NAFI ÇEGRANI: MASHTRIME DHE AKUZA TË TRILLUARA! (2)

Shkup, 28 shkurt 2020: (…Përse UDB-a jugosllave, prokurorët e Bosnës, Shkupit dhe Beogradit kërkonin përmes Gjykatës së atëhershme të Zenicës dënimin me vdekje ndaj të pandehurit Kreshnik Kalajës? Dëshmia e bashkëshortes së tij, Qamiles: “Nuk dimë cili ishte ,,faji,, i burrit tim! Ishte proces gjyqësor i kurdisur me akuza të rreme dhe të manipuluara. Ndryshe Kreshnikun do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm, por e ruajti Perëndia sepse ishte në të drejtën e Zotit).
Asnjë e dhënë konkrete zyrtare, veç informacionit mediokër se në iks vendin dhë në kohë here strikte sipas akuzës dhe madje me daljen e fdakteve dhe Ailibi të Vahedin Ramadanit, u bënë ndryshime, duke thënë se koha ishte me dilemma dhe jo e sigurtë, ( janë disa vende të evidentuara sipas prokurorëve dhe hetuesisë së gabuar, por mbeten si versione dhe gjeografikisht në largësi të ndryshme, madje edhe në kohë nuk kanë një përputhmëri, pos hamendje dhe tregime përrallash…), ku thuhet se kinse u ,,krye vrasja,,(?) Thuhet se personja e zhdukur e identifikuar në një foto si ,,Meliha Deliq,, dhe kinse ajo u ,,likuidua,, me dy plumba, ose u qëllua, sipas versioneve në disa mënyra, e që nuk qëndrrojnë fare. Pos thënë e thasha, apo tregime të fabrikuara nga inspektorët e më poshtë theksuar të cilët pos sjelljeve kriminale dhe dhunës që ushtronin mbi të pandehurit dhe ,,dëshmitarët,, e shkretë fatprerë, xhelatët të zilët hetimet i çonin vërdallë dhe në rrugë qorre, nuk kishin kurgjë njerëzore në shpirtin e tyre, dhe sipas direktivave të njëjtat janë rrëfyer si storie të imagjinuara, e për të cilat nga gjykata e Zenicës thuhet se punohet në ,,zbardhej e rastit,, !?! A kishte emër viktima, nga ishte: Kush, kur, si, me kë dhe ku e kishin ( apo e kishte takuar i pandehuri për ,vrasje,), kush e kishte parë ,,vrasjen,, ose ,,kufomën,,? Çfarë analizash ligjore, obduksion apo konstatim medicinal se ka ndodhë ,,vrasje? A ka dëshmitarë bindës dhe fakte, sepse bëhet fjalë për delikt gjaku?! Nga kush ajo është ,,shoqëruar,, kush kanë qenë, sa persona qëlluan, si dhe pse? Sepse në akuzë përmenden se kanë qëlluar me revole edhe ,,persona,, të tjerë si Hajrullah Huseini ose Vahedin Ramadani? Pse? Apo nuk ka asgjë prej tyre!

E torturat në qelitë prej betoni dhe me mure të njollosura me fasha gjaku të tharra kanë vazhduar me muaj e muaj të tëra edhe pas dorëzimit të të pandehurve gjykatësit hetues… Apo edhe vetë Bodul Nikisa ishte një gjakpirës dhe kriminel i veshur me petkun e hetuesit…! Gjërat duhet të dalin në shesh, duhet thënë hapur, sepse logjika thotë se me këtë rast, çdo gjë e formuluar në formën e akuzave, janë gjëra të trilluara të një konspiracioni të çuditshëm me të cilat, është e qartë se janë vetëm natyrë e asaj me të cilat merren Shërbimet e fshehta, siç ka qënë UDB-a në bashkëpunim me SJB jugosllave, me gjykatat dhe prokurorët e përmendur me emra dhe mbiemra, të cilët ishin të angazhuar rreth kësaj çështje të ngatërruar dhe të pa baza ligjore.
Dhe kjo nuk është fshehtësi apo sekret hetimor, është detyrim ligjor për të informuar publikun. Policia, Prokuroria dhe Gjykatat dhe gjitha organet e shtetit dhe Ministritë e Drejtësisë të Bosnës dhe Maqedonisë, edhe pas shumë vitesh të shkuara ende po heshtin për ,,krimin” apo zbardhjen e ,,vrasjes,, ku jam i dënuar sipas nenit 37 të LP të Republikës Socialiste të atëhershme të Maqedonisë jugosllave e që gjykimi zhvillohej në duarët e Gjykatave të BeH në Zenicë dhe Sarajevë. Pse ? Nëse do të kemi parasysh se ,,ngjarjet,, kanë ndodhur në mes të drekës dhe ditës, në mes të qytetit të Gostivarit, apo kudo qoftë, duhet caktuar saktësisht VENDNDODHJEN, ku ndodhi ,,vrasja,,? Nga kush, si, pse kurë, çka dhe si? Kush duhet ta vras mendjen për këtë çështje, ç’bëjnë ata ekspertët e hetimit të vazhdueshëm me dajak që bënë policia e Bugojnës në krye me kriminelin xhelat, Ante Bernadën, Fikret Bradariq dhe tajfa e tyre, ose ata të Shkupit në krye me shefin për krime gjaku Sllobodan Stankoviqin etj.? Zero informacion operativ. Zero informacion paraprak.Pos argumentit të dhunës që ushtruan me muaj e vite ndaj të akuzuarve, që ishin shqiptarë dhe një Boshnjak, viktimë të planifikuar… Policia është bërë për të qarë hallin. Shërbimi informativ dhe SDB-a po ashtu. Prokurori zëre se nuk egziston fare. Shto edhe faktin se shteti qoftë në Bosne ose Maqedoni qëndrrojnë si hije fantazmash përballë betejës së Kreshnik Kalajës që bën me vite e vite për drejtësi dhe të del e vërteta në dritë diellit, ata sikur bëjnë sehir.
Inegzistent. Pse kështu, vallë?
Trafikantët shesin e blejnë drogë sikur të ishte mall Turkije, dhe kur u prishet peshorja, s’ka gjë do ta rregullojnë me plumba. Le të vriten thotë shteti. Grupet vazhdojnë të presin gjoba. S’ka gjë, do sqarohen me plumba. Nga burgjet vazhdohet të porositen krime, s’ka gjë mjafton që drejtorëve t’u lihen televizori plazma kur lirohet ndonjëri prej “kapove”! Mjafton që policët mos të pinë kafe brenda orarit, mjafton që policët mos të jenë në kryqëzime, mjafton që të duken bukur. Shtet fasadë!!! Ok…por, në rastin e Kreshnik Kalajës është krejtësisht ndryshe, as është marrë me drogë, as nuk i ka takuar ndonjë klani criminal nëntokësor, as nuk ka bërë ndonjë krim ose ,,vrasje,, siç është akuzuar dhe dënuar me vdekje-pushkatim…Por, këtu është diçka ndryshe, diçka e montuar dhe e drejtuar sin ë filma, apo sipas logjikës, gisht ka vetë UDB-a me planet e saja secrete që ka kërkuar kokën e personit Kreshnik Kalasë pas kthimit të tij nga Amerika, me preteks kinse është i ardhur në Jugosllavinë komuniste me mission të veçantë të rekomanduar nga CIA amerikane…
Atëherë përse e tërë kjo lojë dhe aksion spiunazhi fshihet duke ia mveshur akuza të rreme dhe duke shkruar shtypi jugosllave e më gjërë duke e nxirë njeriun e urtë, të drejtë dhe trim kinse ka bërë ,,vrasje,,! Sa e çuditshme dhe trishtuese është kjo !
Edhe sot e sot…edhe pas vitesh e dekadash dua të di të vërtetën. Ende jam
kurioze të dëgjoja çfarë ishte bërë me Kreshnik Kalanë, çfarë kishte ndodhur me te që nga koha kur kishte qenë si zyrtar në rradhët e Shërbimit inteligjent në Shkup, dua të di pse ndodhi arratisja e tij në SHBA, kthimi i tij në Jugosllavi, ardhja e vitit 1981 dhe demonstratat në Kosovë, burgosja e tij, akuzat e montuara prej gënjeshtrash dhe shpallja e dënimit me vdekje… Jam kurioz të dij se çfarë fshihet, në fakt, pas gjithë kësaj drame trishtuese. Jam kurioz për shkrimet aq të bujshme që u shkruan në shumë gazeta dhe medium të kontrolluara dhe dirigjuara nga ai system me rend bollshevik kun ë emër të ligjit dhe në ,,emër të popullit,, sajohej ,,krimi,, në vetë ,,qerdhuket,, e institucioneve keqbërës bëheshin krimi ndaj viktimës dhe nuk mprapseshin as veprimet antiligjore qoftë nga policia e shtetit dhe vetë gjykatat, për çka edhe sot kanë mbetur çështje të pazgjedhura juridikisht dhe në saje të ligjit e drejtësisë…
Në lidhje me rastin dhe aferën e Kreshnik Kalasë si ajo afera e Drajfusit, ende edhe sot, si në Bosne dhe Hercegovinë njashtu edhe në Maqedoni vazhdojnë të kryhen operacione të zhurmshme, kurse rasti i Procesit gjyqësor dhe akuzave të montuara me shpallje vnedimi: pushkatim, ende po heshtet. Ankesa, kërkesa dhe shkrime të ndryshme u është dërguara gjitha Gjykatave të vendit dhe asaj në Sarajevë, duke kërkuar zbardhjen e të vërtetës dhe drejtësia të vie në vendin e vetë të duhur.
Prokuroria fle, në gjumin më të rëndë që mund të ketë patur një institucion. Krimet e rënda kanë rënë, prokurorët aty numërojnë ditët, dhe merren me cështje qesharake. S’ka asnjë fakt të thuhet me emër dhe sakt lidhë me fatin e zhdukjes së persones Meliha Deliq, nëse vërtet ka egzistuar si persone, apo e gjithë kjo storie rreth fatumit të sdaj është me plan konspirativ e menduar dhe e imagjinuar, nëse ajo vërtetë ka jetuar. Ende nuk thuhet se në të vërtetë çfarë ka ndodhur me te, ku gjendet, kush e ka takuar i fundit, ku si dhe kur? Ose kush e ,,vrau,, ku dhe pse? Kush e ka parë ,,kufomën,, e saj, cili organ apo gjykatë bëri analizat, ekspertizat, obduksionin, cili organ kriminalistik e gjyqësor bëri rekonstrukcionin në ,,vendin e ngjarjes,, ( sepse akuzat përmendin disa vende të ndryshme gjeografikisht bile edhe në kohë që nuk përputhen në parashtrimin e akuzës…), dhe thurren tregume si akuza, fare të pa baza dhe të pa besueshme. Ose: Kush e montoi këtë process të çuditshëm gjyqësor në Zenicë të Bosnës më 1981, dhe ku u dënuan një grup shqiptarësh me akuza të rreme si ,,terrorist,,? Kush dha urdhër për arrestimin tim? Pse? Dhe cili ishte plani që mua lidhur në pranga të më depërtonin e deboning nga Shkupi në qelitë e burgut famkeq të Zenicës në Bosne? Apo e gjithë kjo mbetet konspiracion dhe fshehtësi e thellë e Shërbimit secret jugosllav që quhej: UDB?
Por them me gjuhën e reales dhe të vërtetës dhe me përgjegjësi morale se Procesi gjyqësor Kreshnik Kalasë është një model i proceseve gjyqësore formale e krejtësisht të sajuara të kryera në vitet pas vdekjes së Titos dhe para shembjes së regjimit komunist në Jugosllavi. Ai është një ndër ato qindra e mijëra procese të cilat çuan në dënimin kapital si edhe në burgime të gjata të gjithë elitës intelektuale shqiptare të kohës, të gjithë atyre njerëzve të cilët i bënë qëndresë dhe kundërshtuan vendosjen e këtij regjimi, sië mbeten shembull përballjet e Kreshnik Kalasë me krerët dhe bajraktarët e nëntokës kriminale e shiviniste që kishte UDB-a, dhe e cila ishte një makineri e frikshme. Dënimi i tij me pushkatim , dhe më pas 20 vite burg të rëndë, nga të cilët afro 12 vite i end Brenda mureve të kazamateve të nemura, është një nga aktet më të padenja që shënoi shkatërrimin përfundimtar të krejt karrierës së njeriut të shkrimeve dhe gazetarit, albanologut, mësuesit të diplomuar si dhe njeriut me dinjitet, e që të ardhmen e tij, jetën e rinisë nëntoka kriminale me petkun e pushtetit dhe regjimit komunist ia shkatërruan fare dhe gjithë familjes së tij të vuajtur…
Këtë nuk e fal as Perëndia !

(VAZHDON …)
__________________
NAFI ÇEGRANI: INSKENIME ME AKUZA TË TRILLUARA! (1)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=9656

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura