Prishtinë, 15 qershor 2020: Lajmi për kalimin në amshim për Moikom Zeqon për të gjithë shqiptarët e sinqertë është i dhimbshëm!… Kam dëgjuar për sëmundjen e tij prej vitesh… Moikom Zeqo me gjithë sëmundjen nuk ndalej së lexuari, së shkruari, së pikturuari, së dëshmuari dhe vlerësuari… I kam shprehur mbresa herë pas herësh, përgëzime për botime librash, tumirje pikëpamjesh… Mirëpo, sëmundja e mori, ngase Ai nuk do të ndalej në të gjitha gjinitë e artit e të mendimit modern… Padyshim Moikomi i prirjeve të gjithanshme, edhe me kaq sa shkroi, gjurmoi, studioi, pikturoi e përmbushi jetën e Tij shpirtërore, intelektuale, artistike, etike, kombëtare dhe njerëzore…
Ngushëllimi i vetëm për qenien e Tij, për frymëzimet, për pasionet, për kërkimet, për përmbylljen fizike janë moria e veprave, opusi i gjerë dhe llojshmëria figurative, mendimet e holla të intelektit të Moikom Zeqos, largpamësia e ndriçimit të dukurive, atyre të padukshmeve, të cilat i nxorri nga enigmat e dijes, me intuitën e një depërtimi finok dhe i shtjelloi me kompetencë përgjithësuese, me shije për lexuesit e niveleve të ndryshme. Formimi i këtij personaliteti është me dije enciklopedike, i përket tipologjisë Euro-Atlantike… Moikom Zeqo gjithsesi me veprat e Tija, qoftë të sferës imagjinative, qoftë të diskursit kritik, eseistik, estetik, historik e filozofik, pasuroi galerinë e personaliteteve me kontribute kombëtare, duke pleksur modele të ligjërimit bashkëkohorë europian.
Postime të Lidhura
ELIFE PODVORICA JASHARI: DIALOG LULESH – NJË MAJI!
Prishtinë, 30 Prill 2020: Mirëmëngjesi motër! A po zgjohesh? – ishte pyetja e motrës së vogël, që po…
Skënder Sadri Kapiti: UÇK-ja, vepra më e lavdishme në historinë tonë kombëtare
Durrës, 24 Prill 2020: UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Lufta Çlirimtare e saj është faqja më…
SHERADIN BERISHA: NË TETË VJETORIN E ‘PAVARËSISË’ – REPUBLIKA E KOSOVËS PO SHKON DREJT BOSNJËZIMIT!
Pashtriku.org, 25. 01. 2016 – Në dhjetor 2007, nëpër zyrat e BE’së në Bruksel ka qarkulluar një dokument…
ILJASA SALIHU: ANGULLIMA E UJKUT SI SHKAS DHE SI MUNDËSI
Shkup, 21. 01. 2013) – Meqë bota ishte në gjumë dhe gjoja nuk e paska parë dramën tragjike…