, Oliver Ivanoviqit.
3. Krimineli Milan Radoiqiç kishte raporte të mira me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj. Ramushi është takuar disa herë me Radoiqiçin para dhe pas marrjes së pozitës si nënkryetar i Listës Serbe! Madje Ramushi në fund të korrikut 2017, në kohën kur po punonte për formimin e qeverisë së PAN’it, takohet me Radoiqiçin në Prishtinë, në restorantin Tiffany (shiko foton) dhe pastaj me votat e “Listës Serbe” më 9 shtator 2017 bëhet kryeministër i Qeverisë së Kosovës. Atë ditë kur do të votohej qeveria Haradinaj deputetët e Listës Serbe, nuk ishin në Kosovë. Kishin shkuar në Serbi për t’u takuar me Presidentin Aleksandër Vuçiq, dhe me këtë rast seanca e kuvendit të Kosovës i kishte ndërprerë punimet, derisa u këthyen deputetët nga Beogradi për ta votuar qeverinë e PAN’it me kryeministër Ramush Haradinajn!
4. Ramush Haradinaj këto ditë insiston me çdo kusht që taksa 100% të mbetet në fuqi, përkundër faktit që tregu ynë është i stërmbushur me mallëra serbe! Madje ditëve të fundit ai po e kërcënon kryeministrin e Ri të qeverisë, Albin Kurtin se, po e “hoqe taksën në i ndajmë rrugët shumë keq”!
Ramush Haradinajn si kryeministër, ashtu sikurse para edhe pas vënjes se taksës 100% (në nentor 2018) nuk i ka penguar funksionimi i institucioneve të Serbisë në Kosovë!
Ramushi kërkon që të mos hiqet taksa, por nuk na tregon kur do të hiqet Serbia nga Kosova, e cila funksionon pa u penguar:
– me arsim (nga qerdhet e fëmijëve deri në univerzitet);
– me shëndetësi (nga ambulantat deri në spitale);
– me banka;
– me telekom;
– me telefoni mobile;
– me elektrokosmet;
– me shërbime sekrete;
– me polici në veri të vendit dhe në komunat tjera etnike serbe në jug të republikës së Ahtisarit, e cila formalisht është në zingjirin komandues të Policisë së Kosovës, ndërsa realisht punon për Serbinë!
– me 44 kisha e manastire si zona eksteritoriale, të cilat pa miratimin e tyre s’mund të ndërtohet asgjë, madje as një rrugë nacionale afër këtyre zonave, ?! etj.etj.
5. Siç vihet në pah Serbia është këmbëkryq në Kosovë, ndërsa Ramushi akoma ngul këmbë në taksë si “gomari” në akull! Kur të largohet Serbia nga Kosova, atëhere mund të themi se jemi të pavarur dhe sovran! Do të kemi Republikën e Adem Jasharit, e jo më republikën e Marti Ahtisaarit!
(Ky shkrim fillimisht është publikuar më 15 shkurt 2020, në rrjetin tim facebook)
Postime të Lidhura
MEHMET BISLIMI: OOOJ KOSOVË TA DHJEFSHA LIGJIN!
Zürich, 08. 09. 2015: Mbrëmë, tek po shihja lajmet në RTK, ishte aq irritues inserti që po jepej;…
GJEKË GJONAJ: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI, MISION I PAMUNDUR!
Ulqin, 21 korrik 2020: Kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë deri në zgjedhjet parlamentare në…
SPEKTAKLI I VON DER LEYENIT PËRPARA KAMERËS NË BUCHA TË UKRAINËS! (Video)
Aktorja e Brukselit! SPEKTAKLI I VON DER LEYENIT PËRPARA KAMERËS NË BUCHA TË UKRAINËS! (Video) Video: Spektakli i…
BEHXHET SH.SHALA: BISEDIMET ME SERBINË DHE LUGINA E PRESHEVËS!
(Prishtinë, Gusht 2012) – Për fillim do të jetë një autonomi për veriun i cili nuk do të…