Pashtriku, 19 mars 2020: Hashim Thaçi ka inicuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë. Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, në një shkrim në rrjetin social facebook, ka vlerësuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në këto momente në Kosovë, është e panevojshme.
“Lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Duke e përcjellur debatin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, konsideroj që një vendim i tillë, për nivelin aktual të rrezikut është i panevojshëm”, shkruan Qehaja në Facebook.
“Tradicionalisht gjendja e jashtëzakonshme shpallet kur ka rrezik fizikë për destabilizimin e situatës së sigurisë, nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, por edhe në raste të fatkeqësive natyrore. Në rastin konkret rreziku vjen nga një epidemi e “padukshme” e cila e ka kapluar globin dhe nuk ka adresë mbi bazën e së cilës gjendja e jashtëzakonshme do t’i kundërvihej”, thotë tutje ai.
Qehaja thotë se “Argumentet se duhet vendosur rendin publik nëpërmjet një mase ekstreme siç është gjendja e jashtëzakonshme nuk qëndrojnë për arsye se ato mund të bëhen në gjendje ekzistuese”.
“Lypset një mobilizim i policisë e cila sipas nevojës do të mund të mbështetej nga njësitet relevante të FSK-së. Konsideroj që Qeveria është duke menaxhuar situatën mjaft mirë dhe të gjithë duhet të japin kontributin në funksion të arritjes së qëllimit të përbashkët për minimizimin e pasojave nga kjo epidemi”, përfundon ai.
Postime të Lidhura
Skënder Sadri Kapiti: Nuk pritej ky zhgënjim i madh nga politikanët e Kosovës!
Durrës, 20 korrik 2020: Pasi u çlirua Kosova me 12 Qershor 1999, si shumë shqiptarë nga Kosova që…
BEHXHET SHALA BAJGORA: NË MUNGESË TË PASTËRTISË, LOJËRA TË NDYRA PËR ATA QË NUK KANË FYTYRA!
Prishtinë, 30 gusht 2017: (Seanca e 24 gushtit, a ishte e dështuar apo e planifikuar) – Ishte një…
GËZIM MEKULI: DREJTORI I RTK’s, MENTOR SHALA – I
Oslo, 13. 01. 2016: Kohë më parë Duma ruse aprovoi një ligj ku nga përdoruesit e mediave sociale,…
GËZUAR KRYEFESTËN KOMBËTARE!
GËZUAR KRYEFESTËN KOMBËTARE! Në çdo fillim nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe kudo në botë, shpirtin dhe mendjen…