Beqir Elshani: Agamemnoni i vonuar mitologjik

Suedi, 1 korrik 2020: Babai ka të drejtë të ankohet dhe të kërkojë ndërhyrjen e organeve policore për hetimin e shkaqeve të vdekjes së të birit. Pastaj mund të kërkojë që ekipi mjekësor të zbulojë shkaqet e vetëvrasjes së djaloshit, por jo ta detyrojë ministrin e shëndetësisë të japë dorëheqje. Nuk ka asnjë dyshim që vdekja tragjike e djaloshit ka qenë dhimbje e rëndë për mbarë Kosovën. Megjithatë, kur të përmendet emri i kryetarit dhe i kryeministrit të vendit, vendi duhet të lëkundet. Është e tmerrshme që për çfarëdo aksidenti tragjik secili qytetar të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit të qeverisë. Dhe njëri ndër ta, kryetari i PDK, Kadri Veseli, deklaroi se përgjegjësia i takonte shtetit, domethënë Albin Kurtit kryeministër. Duhet pasur parasysh se kush po thotë që vdekja tragjike e 26-vjeçarit nga Gjilani është përgjegjësi shtetërore, kur dihet që në mënyrë akademike përgjegjësia i takonte ekipit mjekësor dhe ministrit të shëndetësisë, jo kryeministrit të Kosovës. Tekembramja kryeministri kishte detyrime më të mëdha e më të larta të shtetit, jo të merret me çështje të secilit organ – që shtrihet deri në komunë dhe deri në organizatën punuese. Qytetet e Kosovës i kanë organet e veta komunale, pastaj çdo ministri i ka detyrimet e veta me organizatat punuese, siç janë ministri e shëndetësisë, i bujqësisë, i transportit, i arsimit dhe i kulturës etj. Të marrim shembull Suedinë, për rastet e vdekjes të sëmurët, të cilët spitalet nuk i pranojnë, të nesërmen vdesin në shtëpi, ndaj familja dhe organet juridike marrin masa ndaj spitalit, dhe në fund merren organet e gjykatës. Duket qartë që për pakujdesinë e vdekjes së pacientit, as kryetari i komunës nuk preket, jo më ministri i shëndetësisë dhe kryeministri i vendit. Dorëheqja e ministrit të shëndetësisë dhe kryeministrit mund të bëhet, nëse ekipi mjekësor djaloshin nuk do ta kishte mbajtur në karantinë, dhe si pasojë e koronavirusit do të infektonte familjen dhe të tjerët, prej nga do të përhapej sëmundja Covid-19. Rastet e infektimit të familjarit që me koronavirus ka shkaktuar vdekjen janë të shumta. Prandaj nëse ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, detyrohet të shkarkohet, atëherë edhe arkitekti duhet të dënohet për shkak se nuk i ka vënë parmakët me kohë në ndërtesën e konviktit.
Sipas popullit koha e shkurtër e qeverisjes së Albin Kurtit do të quhet kthesë e fortë revolucionare që luftonte kundër murtajës burokratike prej dy dekadash, që do të mbahet në mend. Them kështu për shkak se gjatë përhapjes e koronavirusit në Kosovë, qarqet politike e diplomatike të Kosovës në vend se të bashkëpunonin për luftimin e koronavirusit vdekjeprurës, ata e dramatizonin edhe më shumë shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe vetëvrasjen e djaloshit. Prandaj ngjashëm porsi komandanti grek, Agamemnoni, që e shfrytëzoi rastin e vrasjes së Patroklit, shokut të Akilit për fillimin e Luftës së Trojës, opozitarët në Kosovë e shfrytëzuan rastin e vdekjes së djaloshit, të cilën e përdorën si shkas diplomatik për rrëzimin e Albin Kurtit, që ishte ardhmëria e vendit tonë. Koha po tregon se sa më të pasur bëhen pushtetarët, aq më shumë e sulmojnë Albin Kurtin. Një qytetar suedez dhjetë vjet kishte marrë rrogë ekstra për vajzën kinse me pasoja të sindromit, edhe pse vajzën e kishte të shëndoshë si molla. Prandaj vazhdimisht e lavdëronte shtetin “S’ka si Suedia demokratike”. Mirëpo një ditë, edukatorja gjatë aktivitetit me ushtrime zbulon që vajza 14 vjeçe nuk vuante nga sëmundja e sindromit, ishte e aftë si të gjitha moshataret e saj që mësonin në shkollë. Prandaj edukatorja menjëherë i lajmëroi organet komunale, dhe prindit ia ndërprenë ndihmën sociale. Duket qartë që tani mashtruesi e shante shtetin, sepse ndihmën sociale për dhjetë vjet me radhë duhet kthyer me kamatë. Prandaj ky njeri që në fillim e lavdëronte shtetin, tani e shante. Mirëpo, pa marrë parasysh qëndrimin psikologjik të prindit, shteti e ka kryer detyrën parimore, me kohë e zbuloi plaçkitjen e parave me diagnozën e rrejshme të bijës. Në fund shtoj se në lojën e shahut mbreti mbrohet, përkundrazi i kryeplaku i LDK-së, Isa Mustafa, kryeministër Albin Kurtin e sakrifikoi për mbrojtejn e kalorësit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KRIMI ME VAKSINA!

KRIMI ME VAKSINA! Senatori australian, Malcolm Roberts bën thirrje për akuza kundër burokratëve shëndetësorë për krimet Covid Nga…