Prishtinë, 8 Qershor 2020: Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvetësuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, me qëllim të falsifikimit të historisë së tyre u dëmtuan.
Këtë e dëshmojnë edhe disa autorë serbë, të cilët kanë lënë shënime për kishën shqiptare në qytetin e Leskocit. Ata shkruajnë për ndërhyrjen në freskat e kishës së Leskocit që ishte konservuar në vitin 1693, kur të gjitha freskat, mbishkrimet dhe fotografitë u ndryshuan në vitin 1902 dhe rreth vitit 1930, nga padituria për mos kuptimin e tekstit origjinal. Krejt këto kishin ndodhur pasi që këto punë u lanë në dorë të një të riu rus, shkruajnë serbët.
Dëshimi të shkruara nga autorët serbë, për ndërhyrjen e rusëve për të falsifikuar kishën shqiptare në Leskoc.
Nga kjo e dhënë kuptojmë se rusët që nga mesi i shekullit XVII, veprimin e tyre e kishin shndërruar në platformë politike dhe ushtarake, që të zhdukin çdo gjurmë të shqiptarëve në trevat ilire. Shërbimet sekrete ruse gjatë gjithë kësaj kohe punuan për formimin e shteteve sllave dhe shtetin grek në tokat ilire.
Dëshmi që Rusia e planifikonte zgjerimin e Bullgarisë në trojet shqiptare e sidomos në Anamoravë dhe lumin e sotëm Vardar.
Nga teksti lartë kuptojmë se Rusia prej vitit 1877, me të gjitha shërbimet e veta sekrete kishte punuar që ta formoje Bullgarinë e madhe e cila do të shtrihej në territoret e Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë së sotme. Një Bullgari të tille e dëshironte Rusia për çështje strategjike në Ballkan.
Se popullata e Leskocit deri në krizën lindore ishte me popullatë shqiptare, i kemi edhe të dhënat që i kane botuar vet serbët për vizitën që i bënë qytetit Georg Von Hahn në vitin 1858. Mes tjerash Hahn për qytetin shkruan ishte me shtëpi të bukura, por ajo që i kishte lënë shumë përshtypje ishte shtëpia e Ismajl Pashës. Shtëpia e ismajl Pashës në Leskoc dhe shtëpia e Mahmut Begollit në Pejë, janë më të njohurat në tërë Shqipërinë. Pra siç shihet në ato vite e deri në vitin 1878, tërë Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri, madje edhe vet serbët e quanin Arnautlluk (Shqipëri).
Dëshmi e shkruara nga Georg Von Hahn, për arkitekturën popullore shqiptare, dhe se Leskoci në ato vite konsiderohej si qytet shqiptar.
Shqiptarët e këtij rajoni, ishin të njohur si tregtar të zotët dhe ndërtues të mirë të objekteve të banimit. Shtëpitë e bejlerëve shqiptar të ndërtuara në Krushec, Leskoc dhe Vrajë sot ruhen si objektet ma arkitekturën më të zhvilluar gjatë shekullit XVIII e XIX, dhe janë shndërruar si muze të këtyre qyteteve.
Të gjitha këto argument shtesë janë dëshmi tjera se popullata që jetonte në mes të Leskocit-Prishtinës dhe Shkupit ishte shqiptare e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman, andaj bazuar edhe në të dhënat për biografinë e familjes së Urosevicit na shtynë të mendojmë se me qëllim është fshehur origjina e saj shqiptare.
Nga të gjitha burimet e përmbledhura për origjinën e familjes së Urosevicit shtohet edhe një pyetje logjike: Si është e mundur që Atanasije Urosevic të shkruaj për origjinën familjare gati të krejt popullatës së Kosovës e mos të lë shënime të sakta për origjinën e familjes së vet! A thua ky e dinte mirë se familja e tij nuk kishte pasur origjinë serbe, por që me dhunë ishte serbizuar si shumë familje tjera.
Të dalim prapë në temë rreth familjes së ngushte të Urosevicit. Bazuar në burimet e shkruara, babai i tij quhej Kosta, ndërsa e ëma quhej Mara. Mara ishte bijë e familjes së Qamil Agës, e cila familje kishte prona, dhe shtëpi të bukur në qytetin e Vushtrrisë. Tani të mësojmë se kush ishte familja Qamili në qytetin e Vushtrrisë.
Për qytetin e Vushtrrisë kemi të dhëna se gjatë vizitës që i bëri në mesin e shekullit XVII, udhëpërshkruesi turk Evlija Çelebit, shkruan se në këtë qytet flitet gjuha shqipe dhe ajo osmane, ndërsa nuk fliten gjuhët sllave. Kjo e dhënë na njofton për të kuptuar se në atë kohë nuk kishte popullatë sllave në këtë qytet, madje Çelebiu këtë trevë e quante Albani (Shqipëri).
Nga burimet historike mësojmë se si në shumë qytete ashtu edhe në qytetin e Vushtrrisë, gjatë shekullit XIX, për ortodoksët, ishin hapur shkolla serbe me lejen e P. Osmane. Një numër i ortodoksëve që kishin vijuar mësimet në shkollën serbe të këtij qyteti, me kohë u serbizuan. Nga shkolla serbe e Vushtrrisë, të brumosur me nacionalizëm serbë, dolën edhe disa vojvodë serbë që bënë krime të mëdha ndaj popullatës shqiptare në fillim të shekullit XX e sidomos gjatë luftërave ballkanike.
Shkolla në gjuhën serbe, e hapur në qytetin e Vushtrrisë në mesin e shekullit XIX
VIJON…
___________________
DR.QAZIM NAMANI: CILA ËSHTË E VËRTETA PËR PREJARDHJEN KOMBËTARE TË HULUMTUESIT ‘SERB’ ATANASIJE UROSHEVIêIT? (3)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10102