DEUTSCHE ZEITUNG (1880) : ‘SIPAS GAZETËS SHKODRANE, E BOTUAR SOT PËR HERË TË PARË NË SHQIP, SHQIPËRIA KA SHPALLUAR PAVARËSINË E SAJ! JA EMRAT E FIRMËTARËVE: ALI PASHË GUCIA, HODO BEJ SOKOLI…’

Francë, 24 qershor 2020: “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 12 majit 1880, në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Deutsche Zeitung” në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqi.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Këtu janë disa detaje të huazuara te Deutsche Zeitung për ngjarjet në Shqipëri, detaje të dërguara nëpërmjet një shkrese nga Shkodra, të datës 7 maj:
“Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj dhe nuk e njeh më sovranitetin e padishahut. Gazeta zyrtare “Skodra – Shkodra”, e shkruar sot për herë të parë jo vetëm në turqisht, por edhe në shqip, boton në krye të kolonave të saj një shpallje (deklaratë) të gjatë të Lidhjes dhe të Komitetit. Ajo deklaron që Shqipëria ka pushuar së qeni nën sundimin e Sulltanit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Të gjithë zyrtarët (nëpunësit) turq që nuk janë me kombësi shqiptare do të pushohen nga puna dhe do të duhet të largohen nga vendi; një përjashtim bëhet në favor të atyre që e kanë treguar veten miq të “Skipétars – shqiptarëve”. Populli shqiptar tani duhet t’u bindet vetëm urdhrave të Lidhjes dhe atyre të Pleqve të Fisit (klaneve), të cilët mbesin, deri më tani, ligjvënësit e vetëm.
Kanë nënshkruar : Ali Pasha, Hodo Beu, Preng Bib Doda, myftiu Hafiz efendi, peshkopi Partew dhe Nikolla Xaba në emër të parisë dhe njerëzve. (Kjo listë përbëhet nga myslimanë e të krishterë.)”
Një telegram tjetër që e njëjta gazetë mori nga Shkodra mbrëmjen e 7 majit deklaron:
“Të gjitha trupat e Haxhi Osman Pashës të vendosura në kampin e Koplikut kanë kaluar në anë të Lidhjes. Shqiptarët sekuestruan zyrat (të ardhurat) publike dhe pushuan nga puna punonjësit osmanë. Lidhja u ka ofruar mbrojtje konsullatave. Rendi nuk u shqetësua.”
(Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura