SHERADIN BERISHA: TE RRAPI SHUMËSHEKULLOR I MARASHIT, NË PRIZREN (Njohuri bazike)

Pashtriku, 11 korrik 2020: Kompleksi i Marashit gjendet në pjesën lindore të Prizrenit dhe paraqet një simbiozë të këndshme të trashëgimisë natyrore dhe arkitektonike. Fjala Marash në gjuhën e vjetër persishte do të thotë – vend i freskët.
Në këtë kompleks paraqiten vlera monumentale të arkitekturës tradicionale dhe orientale të Prizrenit, ku ju mund të shihni edhe më tutje Xhaminë e Maksut Pashës, që daton që nga viti 1833, mauzoleun e rendit Saadi, objektin e restauruar të Mullirit të Pintollit, i cili kohëve të fundit po shfrytëzohet si restorant qumështor dhe disa shtëpi tradicionale urbane.
Kompleksi i Marashit krijon vazhdimësinë mes Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kalasë së Prizrenit dhe vazhdon me grykën e bukur të Lumëbardhit. Nga Marashi mund të vazhdohet në këmbë rrjedhës së sipërme të lumit, përderisa tani shtegu i cili vazhdon për disa milje për një ecje të këndshme buzë lumit ose për vozitje me biçikletë, është ndërtuar. Shtigjet kanë një terren të përshtatshëm për vrapim bashkë me natyrën e mahnitshme, dhe përfundon në Kalanë e Prizrenit.
Në këtë Kompleks gjendet edhe Rrapi shumë shekullor. Rrapi i Marashit ndodhet në bregun e majtë të Lumëbardhit dhe është pjesë përbërëse e ketij kompleksi. Trungu i rrapit ka një vjetërsi 500 vjeçare dhe është i ngjashëm me Rrapin në Tërsten të Dubrovnikut dhe Rrapi i Ohrit.
Lidhur me rrapin ekzistojnë shumë të dhëna, të cilat flasin si për origjinën e tij ashtu edhe për ngjarjet historike që kanë ndodhur aty pranë. E dhëna e cila vazhdon të qëndrojë edhe sot është se atë e mbolli i pari i teqes së dikurshme që eksiton në këtë kompleks!
Rrapi i Marashit ka lartësinë 20.90 m, me një diametër të kurorës që shkon në 12 m. Rrethi i trungut të tij në bazë është rreth 3 m., ndërsa fletët i ka të gjata 13 – 14 cm.
Me këto dimensione që ka ai paraqet një raritet të rrallë natyror. Lartësia mbidetare e këtij vendi (te Rrapi) është 417 m.
Rrapi është vënë nën mbrojtje ligjore në vitin 1959.
Uji që buron nën rrënjët e Rrapit ka ndikur në rritjen dhe jetëgjatësinë e tij, por mjerisht para një kohe në afërsi të lagjes, pasi u bënë disa punime për hapjen e një tuneli, në të cilin u ndërtua një rezervuar Rrapi ndien mungesën e ujit të mjaftueshëm. Duke u nisur nga kjo gjendje, duket se Rrapi (që ka rezistuar ndër shekuj) nuk ka përkujdesjen e nevojshme!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura