SHERADIN BERISHA: KRYEMINISTRI I DIALOGUT!

Pashtriku, 8 shkurt 2021: Deri më sot asnjë kandidatë për kryeministër, që garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, nuk kanë treguar se në ç’mënyrë do t’i çasen procesit të negociatave me Serbinë, si njëra nga sfidat më të rënda për qeverinë e re!
Më 10 janar 2020 kam shkruar: “Më duket që agjenda e negociatave me Serbinë do përcaktoj qeverinë dhe të ardhmen e saj! Në politik për çështje të mëdha vendosin regjisorët, jo aktorët!”
***

Tani të kujtojmë rrjedhën e formimit të qeverisë Kurti (pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019) sfidat, rrëzimin e kësaj qeverie, mënyrën se si erdhi qeveria Hoti, kush ishin aktorët e kush regjisorët (?) dhe cili ishte qëllimi i kësaj maskarade?!?
– Qëllimi kryesor doli se ishte pranimi pa kushtëzime i negociatave dhe marrëveshjeve me Serbinë!
Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021! Pse? Sepse kemi një republikë të shpallur (më 17 shkurt 2008) nga pakoja e Ahtisarit, e cila dervion nga shumë marrëveshje ndërkombëtare, dhe si e tillë kjo ‘pako’ ka lënë të hapur derën e dialogut me Serbinë!
Për regjisorët (ndërkombëtarët) pas 14 shkurtit do të jetë i pranueshëm një qeveri vetëm me një kryeminstër (aktor) që pranon pa kushtëzime dialogun me kompromiset e dhimbshme, të cilat dizajnojnë një marrëveshje finale me Serbinë! Kush s’e pranon këtë agjendë rrëzohet!
Rrjedhimisht në planë të parë do të kemi një kryeministër të dialogut me Serbisë, i cili pas përfundimit të këtij procesi mund të merret mirëfilli me çështjet problemore të brendshme, siç janë: reformat në sistemin zgjedhor, në drejtësi, në prokurori, në polici, në AKI, në arsim, në shëndetsi, pastaj në luftimin e nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar etj.
_____________
P.S: Analiza fillimisht është publikuar më 27 janar 2021 në rrjetin tim facebook.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura