PSE PO SULMOHET KRYEMINISTRI RAMA NË PRISHTINË DHE NË TIRANË?

PSE PO SULMOHET KRYEMINISTRI RAMA NË PRISHTINË DHE NË TIRANË?

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 9 qershor 2023

Paternalizmi i domosdoshëm e jo i tepërt

Kur Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë deklaroi në Beograd se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se sa më parë ta kuptojë Serbia, për te do të jetë më e mirë, shpërtheu një përkrahje e fuqishme në Kosovë dhe gjithandej ku jetonin shqiptarët duke i himnizuar paraqitjen e tij si patriotizëm sikur  të Ismail Qemalit sa që edhe këngë i kushtuan hiç këtu lavdet që peshonin rëndë e rëndë. Edhe udhëheqësit kosovarë i rrinin cuc dhe mirënjohës për këtë përkrahje që , në rrethana normale ishte dhe është përkrahje që e kanë bërë edhe shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  Kundër Ramës ishin disa hiça që donin të faktorizoheshin duke i bërë karshillëk, intelektualisht analfabetë, politikisht të papërfillshëm, moralisht të diskredituar, kombëtarisht me një të kaluar të ndyrë familjare dhe personale sikur që edhe në aspektin njerëzorë, karikatura njerëzore. Tash, nuk është se Edi Rama është i përkryer por çdonjëri që e njeh Shqipërinë, në përgjithësi dhe Tiranën, në veçanti, e pranon se ia ka ndryshuar fytyrën (pamjen) edhe Shqipërisë, edhe Tiranës. 

Nga një fytyrë e shëmtuar, edhe të Shqipërisë e sidomos të Tiranës, me një transformim të madh duke e paguar thuaja edhe me jetë, nëse nuk i ka bërë fytyra më të bukurat, së paku i ka bërë më të durueshme. Tirana para dhe pas Edi Ramës është krejt ndryshe, nga një Kandahar arkitektonik të pajetueshëm është shndërruar në një mjedis të jetueshëm dhe kjo duket edhe për ata që e kanë dioptrinë e dobësuar hiç ata që e kanë dioptrinë politike krejtësisht të çrregulluar. Edi Rama, kur tregoi një interesim më të madhe dhe më serioz për Kosovën, nga kosovarë të shpifur dhe mohues të kombit shqiptar, nga mbetje dhje zgjatje të jugosllavëve dhe serbëve , mrekullisht të përshtatur thuaja në të gjitha qeveritë e Kosovës e që po lulëzojnë në qeverinë Kurti 2 , u akuzua për një paternalizëm të panevojshëm dhe të dëmshëm në kohën kur Kosova i paska institucionet dhe udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike . Me një fjalë , të akuzosh Edi Ramën dhe cilindo udhëheqës të shtetit shqiptar për paternalizëm ndaj Kosovës është sikur të akuzoni Manzonin dhe Garibaldin për paternalizëm ndaj italianëve që nuk jetonin të bashkuar dhe donin të jetonin në Piemont. Me Edi Ramën nuk jam takuar kurrë  në jetë por e kam përcjellur maratonën e tij politike , që nga koha kur u zgjodhë i pari i Tiranës duke i dhënë pamje , përmbajtje dhe fyrmë për një jetë më të mirë në Tiranë. Ndryshimet janë shumë të dukshme, të pakundërshtueshme edhe nga ata që nuk pajtohen me te.

Çarjet e para , të dukshme dhe të panevojshme u shfaqën në kohën kur Albin Kurti u bë kyreministër i Kosovës i cili, nga një numër i trushpërlarëve partiakë u shpallë Luan i shqiptarisë ndonëse në Kosovë u krijua një komb joekzistues dhe jorezistues , kombi kosovar . Albin Kurti , në përpjekje që të ulet në karriken që do të vendoste për  gjithë shqiptarët, si Baba i të gjithë Shqiptarëve ishte e domosdoshme që ta zhvendoste Ramën nga kjo mundësi sepse , dy prapanica king size për kah madhësia nuk kanë vend në një kolltuk që parashihet vetëm për një prapanicë. Për fillim  bëri përpjekje t’i fusë një pykë  duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, veprim jonormal dhe jolegal. Rezultatet e zgjedhjeve dhe numri i votave ishte i përafërt me votat që fituan kandidatët në zgjedhjet e fundit lokale në veriun e okupuar të Kosovës . Këtë diversion (pabesi), Edi Rama e kaloi me sportivitet duke e shndërruar në batuta për një përdorim, nuk pati pasoja, as për Albinin e as për Edi Ramën dhe Shqipërinë. Me zgjedhjet në Veri të okupuar të Kosovës patëm, kemi dhe do të kemi shumë probleme ndonëse jemi në të drejtën tonë.

Sulmet nga maskarenjë të të gjitha ngjyrave politike dhe profileve qeveritare dhe joqeveritare filluan dhe u forcuan me nismën e Ballkanit të Hapur që në Kosovë u kundërshtua , si nga opozita ashtu edhe nga pozita , pa ndonjë arysetim të argumentuar hiç këtu brohoritjeve patriotike që ende zënë vend në Kosovë , si mjet manipulimi për ruajtje të pushtetit dhe ardhje në pushtet. Mos të flasë këtu për llaskucërit kujdestarë të së ashtuquajturës shoqëri civile që , për një përfitim personal material e ndërrojnë edhe gjininë kurse përkatësinë kombëtare e ruajnë të pandryshuar , as që e kanë patur ndonjëherë dhe as që e kanë përveç  lëkurën e kameleonit . Edi Ramën e bombarduan nga të gjitha anët , e kafshuan këta me dhëmbë qeni e pamje njeriu , jugosllavët dhe serbët e  konvertuar në patriotë kosovarë , deri në linçim personal dhe familjar. Jo se Edi Rama kishte gjithmonë të drejtë në paraqitjet mediale dhe në qëndrimet por ky është mandati dhe profili i një burrështetasi që detyrohet të merr vendime në përputhje me mundësitë , edhe kur janë kundër bindjeve personale dhe bindjeve të shumicës . Edi Rama ka marrë vendime prej burrështetasi e jo vendime prej kryeministri prandaj edhe po ka rezultate konkrete . Prandaj edhe po i fiton zgjedhjet ,madje edhe në fshatin e Sali Berishës ! Prandaj nuk ka konkurencë në Shqipëri as edhe në mesin e shqiptarëve . As në mesin e kosovarëve me prejardhje kosovare . Me kombësi të shpifur!

 Drafti për Zajebnicën i Edi Ramës

Albin Kurti është kryeminstër i Kosovës me më shumë se 50 % të votave të fituara . Në sistemet me një demokraci të zhvilluar dhe të qëndrueshme , ky rezultat do të konsiderohej si jonormal dhe i paarritshëm sepse prishë baraspeshën e vendimmarrjes duke u njëjtësuar me sistemet komuniste dhe diktatoriale . Bashkësia ndërkombëtare , me qëllim të arritjes së qëllimeve politike jo çdoherë në përputhje me moralin ka lejuar dhe ka krijuar liderë autokratë që pastaj janë shndërruar në diktatorë të vegjël. E ka krijuar dhe lejuar Gjukanoviqin për aq kohë sa kanë patur nevojë për te. E kanë krijuar dhe lejuar Dodikun të cilin ende e durojnë sepse kanë nevojë për te . E krijuan Gruevskin dhe në çastin kur u bë i tepërt e zëvendësuan me Zajevin , aspak më i mirë se Gruevski. E kanë krijuar dhe forcuar Vuçiqin të cilin edhe sot po e përkrahin sepse kanë nevojë për te. E kanë krijuar dhe po e përkrahin Ramën sepse nuk po gjejnë zëvendësim të përshtatshëm për projektet e tyre . E përkrahën Kurtin në mandatin e parë duke menduar se do ta përpunojnë dhe , në çastin kur nuk iu doli si e menduan , e rrëzuan për t’i dhënë edhe një mundësi përmirësimi . Tash , kur nuk arritën ta zbusin dhe ta bëjnë me një pedigre të një qenushi politik të dëgjueshëm , nuk po i lënë askund vend duke e trajtuar si kryengritës të pamenxhueshëm në vend të cilësimit mashtrues të të qenit partnerë. Asnjëri nga politikanët kosovarë , që nga përfundimi i luftës nuk është trajtuar si partner i ndërkombëtarëve , ndryshe nuk do tëp kërkohej nga ta vetëm zbatimi i detyrave të dhëna , në raste të caktuara siç është tani , shumë të rënda dhe të pamoralshme. Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet me mënyra që mijrafish ia kanë kaluar mësimeve dhe udhëzimeve të Makiavellit . Nëse dikush do të vendosë të hulumtojë mënyrat që i ka përdorur Kurti për ardhje në pushtet , atëherë Makiavelli do të mbetej asgjë përveç një karikature udhëzuese ! Albin Kurti e ka marrë pushtetin me shumë mund , djersë , vuajtje dhe gjak prandaj nuk e lë pushtetin lehtë . Nuk e lë pushtetin në asnjë mënyrë qoftë duke e paguar çmimin që e pagoi Salvador Alende në Kil duke e mbrojtur pushtetin , deri në vetflijim. Nuk e besoj se Albin Kurti do të vendoset para kësaj sprove por , e them hipotetikisht se nëse do të përsëritej kjo situatë do të mbetej si  Mohikani i Fundit , pa gjeneralë dhe pa asnjë ushtarë. Ndoshta Xhelua do t’i qëndronte afër , ndoshta . Nuk është e rastit që amerikanë parashihnin që , eventualisht , në të ardhmën t’i shpallin saliberisha ( nongrata ) vetëm Binin dhe Xheluan ! A mos po mendoni që mbetjet dhe zgjatjet jugosllave dhe serbe me të cilat Bini ka metastazuar të gjitha institucionet e Republikës ( shih ti , të Republikës ) do të sakrifikohen për Udhëheqësin e Madh  , me Mundësi të Vogla . Kurrë dhe asanjëherë . Partia e koalicionit do të jetë e para që do ta lë të vetmuar ; në mesin e tyre e kanë Haxhi Qamilin , Peci për shkaqe anatomike nuk ka mundësi të bëjë më shumë përkundër vullnetit për të ndaluar pirjen e duhanit që ia bëjnë Binit prapa shpine , Donika Katran ( Shvarc ) Gërrvalla  , e mbushur me padije dhe urrejtje patologjike ndaj vlerave kombëtare dhe shtetërore do të kthehet në oborrin e Sholcit kurse Vojsa Osmani që kishte premtuar ndyrshime të mëdha , të vetmet ndryshime i ka bërë në pamjen e saj ! Madje , kam shkruar edhe më heret se nëse vjen koha me e rreh pyka – pykën , Vojsa do të bëhet Bruti i Albinit ( Cezarit ) duke i ngulur thikën ( heqjen e përkrahjes ) në shpinë ! Albin Kurti është në pozitë shumë të rëndë sepse për bashkëpunëtorë ka zgjedhur injorantë dhe mediokër . Se u ka hapur luftë , deri në asgjasim vlerave kombëtare . Sepse e ka mohuar të kaluarën e Albin Kurtit , patriot , i patrembur dhe i vendosur . Sepse është treguar bashkëjetues , deri në shpërfaqje dhe shpërfytyrim me pushtetin dhe jo me shtetin. Sepse ka vendosur raporte karshillëku me Shqipërinë të cilën e barazon me Edi Ramën . Sepse e ka të zhvilluar ndjenjën e madhështisë , deri në përmasa patologjike ! Kjo kushton , ka çmim ! A po sillen ndërkombëtarët  korrekt me Albinin ? Aspak , përkundrazi kujt t’i çohet prej ndërkombëtarëve ia futë një spicë në rrotat në qerren e quajtur Kosovë. Eskobari dhe Hilli janë Juda dhe Pont Pilati i Albin Kurtit . Njëri po i jepë dënimin , tjetri po i lanë duart e “ përgjakura “ pas kryqëzimit politik të Albin Kurtit . Edhe baca Adem kishte probleme të vazhdueshme me Hillin gjatë luftës në Kosovë. Jam i sigurt se po të varej vetëm nga vullneti i Christofer Hillit , Kosova sot do ta kishte vetëm autonominë kulturore , nuk do ta kishte as autonominë e Rrahman Morinës ! Në dhe rreth Kosovës po luhet një lojë e ndyrë që ne nuk po e shohim dhe nuk na lejohet ta shohim . Ata që janë brenda ( Albini me injorantët dhe mediokrët që vet i ka zgjedhur ) e kanë një tjetër pamje , një pamje reale prandaj edhe po reagojnë sepse , jo që e duan Kosovën por mund ta humbin pushtetin. Parimisht , për të gjitha kundërshtimet Albin Kurti ka të drejtë dhe do të duhej të përkrahej nga të gjithë po të ishim të sigurt se do të qëndronte . Unë nuk besoj se qëndrojnë deri në fund sepse e kaluara e tyre ua mohon këtë . Sa i përket veriut , Albin Kurti ka të drejtë 100 % por se 100 % ka vepruar gabimisht . Gabimet në politikë janë të pafalshme dhe , për situatën e veriut janë të pakorigjueshme , duket edhe të pakthyeshme . Ndërkombëtarët po vendosin , veç kanë vendosur një protektorat në veri të Kosovës të cilin do ta mirëmbajnë deri në një kohë të  kur do t’ia dorëzojnë Serbisë . Qofsha i gabuar .

Edi Rama doli me një draft propozim për Zajebnicën që ua dorëzoi dy kontribuesve më të mëdhenj sot kundër pavarësisë së Kosovës , zonjës Makron dhe zotit Sholc . Dhe menjëherë  u aktivizua ushtria e uluritësve të përhershëm kundër Ramës , pa e lexuar dhe pa e ditur përmbajtjen e këtij propozimi. Më herët kur disa OJQ-ë , gjermane , serbe , lingure , çifute dhe të tjera paraqitnin propozime për Zajebnicën , jo që nuk kishte kundërshtime por i thyenin këmbët të shkonin para Ambasadës së Zeusit duke u kollarisur dhe u parfumosur me pesticide . Disa hatroheshin fort pse nuk ishin ftuar në këto diskutime historike . Dhe , sipas një automatizmi të gjithë luanin sipas muzikës ( propozimit ) që “ diskutohej në këtë Ambasadë . Përveç Enver Hasanit që e ruajti dhe mbrojti integritetin dhe ndershmërinë profesionale . Deri në fund. Sot , kur e lexon dhe dëgjon se kush po e sulmon Edi Ramën për këtë draft të Zajebnicës , të vjenë të vjellësh aq shumë dhe aq hidhërueshëm që , edhe vullkani Etna , buzë Vezufit nuk vjellë aq shumë gjatë shpërthimeve ciklike të lavës që , sipas legjendave e ka përmbytur Pompeun . Këta .që sot po e kritikojnë dhe sulmojnë Ramën për një propozim që nuk e dinë as edhe një shkronjë të vetme , pa asnjë dyshim se do të na përmbysin me injorancën , mediokritetin dhe nënshtrimit para një Autoriteti , pa asnjë kriter moral dhe në kundërshtim të plotë me standardet minimale të dinjitetit ! Po e sulmojnë edhe Enver Hoxhajn  ndonëse Enver Hoxhaj  është Akademi për politikë të jashtme për këta ushtarë të injorancës dhe të mediokritetit ! Kurrë dhe në asnjë rast nuk e besoj se Edi Rama do të punojë të dëmtojë intreset e Kosovës dhe të shqiptarëve . As në imagjinatën më të shëmtuar ! Ndërsa , sa i përket sulmeve që i bëhen në Tiranë këto bëhen nga Sali Berisha i cili , edhe për përmbysjet në San Francisko , për Uraganin Katrina apo për rënien  e Bahmutit , midis të tjerave fajtor kryesor dhe të vetëm e bënë Edvin Kristaq Ramën , vazalin dhe vëllaun e Aleksandar Vuçiqit. Është kjo ekskluzivisht çështje që duhet të trajtohet nga aspekti medicinal përkatësisht është patologji politike dhe personale. Nëse kjo nuk është një lojë e koordinaur dhe “ konflikt “ i menaxhuar ku edhe kryeministri Kurti është pjesëmarrës , ikëm për lesh !

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA – 9 qershor 2023 Prishtinë

Total
0
Shares
2 comments
  1. PSE PO SULMOHEJ EDI RAMA NË PRISHTINË DHE NË TIRANË!” O SE KULMOHEJ
    KËRDI DRAMA NË KOSOVË EDHE NË SHQIPËRI! ËH, KUR PYETEJ KONGRESMENI
    DIO GARDI, QË ME AMANETIN E BABËS, DUKE U ANGAZHUAR VETË DHE ME BA-
    SHKËSHORTËN, TERË JETËN E TYRE PËR ZGJEDHJE ÇESHTJES MBARË SHQIPT-
    ARE, DUKE LOBUAR NË KONGRES, PRESIDENCË USA PËR NDIHMEN SHQIPTARE
    DHE TANI NË PLEQËRI QË NUK PO MUNDET ME ARDHË NË KOSOVË, NE PYETEM
    PSE NUK PO VIE NË VIZITË SIKUR PËRPARA NË KOSOVË?! NA PËRGJIGJEJ: TANI
    ËSHTË SITUATA MË E RËNDË SE SA NË KOHËN E MILLOSHEVIÇIT, SE SERBIA Q’E
    PAGUAN NJË MERCENAR DHE PËR 100 EURO DEL E MË VRETË NË KOSOVË!” AH,
    QË DHE OKUPATORËT NGA KOHË MË PARA KANË DEKLARUAR: NËSE SHQIPTARI
    NUK THEHËJ ME MASHTRIME DHE POLITIKË, ATËHERË DUHEJ PËR PARA DUKE
    PAGUAR MERCENARË PËR LIKUIDIME; KANË ALARMUAR ARMIQTË SHEKULLORË
    SE VETËM NDËR SHQIPTARI QË KEMI GJETUR AXHITATORË E SHPIUNA PA PARE
    A, KUR E PYESIN DIKTATORIN STALIN, RUSO SERBËT: PSE PO I DON KOMUNSITË
    SHQIPTARË TË SHQIPËRISË?!” AI PËRGJIGJEJ: I DUA PSE KOMUNISTI SHQIPTAR
    E HANË BUKËN E TROJEVE TË VETA MBARË SHQIPTARE A, PUNON NATË E DITË
    ME UA FALUR PA U NDALUR TË GJITHA TROJET TERË ATDHEUN RUSO SERBISË!”
    A, NJË PATRIOT OR VEPRIMTAR MBARË SHQIPTARË Q’KISHTE VUAJTUR SHUMË
    NEPËR BURGJE RUS SERBO JUGOSLLAVE: N’FUND CAKTOJNË PËR PUSHKATIM,
    E LENË NJË AMANET FAMILJES SË VETË: UNË PO PRANOJ TË PUSHTAOHËM QË
    O, NDOSHTA SHPETONI NDONJËRI GJALLË NGA LUFTA RUSO SERBO KANIBALË
    POR, AMANET PO UA LE QË KURRË MOS PRANONI UDHËHEQJE POPULLIN TONË
    O, PËR SHKAK TË ROBËRIMIT TË GATË SHEKULLORË, I KA HUMBUR QË T’GJITHA
    TARDITAT DHE AGRRITAT MË T’MIRA, DËSHIRA PËR T’MBROJUR ÇDO PËLLEMBË
    E ÇDO KËMBË MBARË TROJET TONA-NDËR PLOJET N’ZEZONA, DUKE U FLIJUAR
    ËH, PER TË U KRIJUAR DHE FITUAR LIRINË, PAVARISINË MBARË SHQIPATRE POR
    DUKE U SHITUR OR SHKITUR TË HAMË NJERI TJETRIN, I NDJERI TË VJETRIN AH,
    MË MIRË ME QENË NJË QEN MBI PLEH TË TROLLIT TËNDË O, SESA UDHËHEQËS
    I NJË POPULL KOMBI TË ASMILUAR, TË VARRËZIMI SHTRUAR, SHANTAZHUAR O,
    DUKE VRARË DHE PËRLARË VËLLAU VËLLAUN, SHQIPTARI KUNDËR SHQIPTARIT
    AHIII, SHKAU SI SHKAUN, TA QESIM, PRESIM N’KRYE VOTRE-ARMIKUN PËR MIK!
    T’FALA REFUGJATË LUFTË TERORIZUAR NGA FASHIZMI RUSOSERBË MË TERBIM
    PËR MERGIM MARSHIM PAKTHIM-AMSHIM; NGA BOTËKOTA MË BIZARE OH NA, GOLGOTA SHQIPTARE; HEEEJ O NA, GOLGOTA SHQIPTARE!. NGA MANI N.J. USA

  2. Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura