Durrës, 28 shkurt 2020: Është e vështirë, shumë e vështirë për politikanin që ai t’i shpëtojë mosdevijimit nga premtimet dhe morali politik. Ai duhet të përgjigjet sepse përgjegjësia e tij është direkte para popullit. Por kurrë nuk i lejohet politikanit dhe pushtetarit që nga egoizmi dhe verbëria për përfitime e për pushtet personal, për interesa të tij dhe të dëshirimit të tij, nuk i lejohet që ai t’u bëjë dëm interesave publike e kombëtare, pra tradhtinë.Askush nuk mund ta drejtojë dhe as ta sundojë kohën ,por është koha ajo e cila do ta bëjë gjykimin.
Politikani në demokraci duhet të mendojë se një ditë do të largohet nga politika, dhe po e mendoi këtë ai edhe vetëkorigjohet pa e pritur ndëshkimin.
Shqisa e gjykimit të popullit është e pagabueshme, gjykimi popullor vjen ngadalë por rrjedhshëm e pandalshem. Dhe gjykimin e ndëshkimin mëncurimi popullor e bën kur ai vlerëson se mirëbesimi i tij është shpërdoruar nga hipokrizia e politikës dhe e pushtetit.
Realiteti , e drejta, e vërteta, mashtrimi dhe korrupsioni nuk mund të fshihen nga hipokrizia, mashtrimi dhe as nga tradhtia. Këtë e vertetoi edhe verdikti popullor i 6 Tetori 2019.
Politikani i etur për pushtet deri në pangopësi i sjell fatkeqësi e tragjedi kombit të tij. Etjes për pushtet i duhet vënë fre, dhe ky fre është Ligji, Morali dhe Kushtetuta, të cilat të frenojnë dhe nuk të lënë për të bërë gjithcka edhe të paligjshme ashtu sikurse kanë bërë pothuajse të gjithë politikanët shqiptarë të pushteteve paraardhëse si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Realitetin dhe premtimet për ndryshimin e tij duhet të kthehen në veprime dhe akte në mënyrë që shpresat që bësojnë në to të mos zhgënjehen.Në punën tuaj Z .Kurti dhe Ju znj. Osmani është e sigurtë se nuk do të jeni të pëlqyer nga të gjithë, pasi edhe virtytin nuk e pëlqejnë të gjithë pavarësisht se të gjithë flasin për të; por edhe duhet të kini kujdes edhe nga demgogjia dhe demagogët, nga servilët që përpiqen t’iu rrethojnë pasi janë gjithmonë të nuhatshëm dhe të gatshëm për të ndërruar ngjyrën dhe kahjen. Afroni në pushtet më të aftët dhe sidomos më të virtytshmit.
Postime të Lidhura
RKL: ÇËSHTJEN E KATEGORIVE TË LUFTËS NUK E ZGJIDH DOT PROKURORIA, GJYKATAT, AS KADRI VESELI, AJO DUHET FILLUAR NGA E PARA!
Prishtinë, 30 gusht 2017: Letra e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli drejtuar shoqatave të dala nga lufta e…
DR.SADI RAMABAJA: FALANGAT FASHISTE I SHKAKTUAN VDEKJE KLINIKE MAQEDONISË!
Prishtinë, 28 prill 2017 – Maskat e falangave fashiste sot pushtuan Parlamentin e Maqedonisë. Ato nuk e duronin…
SI TË KTHESH PËRVJETORIN E PAVARËSISË NË KARNEVALE
Nga Dritan Goxhaj Më datë 28 nëndor që lamë pas në Tiranë u organizua një lloj parade e…
PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE
PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022 1. Lista serbe e…