SHERADIN BERISHA: SPD-LDK’ja DUHET TA TËRHEQ MOCIONIN PËR RRËZIMIN E QEVERISË KURTI! QUINTI: LUFTONI ‘COVID-19’, E JO NJËRI TJETRIN!

Pashtriku, 25 Mars 2020: Grupi parlamentar i SPD’së në Gjermani përmes një komunikate i bëri thirrje LDK-së që të tërheq mocionin e votëbesimit për Qeverinë në krye me Albin Kurtin.
‘SDP bën thirrje që LDK të tërheq mocionin e votëbesimit. Populli i Kosovës ka nevojë për stabilitet politik më shumë se kurrë. Është inkurajuese që Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe disa deputetë të tjerë dhe ministra janë kundër mocionit të votëbesimit’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti..
Sipas kësaj partie planet për të rrëzuar Albin Kurtin në një kohë kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 tregojnë papërgjegjësi.

SPD gjithashtu ka kritikuar edhe çasjen e Hashim Thaçit në këtë situatë. “Në krizën aktuale, qeveria e kryeministrit Kurti po vepron me kujdes. Prandaj jemi shumë të shqetësuar për mënyrën sesi forca brenda vendit po përpiqen ta përdorin pandeminë për përfitime. Në vend që të flas me qeverinë njëzëri dhe të bëjë thirrje për respektim të masave mbrojtëse, presidenti Thaçi po bën thirrje për shpallje të gjendjes së jashtzakonshme, duke zgjeruar kompetencat e tij”, thuhet në komunikatë.
Në këtë kudër SPD edhe vendimin e z.Kurti për shkarkimin e MPP, Agim Veliut e shohin si të arsyeshëm, sepse deklarimet e tij ishin kundërshtuese me vendimet e Qeverisë.
Kjo parti ka nënvizuar edhe lojën për shkëmbim të territoreve Kosovë’Serbi. ‘Përpjekjet e forcave jo-evropiane, nën hijen e pandemisë globale të koronës, për të vazhduar më tej me planet për një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të tolerohen fare. Këto rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ne i refuzojmë lojërat e tilla’, thuhet në fund të komunikatës.
Për këtë gjendje të krijuar ka reaguar edhe politikanja e “BÜNDNIS90/DIE GRÜNEN”, Jamila Schaefer! Ajo ka bërë thirrje që t’u jepen fund lojërave të rrezikshme politike në Kosovë, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.
***
Gjuthashtu sot edhe shtetet e Quintit ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë dhe SHBA-ve, i kanë bë thirrje partive dhe institucioneve të Kosovës: Luftoni COVID-19, e jo njëri tjetrin!
‘Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqëndrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim’ – thuhet në deklaratë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura