Pragë, 7 mars 2020: Kosova e ka fituar pavarësinë e saj në luftën e fundit ndaj Serbisë dhe marëveshja e kapitullimit të Serbisë në Kumanovë e vulosi këtë. Pavarësia e Kosovës është mbështetur dhe vërtetuar më pas edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), kur Serbia kërkojë nga kjo gjykatë që ta quaj të padrejtë kapitullimin në luftën e fundit dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Të dy këto janë akte mjaft të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare, që janë të detyrueshme për tu respektuar dhe zbatuar nga të gjitha shtetet dhe qeveritë dhe sidomos nga qeveria e Serbisë. Mosnjohja e Kosovës nga disa vende të BE dhe në botë, që paraqiten si vende demokratike, është vlerësim i shtrembët i zhvillimeve historike bashkëkohore, që nuk vlerësojnë drejtë lirinë e popullit shqiptar të Kosovës, fituar me shumë gjak dhe sakrifica dhe në heshtje kështu mbështesin mizoritë serbe në Kosovë.
Me gjith rënien e rregjimit fashist të Milosheviçit dhe aktit të kapitullimit të tij firmosur në Kumanovë dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës nga GjND-ja, Serbia vazhdon luftën e ftotë ndaj Kosovës, ndërhyn në punët e saj të brendshme me ngritjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, ka ndërmarrë fushatë të gjerë diplomatike kundra Kosovës për çnjohjet e saj diplomatike, bën punë minuese për mos pranimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare Interpol, Unesko etj.
Kjo situatë në prag të luftës midis Kosovës dhe Serbisë ndodh për tre faktorë të rëndësishëm:
1-Në Serbi u shkatërrua rregjimi gjakatar, Milosheviçi dhe disa bashkëpuntorë të rregjimit të tij u dënuan në Gjykatën e Hagës për krime lufte dhe genocid, por politika serbe nuk u pastrua plotësisht nga bashkëpuntorët dhe ndjekësit e politikës së Milosheviçit dhe shkaktarët e genocidit në Jugosllavi dhe Kosovë. Presidenti aktual serb ka qenë ministër në qeverinë e Milosheviçit dhe disa përfaqësues të tjerë në qeverinë e sotme serbe, kanë pasur pozita të rëndësishme shtetërore gjatë regjimit të Milosheviçit. Të gjithë mbajnë përgjegjësi të madhe për gjakderdhjen në Jugosslavi e sidomos në Kosovë. Prandaj politika e Serbisë ndaj Kosovës edhe në ditët tona, më shumë se 20 vjet pas lufte dhe kapitullimit të Serbisë, është politikë paralufte, sepse janë mbetjet e Milosheviçit ende në politikën serbe, që e bëjnë atë. Kjo politikë është përgatitje ideologjike dhe diplomatike për luftën e re ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në botë.
Këto fakte bota demoratike perëndimore duhet ti vlerësojë në maksimum dhe të mos i neglizhojë, sepse Serbia ndaj shqiptarëve po përgatitet për një luftë të re dhe këtë aventurë të re serbët, po e gatuajnë në ditën me diell dhe me përkrahjen me heshtje të diplomacisë perëndimore.
2-Kosova ka në politikë njerëz që me idenë e “shkëmbimit të territoreve” ndihmuan Serbinë në gjallërimin e politikës së saj ekspansioniste ndaj Kosovës. Serbët dhe aleatët e tyre përpiqen, që atë që nuk mundën ta mernin me luftë, ta marrin me dredhi dhe presione tashti në kohë paqe.
Politikanët e Kosovës asnjë herë nuk i ngritën në arenën ndërkombëtare dhe as në bisedimet e Brukselit kërkesat e vazhdueshme të popullit të Kosovës: kthimin e trupave të shqiptarëve të vrarëve nga forcat serbe në Serbi, dënimin e kriminelëve të luftës, pagimin e dëmshpërblimit për dëmet e mëdha të shkaktuar Kosovës gatë luftës së fundit, kthimin e pensioneve, kthimin e rregjistrave të kadastës, heqjen e neneve mbi Kosovën nga kushtetuta e Serbisë etj. Këto qendrime jo korrekte ndaj popullit të vet, frymëzuar nga ndërkombëtarët, i dhanë mbështetje të mëtejshme politikës ekspansioniste të Serbisë.
3-BE dhe ShBA, megjithse luajtën rolin vendimtarë në Luftën e Kosovës, pas lufte mbajtën një sy mbyll dhe një vesh shurdh ndaj politikës luftënxitëse serbe ndaj Kosovës. Për amerikanët dhe diplomatët europianë ka rëndësi nënshkrimi i një marëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, ska rëndësi që ajo mund të jetë gjysmake. Për ata nuk ka rëndësi në se ngrihet një republikë e re serbe në Kosovë si ajo në Bosnjë, për ata nuk ka gajle në se i lënë Kosovës një gozhdë të thellë në shpinë.
Gabimet janë bërë që në marëveshjen e Kumanovës. Në këtë marveshje duhet të ishin shënuar, që Serbia duhet të pagunte dëshshpërblimet e luftës dhe detyrimet për të vrarët në Kosovë, dënimin e kriminelëve, heqjen e neneve nga kushtetuta serbe mbi krahinën e Kosovës, të respektonte pavarësinë e saj etj. Ende ka kohë që gjerat të marrin rrugën e mbarë dhe të vihen siç duhet në vend. Qeveria e kosovës dhe bashksia ndërkombëtare duhet ti kërkojë këto gjëra, që të zbatohen, që të mos ngjallet lufte e re në Ballkan.
Në bisedimet e Brukselit nuk duhet të ulen si të barabartë Serbia dhe Kosova. Kosova është shtet demokratik, nuk ka kryer asnjë agresion dhe asnjë genocid ndaj një vend tjetër. Ndërsa Serbia është shtet përgjegjës për genocidin në Kosovë, për vrasjen e mijra njerzve, vjedhje, përdhunime, shkatërrime masive, propagandën antikosovare për çnjohjet diplomatike, mos pranimit në OKB, UNESKO, INTERPOL etj.
Kosova nuk duhet të pranojë të ulet në bisedime me një shtet, që bën ndaj saj politikë agresive. Para se të fillojnë bisedimet për paqe, Serbia duhet ti paguaj Kosovës të gjitha detyrimet, që ka ndaj saj. Mbasi të paguhen dëmet dhe të pushojë fushata shpifëse dhe luftënxitëse kundra Kosovës, ahere mund të ulen në një tavolinë dhe të bisedojmë për problemet paqësore të dy vendet. Kosova është shtet paqësorë, por dëmet nga lufta dhe kërkesat e tjera është e drejta e saj ti a kërkojë Serbisë.
Asnjë shtet në botë nuk lejohet të bëjë propagandë të keqe ndaj një vendi tjetër për të cënuar imaxhin e vendit, për të prishur marëdheniet diplomatike apo për të mos u pranuar në organizmat ndërkombëtar. Këtë e bën vetëm Serbia, në kundështim me të gjitha ligjet ndërkombëtare dhe tolerohet nga vendet demokratike perëndimore, ShBA, vendet e Be, që janë ndërmjetës në bisedimet paqësore.
Së pari duhet të jenë këto vende, që duhet ti a bëjnë të qartë qeverisë së Serbisë, që propaganda e saj kundra Kosovës është propagandë lufte, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare, prandaj duhet të ndalet me një herë. Nuk është e lejueshme që përfaqësuesi amerikan Grenell i lutet Serbisë ta pushojë këtë fushatë shpifëse ndaj Kosovës dhe si shperblim për këtë urdhëron qeverinë e Kosovës të heqë taksën ndaj mallrave serbe.
Kosova nuk ka shkelur, por ka zbatuar rregullat ndërkombëtare me taksën e vënë ndaj mallrave serbe. Me një shtet agresor duhet të ndërmarrësh pa tjetër masa ekonomike. Masa të tilla me ngritje taksash i zbatojnë edhe vendet e tjera. Kjo është praktikë botërore, që zbatohet për të mbështetur prodhuesit vendorë ose masë shtërnguese për sjellje dëmtuese ndaj qytetarëve tuaj nga vendet e tjera. Se sa ka qenë përfitimi në Kosovë nga kjo taksë ndaj Serbisë, nuk e di plotësisht, por ankesat e qeverisë serbe për taksën nga qeveria e Kosovës janë të mëdha.
Në anën tjetër asnjë shtet në botë nuk lejohet të bëjë propagandë, për të dëmtuar marëdhëniet diplomatike të një vendi me vendet e tjera, ose që një vend të mos pranohet në organizmat ndërkombëtarë. Nuk ka asnjë shembull në botë për këtë, përveç rasti i Serbisë, që bën në drejtim të Kosovës, nën hundën e BE dhe të ShBA. Kjo është Serbia, që ka të nëshkruar marëveshjen e asociimit me BE dhe pret të bëhet antar e rregullt i BE.
Muajin e kaluar ministri i jashtë rus Lavrov i bëri me dije kryeministrit shqiptar për një marëvesje miqësie Ruso-Shqiptare, nënshkruar në Tiranë midis tij dhe ministrit të jashtëm shqiptar, por të lënë në harresë nga qeveria shqiptare, pasi nuk është miratuar në kuvendin shqiptar. Marëveshje të tilla janë shumë të mira midis vendeve dhe unë mendoj se me Federatën Ruse duhet të kishim një marëveshje të tillë prej kohësh. Harresa e kësaj marveshje e paraqesin shtetin tonë në arenën ndërkombëtare, që drejtohet nga njerëz jo kopetent në politikë.
Mendoj se me Rusinë duhet të kemi marëdhënie të mira, duke ditur që dikur me BRSS kemi pasur marëdhënie shumë të mira, vendosur qysh gjatë LANÇ dhe që vazhduan edhe më pas dhe u prishën për arsye ideologjike. Rusia është shtet i madh, fuqi botërore dhe luan rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Ne me Rusinë duhet të kemi marëdhënie reciproke të mira dhe nga Rusia duhet të kërkojmë të njohë Kosovën dhe të mos ushqehet me çorbën serbe për politikën në Ballkan. Është e pakuptueshme vendosja e Rusisë dhe e Republikës së Kinës kundra pranimit të Kosovës në UNESKO, INTERPOL etj., kur me qëndrimin e tyre më tepër dëmtohet kultura botërore se sa populli i Kosovës dhe mbështetet rregjimi i Milosheviçit.
Me ShBA kemi marëdhënie mjaft miqësore me rrënjë të vjetra historike. Gjaku shqiptar nga Kosova i presidentin Vashington, ndihma e madhe e vendimtare ndaj çeshtjes shqiptare e presidentit amerikan Uillson në Konferencën e Paqen në Paris më 1919, ndihma e madhe amerikane në mposhtjen e genocidit serb në Kosovë dhe çlirimi i saj, qendrimi mjaft afër atdheut të tyre dhe ndihma e madhe e shqiptarëve të Amerikës, përbëjnë gurët e themelit të respektit të madh që kanë shqiptarët ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kjo nuk duhet të ngatërrohet me mospërputhjet midis qeverive shqiptare dhe diplomatëve të caktuar amerikan, që shfaqen për probleme të ndryshme. Të ndejturit kokëulur dhe lepepejqej në raste të caktuar mund ti sjellë dëm të madh interesave kombëtare, ashtu siç janë vërtetuar në disa marveshje nënshkruar në Bruksel. Servilët shqiptarë dhe amerikan i sjellin dëm të madh interesave tona kombëtare dhe miqësisë me ShBA.
Shqipëria duhet të ketë rolin determinues në ndihmën ndaj Kosovës dhe të popullit të saj. Asnjë hap në marveshjet ndërkombëtare nuk duhet të bënin Kosova e Shqipëria pa u konsultuar më parë njera me tjetrën. Shqipëria duhet ti a bënte të qartë qeverisë së Serbisë, që të mos ndërnynte në punët e brendshme të Kosovës, të mos merrej me propagandaë kundra Kosovës dhe të mos kishte asnjë shpresë për ndonjë territor brenda Kosovës. Për çdo ndërhyrje në punët e Kosovës apo propagandë kundra saj Shqipëria, duhet ti vinte sanksione Serbisë, që luftënxitësit e Beogradit ta dinë mirë se shqiptarët janë një komb me shpirt të bashkuar. Masa lehtësuese të mëdha për shqiptarët duhet të ishin në kufirin ndërmjetës me Kosovën dhe taksa në rrugën e Kombit duhet të ulet në 150 lekë të reja për të gjithë.
Populli shqiptar fatkeqësisht sot është i përçarë, në sajë të politikanëve të tij, që shohin vetëm interesin personal. Sot jemi më të varfërit në botë, sepse kështu na lanë politikanët tanë. Shqipëria është vëndi ku ende nuk ka demokraci, por sundon autokracia, deputetët i zgjedh kryetari i partisë, vendet për deputet shiten, blihen diplomat e shkollës dhe doktoranturat, nuk zbatohen ligjet etj. Nga kjo gjendje kaotike dhe e dëshpëruar shqiptarët po braktisin vendin. Gjendje e përafërt është edhe në Kosovë.
Por tek qeveria e re e Kosovës kam besimin më të madh, që do të sjell ndryshimin e duhur. Asaj i kanë rënë detyra shumë të rënda, në përballimin e agresionit serb ndaj Kosovës, por edhe ti kthejë popullit të vet shpresën e humbur, duke rregulluar gjendjen ekonomike të popullit. Dëshiroj, që marëdhiniet me Serbinë të zgjidhen sipas interesave të popullit të Kosovës dhe jo interesave të ambasadorëve të huaj.
Shqiptarët duhet të kthejnë vemendjen tek historia e tyre e lashtë, për të nxjerrë mësime dhe për të fituar energji të reja, për të përballuar të tashmen e errët. Kur studion historinë tonë të lashtë, e kupton dhe të qartësohet roli i madh në histori, që kanë luajtur të parët tanë. Nuk është plotësisht vendi këtu për paraqitje të historisë së lashtë të popullit tonë, por vetëm pak ngjarje do të mjaftonin, tu mbushja shpirtin me shpresë dhe ngreja lart moralin e rënë të bashkëatdhetarëve të mi.
Shqiptarët e lashtë, pellazgët, ngritën qytetërimi e parë në botë. Ata ngritën fshatrat e parë, kasollet dhe shtëpitë, përgatitën enët prej balte, filluan bujqësinë, mbarshtruan bagëtinë, shpikën shkrimin. Dhe fjalët e para të shkruara në botë janë: VIJV = UJI dhe DORA. Gjatë kohës së bronzit ngritën qytet-shtetet si Troja, Mikena, Sparta, Butrinti, Oriku, Apollonia, Kruja, Lisi, Iskodra etj.
Gjatë mijëvjeçarit të parë p.e.s. fiset e afërta pellazge lidhen dhe bashkohen njeri me tjetrin dhe kështu formohen popujt ilir, maqedonë, dardan, epirot, thrak, dakë etj., që formojnë mbretëritë e tyre gjatë shekujve 8-4 p.e.s. Të gjithë kanë folur dialekte të ndryshme të gjuhës pellazge/shqipe. Mjaft njerëz të shquar njeh historia gjatë kësaj kohe nga këta popuj: Filipi i Dytë i Maqedonisë, Hylli, Bardhyli, Teuta, Genti, Aleksandrin e Madh, që e zbythi ushtritë persiane nga rajonet shqipfolëse të Elladës dhe Anadollit.
Vetëm shqiptarët e arritën këtë shkallë të lartë përparimi shoqëror, sepse rreth tyre në Europën Qendrore dhe Veriore mbizotëronin fiset e pa organizuara iberike, gale, kelte, gjermanike, balte, fine, sllave dhe më në lindje fiset mbledhës gjuetar siberiaane, turko-mongole, tibetiane, arabe, në Afrikë fiset sahariane, berbere etj.
Pas luftrash të ashpra me ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët etj., romakët e pushtua gadishullin Ilirik më 168 p.e.s. dhe e riorganizuan në Provincën Ilire të Pernadorisë Bizantine, ku ka mbizotëruar gjuha dhe kultura shqiptare. Me pushtimin osman rreth vitit 1350 trojet shqiptare u përfshin në pesë vilajete. Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftra të ashpra për pavarësi, që shkëlqyen me Skenderbeun në vitet 1444-1479, kur qëndresa shqiptare pas vdekjes së tij më 1468 ra. Sidoqoftë Skenderbeu njihet sot si udhëheqsi i shqiptarëve, që për 25 vjet i bashkoi të gjithë shqiptarët në një dhe u bëri ballë hordhive osmane. Skenderbeu vlerësohet sot edhe si mbrojtës i qytetërimit perëndimor nga pushtimi osman.
Kjo histori e shkurtër duhet të na shërbejë të njohim veten dhe të mësojmë nga të parët tanë, që ditën të rregullojnë drejtë jetën e tyre, marëdhëniet me fqinjët dhe të jenë shembull edhe për popujt e tjerë. Ata e deshën shumë vendin e tyre, luftuan për te dhe përparimin e tij ashtu si duhet të luftojmë edhe ne sot.
Postime të Lidhura
ARIF EJUPI: DUKE MOHUAR VETVETEN NUK FITOJMË SIMPATINË TEK TË TJERËT
Zhenevë, 09. 10. 2015: Javën që shkoi gazeta “Express” e Prishtinës ka publikuar një videokasetë me pamje nga…
MR.SC.SULEJMAN MEHAZI: VALLJA E PEJDUSHKËS!
Tetovë, 21. 08. 2014: Është koha e “Valles së Pejdushkës” apo e Pejnikollës, jemi çmendur pas kësaj valleje…
Skënder Sadri KAPITI: Urime Qeveria ‘Kurti’ – si Qeveri e VETTING-ut, shpresës dhe e integrimit
Durrës, 4 shkurt 2020: Arritja e marrveshjes së Kualicionit LVV-LDK dhe formimi i qeverisë është fundi i regjimeve…
KIMETE BERISHA: KORRUPCIONI I SHENJTË! PAPA FRANҪESKU PRANON ‘ME TË NJOHSHËM’ TA ‘PAGËZOJË’ TË BIRIN E EDI RAMËS!
Prishtinë, 23. 09. 2014: Karizma e tij është aq e madhe, arroganca dhe narcisizmi i tij është aq…