SHERADIN BERISHA: KUSHTETUTA E AHTISARIT – GJENERATORI I KRIZAVE QEVERITARE NË KOSOVË! URGJENTISHT TË NDRYSHOHET!

Pashtriku, 7 Prill 2020: (Ky shkrim fillimisht është publikuar në rrjetin facebook, më 1 prill 2020)

Koha e fundit për reflektim!
1. “Kosova është kornizë e pakos së Ahtisarit, e cila vazhdimisht krijon kriza institucionale! Krijimi i qeverisë është kriza e radhës!” – kështu kam shkruar më 13 qershor 2017 në murin tim të facebook’ut, në kohën kur partitë politike ishin grupuar në PAN dhe VLAN! (Lexo në foto)

2. Prej disa vitesh kam shkruar se, “Kosova duke qenë kornizë e pakos së Ahtisarit (me këtë kushtetutë që kemi aktualisht) dhe vend “sui generis” – “i veçantë”, në mënyrë ciklike ka prodhuar kriza politike. Ne mund të diskutojmë kot, derisa Kosova ka kriza të vazhdueshme qeveritare sot dhe mund të ketë në çdo motmot!”
3. Prandaj pa hezitim kam kërkuar dhe po e përsëris se, “me pakon e Ahtisarit, (e cila në maj 2008 pa diskutime nga deputetët u shndërrua në Kushtetutë), është bërë një ‘krim’ i pashembullt ligjor ndaj të ardhmes dhe zhvillimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.”
4. Gjithashtu prej vitesh kam shkruar se, “për t’i dhënë fund këtij degradimi, Kosovën nga shteti “sui generis” i Marti Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!”
Si mund ta bëjmë këtë gjë?!
5. Kam ritheksuar shumë herë, “pa humbur kohë të bëhet:
1. ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit,
2. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet,
3. reformë në gjyqësi,
4. në prokurori,
5. në polici dhe
6. në AKI.”
6. Pastaj kam rithënë disa herë: “Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, do të kemi riciklim të krizave institucionale, jo vetëm në krijimin dhe rrëzimet e qeverive (siç ka ndodhur në vitet: 2010, 2014, 2017, 2019, 2020) por edhe stagnime të vazhdueshme në zhvillimin e shoqërisë. Rrjedhimisht do të kemi pushtete abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i patëm për 20 vjet rresht!”
7. Sot presidenti Hashim Thaçi (pas rrëzimit të qeverisë Kurti, me 25 mars) ka nisur bisedimet me partitë që ishin për 20 vjet rresht në pushtet: (PAN + LDK + Pakicat), për formimin e një qeverie të re!
– A është kjo zgjidhja e duhur?
– Jo, nuk është!
– Pse nuk është ?
– Sepse është ende në fuqi gjeneratori i krizave institucionale – qeveritare etj., që ka një emër Kushtetuta e Ahtisarit, e cila me nenet 82.2 ^ 95.5 dhe jo vetëm, vazhdimisht kane ricikluar kriza qeveritare!
– Çka është dashur dhe duhet të bëhet?
– E kam thënë shumë herë dhe tani po e përsëris: “urgjentisht duhet të ndryshohet Kushtetuta e Ahtisarit”, ky gjenerator i krizave!
8. Ridizajnimi i kësaj kushtetute sjellë vetëm një ndryshim për përmirësim të kësaj krize, por jo dhe zgjidhje përfundimtare të krizave!
– Pse?
– Sepse gjithmonë do të ketë diskutime dhe interpretime të ndryshme nga subjektet politike, të cilat derivojnë kriza të tilla!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Pashtriku, 2 Prill 2020: Koha e fundit për reflektim!

1. “Kosova është kornizë e pakos së Ahtisarit, e cila vazhdimisht krijon kriza institucionale! Krijimi i qeverisë është kriza e radhës!” – kështu kam shkruar më 13 qershor 2017 në murin tim të facebook’ut, në kohën kur partitë politike ishin grupuar në PAN dhe VLAN! (Lexo në foto)

2. Prej disa vitesh kam shkruar se, “Kosova duke qenë kornizë e pakos së Ahtisarit (me këtë kushtetutë që kemi aktualisht) dhe vend “sui generis” – “i veçantë”, në mënyrë ciklike ka prodhuar kriza politike. Ne mund të diskutojmë kot, derisa Kosova ka kriza të vazhdueshme qeveritare sot dhe mund të ketë në çdo motmot!”
3. Prandaj pa hezitim kam kërkuar dhe po e përsëris se, “me pakon e Ahtisarit, (e cila në maj 2008 pa diskutime nga deputetët u shndërrua në Kushtetutë), është bërë një ‘krim’ i pashembullt ligjor ndaj të ardhmes dhe zhvillimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.”
4. Gjithashtu prej vitesh kam shkruar se, “për t’i dhënë fund këtij degradimi, Kosovën nga shteti “sui generis” i Marti Ahtisarit duhet ta bëjmë shtet normal të Adem Jasharit!”
Si mund ta bëjmë këtë gjë?!
5. Kam ritheksuar shumë herë, “pa humbur kohë të bëhet:
1. ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit,
2. reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet,
3. reformë në gjyqësi,
4. në prokurori,
5. në polici dhe
6. në AKI.”
6. Pastaj kam rithënë disa herë: “Nëse me këto reforma nuk e bëjmë Kosovën shtet normal, do të kemi riciklim të krizave institucionale, jo vetëm në krijimin dhe rrëzimet e qeverive (siç ka ndodhur në vitet: 2010, 2014, 2017, 2019, 2020) por edhe stagnime të vazhdueshme në zhvillimin e shoqërisë. Rrjedhimisht do të kemi pushtete abuzive, nepotiste, korruptive dhe kriminale siç i patëm për 20 vjet rresht!”
7. Dje dhe Sot presidenti Hashim Thaçi (pas rrëzimit të qeverisë Kurti, me 25 mars) ka nisur bisedimet me partitë që ishin për 20 vjet rresht në pushtet: (PAN + LDK + Pakicat), për formimin e një qeverie të re!
– A është kjo zgjidhja e duhur?
– Jo, nuk është!
– Pse nuk është ?
– Sepse është ende në fuqi gjeneratori i krizave institucionale – qeveritare etj., që ka një emër Kushtetuta e Ahtisarit, e cila me nenet 82.2 ^ 95.5 dhe jo vetëm, vazhdimisht kane ricikluar kriza qeveritare!
– Çka është dashur dhe duhet të bëhet?
– E kam thënë shumë herë dhe tani po e përsëris: “urgjentisht duhet të ndryshohet Kushtetuta e Ahtisarit”, ky gjenerator i krizave!
8. Ridizajnimi i kësaj kushtetute sjellë vetëm një ndryshim për përmirësim të kësaj krize, por jo dhe zgjidhje përfundimtare të krizave!
– Pse?
– Sepse gjithmonë do të ketë diskutime dhe interpretime të ndryshme nga subjektet politike, të cilat derivojnë kriza të tilla!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura