BRAHIM IIBISH AVDYLI: KUR THËRRET ATDHEU

Bern, 11 mars 2021: (tregim) 1
Kishin kaluar vetëm disa muaj që kur emigrova në këtë shtet të vogël të Evropës dhe filluan në banesën time vizitat e njëpasnjëshme.
Se prej ku informoheshin të gjithë këta njerëz dhe si e gjënin aq lehtë adresën time, nuk më futej në kokë. Porse habitesha me faktin se secili prej tyre kishte ardhur me të njëjtën detyrë.

Me gjithë varfërinë time prej refugjati, ende i pa stabilizuar në dhé të huaj, pa i njohur sa duhet as mundësitë e as obligimet e mia, madje pa e harruar pehlinin e ikjes, detyrohesha që sipas traditës t`i pres e t`i përcjell.
Këto mundime filluan të më shqetësonin dhe kohët e fundit. As gjumin nuk e bëja i qetë. Pjesë nga bisedat e tyre më vërtiteshin në mendje dhe nuk më lenin të mirrja veten. Ndoshta vizitat e tyre, në të vërtetë, e kishin një qëllim: që të mos më linin kohë të mjaftuar të mendohesha më gjatë, pa rënë nën kthetrat e ingranazheve të organizimeve të tyre.
Sigurisht, nga ne, ish të burgosurit politikë, e kanë pasur një fërkim të brendshëm. Agjenturat e huaja, e sidomos jugosllave e UDB-ja, e cila vetë udhëhiqej kryesisht nga të ashtuquajturit “serbë”, por edhe agjenturat e tjera evropiane, u morën me këtë lloj fërkimesh. Serbo-Jugosllavija sundonte me gjak e vdekje të urtit shqiptarë. Sigurisht se edhe popullata e jonë do të kenë ndjerë njëfarë frige prej sigurimeve dhe sheteve të mëdha okupuese, se intelegjenca e jonë do të bëheshim bërthamë e ndonjë organizimi më të ri.
Këtë gjë e dinin paraprakisht armiqtë tanë, që ishim shtete okupuese mbi trojet tona, sepse kanë ditur të përdorin të gjitha mënyrat e kthetrat e tyre, që të thyejnë e të shprishin mendjen tonë apo të të kthejnë në udhëheqjen e tyre, madje me dhunë të shfrenuar mbi ne, të cilën, disa forma të qeverisjes i kishin mbjellur për një kohë të gjatë, e disa forma të tjera kishin mbetur ende në gjysmë të formullimit të tyre, e të cilën nuk e dinte populli ynë.

Autori i tregimit në krye të demostratës shqiptare, në Gjenevë, deri përpara OKB-së, e marrur nga fotografitë e vjetra, për demostratën e 30 majit 1981;

Ne mendonim se po bëheshin gradualisht zëdhënës të botës me vuajtjet tona të dhimbshme, por drejtimin e përpjekjeve tona e kishte vënë në duart e veta Bashkësia Ndërkombëtare, e cila, shpeshherë të kuqen e quante të zezë, e të zezën e bardhë. Ne ishim piuj të vegjël të kësaj bote, derisa në tryezën e saj shtroheshin brakalecët më të mëdhenj.
Shtriga plakë i kishte duart e zgjatura edhe në mërgim. Na ndiqte përmes qindra formave të paraqitjes së vet. Në radhë të parë përmes njerëzve tanë, e jo e zbuluar. Siç duket, e kishin mbjellur si frigë te njerëzit tanë se mos po ua merrje antarësinë, për t`i nxjerrur nga konturat e politikës aktuale.
Ëndërroje me kot një gjë të madhe që ta sendërtosh, p.sh. bashkimin e të gjitha trojeve të banuara me shqiptarë në një bashkësi organizative; ose për të realizuar gradualisht bashkimin e këtyre territoreve në një shtet apo në një bashkësi të shteteve shqiptare. Por, në këto përpjekje do ta shpienim pas rrotullimin e çështjes sonë nga ata që qenë dërguar në brendësi të të gjitha organizimeve tona, prej agjenturave të fshehura të armiqve tanë kombëtarë, në tërë relacionin e Gadishullit Yllirik (dijeni, se “Ballkan” i thoshin ata!); nga Azia e Vogël e Evropa; edhe në relaconin më të gjërë botëror e ndërkombëtar, të cilët nuk mund ta dije aspak këtë kthim në katrahurë e as nuk kishe një “aparaturë” për ta ditur se si vepronin armiqtë, midis masës së njerëzve tuaj.
Në realitet, nuk kishe asnjë formë të vërtetë të organizimit kombëtar apo asnjë mënyrë nuk kishe si të shpëtoje nga të gjitha hyrjet e fshehta të tyre, e as njëfarë mënyre që të krijoje një “aparaturë” të denjë gjithëshqiptare. Të lidhnin dosido në relacionin e të gjitha trojeve tona kombëtare dhe prej atje të paralizohej realizimi i ëndërrrës së bashkimit kombëtar.
T`u them të drejtën, asnjë nga organizatat e deritashme nuk më pëlqente. Cila prej tyre realizonte diçka të vlerëshme për Kosovën? Asnjëra. Robëria, e cila po ngulitet sërish në vendlindje, në kohën kur asnjë nga partitë nuk e merr përsipër barrën e çlirimit të vendit, më ka detyruar të ndahem nga dheu i im, për të cilin jo më pak se shtatë vite burg i kam bërë. Kjo ndarje e dytë, më duket shumë më e rëndë se e para. Sepse, në të parën e përballova disi, duke ëndërruar ditën kur do të lirohesha dhe populli do të më priste si djalin e vet më të zgjedhur. Mendoja se do ta gjëj popullin e bashkuar e të kalitur, për përpjekjen e fundit çlirimtare. Por kjo nuk ishte krejtësisht reale. Armiku të bllokonte që të mos bashkoheshit në një parti gjithëshqiptare. E kisha provuar edhe këtë gjë, madje disa herë radhazi. Quaje si të duash, e nuk mund të bëhej një organizim i denjë. Edhe në Shqipëri, nuk mund ta bleje se në cilën anë të armiqve kombëtarë po anonin njerëzit tuaj. Lëvizje në të gjitha drejtimet, e ktheheshe prap në vend!…
Sonte pash një ëndërr të çuditshme. Disi, ishin mbledhur të gjithë ata që më vizituan në një lëndinë dhe ishin ndarë në dy grupe. Nuk ishin të gjitha degët e partive, por vetëm ata që më kishin vizituar. Në anën e djathtë qëndronin kuadrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e në tjetrën, ata të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Dy grupet që kishin ardhur aty, ishin vënë krah për krah, ndërsa mua më kishin lënë përballë, ulur në gjunj. Dukesha si një njeri që ka bërë një faj të madh, i cili paska bërë diçka, e tërë atë masë e kishte kundërshtare.
“Na ke lodhur duke të dërguar kaq shumë veta në shtëpi për të të bindur, që të vish në radhët tona! – ndërhyri një nga demokratët, i cili, shihej se e kishte fjalën kryesore në grupin e parë. – Ne të gjithë kemi ardhur për të mirën tënde! Poqese do të jetosh me të gjitha të mirat e kësaj bote, duhet të bëhesh anëtar i partisë sonë! A kupton?!… Ne ta mundësojmë të jesh i nderuar në tërë botën, të kthehesh prap në Jugosllavi, të gëzosh të gjitha të mirat e kësaj jete; të mos vritesh; të mos burgosesh sërish; të mos ndiqesh, madje edhe nëse do të ndiqesh mund të dënohesh pak ditë, si psh. tri a katër javë… A e sheh, ne jemi parti e pranuar edhe nga bota, edhe nga Serbia, por edhe nga populli shqiptar! Ne do të jetojmë paqësisht, në marrëdhënie vëllazërore me popujt ballkanikë… Pse të derdhet gjaku kot, do të jemi Republikë në kuadër të bashkësisë së popujve?! Do të kesh mundësinë të hash mirë; të jetosh mirë; të fitosh sa të duash; të kesh femra çfarë të duash nëpër duar; të jesh në krye të organizatës sonë… Ne i kemi pothuajse të gjitha partitë pranë vetes, në këtë krah, dhe të gjitha veprojnë në kuadër të politikës sonë! A e di këtë gjë?! Këndej është jeta, vëlla?!”- përfundoi ai. E shikova me kujdesin më të madh duke dashur që t`ia thoja tërë ate që më ziente në shpirt, por e përbajta veten.
I vëreja se në pjesën kryesore të tyre ishin edhe pjesëtar të qeverisë titiste, që kurrë nuk na kanë dashur me të vërtetë, por vetëm sa për t`u dukur. E ku mund t`u ikje atyre?! Por, me kohë, do t`u bien pendlat e huaja nga trupi i tyre. Kam mendimin se rinia, inteligjenca e jonë e vuajtjeve, së bashku me pjesët e pastërta të popullit, që pat vuajtur më së shumti, do t`i kuptojnë më së miri sjelljet e armiqve tanë kombëtarë dhe do t`i demantojnë.
Sa i përket “popujve ballkanik”, le ta quajnë edhe “popujt e dreçit”, sepse nuk janë popuj të “Gadishullit Ballkanik”, por të Gadishullit Yllirik, pasi e dija se kjo gjë ishte tipikisht “hi në sy”; një mjegullim i denjë, sa të mos e dije origjinën tënde yllore. Të them këtu, në këtë bisedë, dhe menjëherë, se nuk mundemi që ta quajmë “Popujt e Gadishulllit Ballkanik”, por janë popujt e Gadishullit Yllirik, këtë konstrukt nuk e nxjerrë dot gabzheri. E njerëzit tanë ishin të vegjël e në këndellje e sipër, në të gjitha drejtimet.
Ende pa i shoshitur mirë e mirë mendimet e mia, e muar fjalën kryesori i grupit të dytë, duke u ngritur në të dy gjunjët:
“Ti, kushëri, gënjen dhe përpiqesh t`ia hedhësh, Hekuran Albanit! Ti gënjen sa je i rëndë, sepse e tërë partia juaj, rrespektivisht partitë të cilat i mbani nën kontrollin tuaj, politikën e tyre e kanë të bazuar mbi gënjeshtra dhe mashtrime. Ju po e mashtroni popullin derisa në anën tjetër bashkëpunoni me armikun tonë shekullor. Atij po ia mundësoni që ta robërojë edhe njëherë Kosovën. Ju vetë ia mundësuat që ajo të ketë pushtetin në duart e veta, sepse popullin e gënjyet me një qeveri formale, e cila, jo vetëm që nuk i kryen obligimet e veta, por nuk lejon që dikush tjetër të marrë pushtetin dhe të organizojë luftën për çlirimin e vendit!”
“Ore kushëri!” – e ndërpreu i pari. – “Çfarë lufte mund të organizoni ju që keni hequr dorë vetë nga baza dhe keni mbetur vetëm një degë e tharë në diasporë, që merret me shpifje, trillime, manipulime dhe ndonjë demostratë… Në fund të fundit, e tërë baza juaj, ka kaluar në kuadër të LDK-së. Ja, psh, edhe unë, që jam univerzitar, kam kaluar në këtë parti! Po vëllezërit tuaj, të gjithë janë në kryesitë e degëve e nëndegëve të LDK-së, nëpër Kosovë! Çfarë lufte mund të bëni pash zotin, kur këtë luftë e keni humbur që në familjet tuaja?!” – shtoi ai, në vazhdim.
“Ju jeni tradhëtarë, të gjithë!” – ndërhyri i dyti, më egër. – “Ju i keni tradhëtuar idealet e atdheut e të kombit! Ju e keni shitur mendjen e shpirtin për një firmë, për pasuri, për komoditete! Çfarë jete është jeta nën sunduesit e huaj?! Më mirë të ishit bërë me ne e të kishim mbrojtur Kosovën! Do ta kishim çliruar e do ta kishim bërë një shtet të pavarur e neutral, ashtu si sharlakatet kryetari juaj, me fjalë boshe! Edhe ti, o Hekuran Albani, më mirë do të ishte të kishe ardhur në kuadër të Lëvizjes, e do ta kishe ruajtur autoritetin tënd prej atdhetari, sepse kështu je duke humbur kohë dhe ka rrezik të madh që këta demokratët ta thyejnë mendjen. Mos ndoshta të pëlqen të hash e të pish e të rrezitesh në diell, sepse mendon se mjaft i ke kontribuar luftës?!…”
Sapo desha të flas, fjalën ma grabiti përsëri i pari i LDK-istave. Ai u ngrit tërë poza dhe filloi të flasë me një ton pak më të nxehur:
“Çfarë patriotizmi është ai që lejon të fyhet rëndë personaliteti i parë i vendit, i cili dihet se ka qenë i pari që në vitin 1989; e ngriti zërin kundër politikës së Jugosllavisë socialiste, ndër të parët, kur ishte tërhequr autonomia e vitit 1974? Mandej, a nuk ishit edhe ju ata që ia dhatë në fillim votat dhe e ngritët në piedestal politikën e tij gjithëpopullore?! Çfarë fytyre keni të fyeni presidentin dhe partitë që janë shumë më të forta se ju?!”…
“Po të ishit ia kishit kthyer pushkën armikut e do ta kishit pavarësuar vendin, ashtu siç i premtuat popullit! Ju jeni të fuqishëm vetëm për ta shtypur vullnetin e popullit për liri e për ta ç`armatosur rezistencën e tij!” – akuzoi i pari i LPK-istave. Nuk më ipej rasti kurrsesi që të flisja.
Më ziente zemra katran me këto fjalë! Nuk e dinin ata se unë isha një prej atyre ndër të parët, që u kishte kërkuar të themelonin Forumin apo Unionin Demokratik të Kosovës, apo Gjithëkombëtar, që të bashkoheshim të gjitha partitë, asosacionet apo lëvizjet e popullatës së gjërë dhe të bashkoheshim kështu me një deklaratë edhe me shtetin amë, Shqipërinë. Por, në vend se të më ndihmonin për këtë themelim, sepse kisha biseduar në Kryesinë e madhe të LDK-së; isha me disa delegatë të djalërisë inteligjente dhe përparimtare të Kosovës, ata e “themeluan” papriturazi dhe pas kurrizit tim “Forumin Rinor Demokratik”, me njërin prej atyre që më njihte dhe ishte më i rëndësishmi në këtë Kryesi. Madje, pat shkuar disa artikuj kudër meje, në “Zëri” dhe në “Rilindje”, se unë qeshë një nga nacionalistët e irredentistët më të rrebtë të Kosovës, i cili duhet të burgoset nga ish-pusheti i Jugosllavisë dhe tani pusheti ushtarako-okupues i Jugosllavisë. Bota nuk e dinte të vërtetën! Bota ishte në një hipnozë të lajkatarëve të mëdhej serbo-sllavë! Ajo u besonte më shumë gazetave zyrtare të Jugosllavisë, se sa gazetarëve të tjerë!…
“A nuk e sheh se bota po qesh me ju! Ka një decenie e gjysmë që flisni për luftë e për kryengritje dhe nuk qetë në gjendje të lëvizni nga vendi! Populli e ka marrë vesh se puna juaj nuk është asgjë, prandaj ka kaluar në anën tonë. Pra, më mirë është në anën tonë, se të shkatërroheni burgjeve apo të humbni kohë me lojë fjalësh!” – kundërshtoi njëri nga LDK-istat.
“Jo me ju po qesh, sepse po zhvilloni një politikë qesharake!…” – ia përplasi dikush nga rradhët tjera.
Për qudi, të dy grupet filluan të bërtasin, të ngriteshin e të ngatërroheshin me fjalë, duke sharë e duke bërë me duar kundër njëri- tjetrit, sa mu duk se përpak do të fillonte një rrahje e pamëshirshme. I mbylla veshët me duar që të mos i dëgjoja. Më nuk durohej një grindje e tillë, në të dy krahët! Asnjëra palë mua nuk ma lëshonin radhën që të flas ate çfarë e kisha për detyrë të raportoja; e nuk më mbetej tjetër, pos të prisja përfundimin apo qetësimin e tyre. Në fund të fundit, ç`kënaqësi ishte të dëgjoje vëllezërit, që haheshin me njëri- tjetrin, pa marrë parasysh se cila palë e tyre kishte të drejtë. Edhe sikur ndonjëra prej tyre të kishte të drejtë, ç`dobi do të kishte nga fjalët?! A nuk ishte tërësisht e gabuar të rrije duke u grindur në kohën kur armiku e kishte shkelur tërë hapësirën gjeografike të Kosovës dhe kur më së pakut duhej të flisje, por edhe të veproje shumë e të luftoje!
A nuk do të kishte folur më mirë gryka e pushkës në vend të fjalës boshe?! Natyrisht, kundër armikut e jo kundër njëri-tjetrit…
Kur u qetësuan dikur, i hapa veshët. I shikova me padurim e me nerva të acaruara.
“Hë, ç`je shukatur kështu, si i vdekur?!” – pyeti i pari i LPK-istëve.
“Fol, fol!” – kërkoi këmbëngultazi edhe i pari i LDK-istëve.
“Ç`të flas!” – bërtita unë.
“Në cilën parti do të inkuadrohesh, o shul?!” – kërkoi një i trashë nga koka, i LPK-istave.
“Mos i thuaj “shul”, o i marrë!” – ndërhyri një nga LDK-istat.
“Pritni, pritni, pritni pak! Po flas!” – kërkova që të flas, duke e ngritur dorën. U përpëlita gjatë derisa mu lag gjuha. Nuk e di se si nuk po e gjëja rrugën e fjalëve. Rruga kishte humbur në lëndinë. Te populli ynë, kjo gjë na ishte e mundur. Çka nuk mund të bëhej në botë, bëhej tek ne!…
“Ta dëgjojmë! Ta dëgjojmë!” – kërkuan të gjithë.
“A nuk është më mirë që të mos grindeni me njëri-tjetrin e të shikoni si mund t`i kundërvihemi armikut, në fushëbetejë?!” – pyeta shkurt e trup.
“Mos harro pra se fushëbeteja ishte atje, në Kosovë, e jo këtu!” – ndërhyri i pari i LDK-istave. – “E ti, po të mendoje për , nuk do ta kishe lëshuar vendin!”
“Mos i ofendoni të burgosurit e ndërgjegjes, sepse ata kanë luftuar në kohën kur ju e kryetari juaj ishit në favorin e pushtetit titist socialist vetçeverisës!” – iu kundërvu i pari i LPK-istëve, si një shkrepëtimë mali.
“Ju lutem! Ju lutem! Dëgjoni!” – kërkova disa herë unë.
“Kjo gjë është e paduruar, e paduruar!” – vazhdoi një nga LPK-istët. – “Të pështysh në mundin disavjeçar të atyre që nuk shikuan aspak interesin dhe mirëqenien personale, por iu kundërvunë armikut shekullor me tërë qenien, kjo është e turpshme!” – vazdoi ai.
“Çfarë kundërvënie bëmë, ore vëllezër!” – mezi e gjeta rastin që të flas unë. – “Ne menduam se po i kundërviheshim armikut, por nuk bëmë gjë. Me fjalë, nuk luftohet kundër pushtuesit, nuk shkatërrohet dhuna e tij…” – desha të them, në vazhdim.
“Prandaj kërkojmë bashkimin e të gjitha partive, të gjitha shtresave të vetëdieshme të popullit, të gjithë atdhetarëve në kuadrin e Lëvizjes sonë, që t`i kundërvihemi atij edhe me dhunë, po të jetë nevoja!” – ndërhyri me theks i pari i LPK-istëve.
“Ndërsa ne, kemi siguruar përkrahjen e tërë botës, të Amerikës dhe të Gjermanisë, për shkëputjen nga Serbia, madje pa luftë e pa gjak!” – ndërhyri ai i LDK-istëve.
“Sigurisht, sepse keni premtuar se do të qëndroni brenda Jugosllavisë! Me këte, e keni pranuar integritetin e saj!” – u përgjigj, si vetëtima, përfaqësuesi i LPK-istëve.
“Ju vetë keni bërë thirrje për “Republikën e Kosovës”, e ajo ishte republika e shtatë e Jugosllavisë! A nuk jeni quajtur ju, më parë, ?! Vetëm se ju nuk e keni gjetur aspak rrugën që do ta sjellte Republikën. Ne, e gjetëm dhe do t`a realizojmë!” – shpjegoi përsëri LDK-isti kryesor.
“Përkundrazi! Çka nuk dëshironi t`ua thotë dikush, ua veshni të tjerëve! Ju e keni mbi vete pjesën më të madhe të LPRSSHJ-së!” – kërcënoi menjëherë i pari i LPK-së.
“Ata kanë dashur që ta realizojnë “Republikën” e tyre, me Enverin në ballë! E ku e do bota Enver Hoxhën, pashë zotën, ku e do?! Pa pranuar bota, nuk ka as Republikë për Kosovën!” – pohuan disa të tjerë.
“Lëreni çështjen e Enver Hoxhës, sepse për te do të flasë vetë historia, e të kthehemi te Republika. Ne e kemi kërkuar; kemi bërë mija demostrata për te; kemi dërguar mija peticione; dhe kemi treguar gjithmonë se cila është rruga e vërtetë për ta realizuar! Natyrisht, na duhet përkrahja e popullit, sepse lufta nuk zhvillohet pa e përkrahur edhe populli. Ju po e trazoni popullin. E keni mashtruar dhe po ia përgadisni vetëm autonominë!…” – ndërhyri i pari i LPK-istëve.
“E po së pari autonomia, pastaj vie Republika!” – kërceu një nga LDK-istët.
“Nuk kalohet prej gomarit në Aeroplan! Ja me gomarin, ja me aeroplanin! Nuk ka tjetër rrugë!” – kërceu një i dytë nga i njëjti toborr.
“Besa, po t`u presim juve, asnjëra nuk realizohet!” – kërceu një i tretë nga e njëjta grup diskutuesish.
“Shikoni, shikoni! Vetes i thonë demokratë, por nuk janë aspak tolerantë! As që të lënë të flasësh, se lëre më të luftosh për kauzën shqiptare!” – ndërhyri një nga LPK-istët, duke i shikuar nën vetulla.
“Mjaft! Mjaft! Mjaft!” – bërtita tri herë radhazi dhe u ngrita në këmbë. Të gjithë heshtën. Më shikuan si me habi, sikur të isha çmendur. -“Me asnjëren palë nuk do të bëhem! Ju vetëm fjalë keni!!!” – ua preva shkurt.
“Besa, nuk ta qet aq mirë!” – ndërhyri i pari i LDK-istave. Kërceu, si i zënë pisk. –“Ne, të denoncojmë!” – kërcënoi ai.
“Edhe ne të denoncojmë! Duhet të mbetesh në vijën partiake që ke qenë! Ku lejojmë të dalësh nga rradhët tona!” – kërcënoi edhe përfaqësuesi i LPK-istëve. –“Lëvizja është veprim i popullit tënd!”
“Unë nuk kam qenë as i juaji dhe as i këtyre!” – ua thashë edhe njëherë. –“Kam qenë dhe kam mbetur i LNÇKVSHJ-së, shkurt: i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare të Jugosllavisë! Kjo e kishte bashkimin kombëtar me Shqipërinë, pavarësisht nga lufta. Por i jam bashkuar LPRSSHJ-së, me adresë e pa adresë, sepse nuk kishte tjetër, pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla. Unë nuk kam qenë as anëtar i LPRSSHJ-së, me librezë, por i kam ndihmuar! Jam pjesëtar i kombit shqiptarë e kam vuajtur kudo për kombin tim!… A e kuptuat këtë punë, apo jo?!…” – prita në këmbë.
“Po ne, të kujt jemi!” – vërejti njëri i LPK-istave.
“Besa edhe ne të atij kombi jemi!” – shtoi një i LDK-istave.
LNÇKVSHJ-a nuk ishte themeluar pas Jusuf Gërvallës. LPRSSHJ-ja ishte themeluar në Zvicër dhe me tre prijetarë. Të tretë, lidheshin edhe me mua. Paraprakisht, e kishte një “S”, në mesin e saj. Kjo nënkuptonte deri diku sistemin socialist, që ishte në Shqipëri, me të cilën do të bashkoheshim. E quajtëm “socialiste”, më të zbutur se sa sistemi i komunizmit, në Lindje, dhe më afër “sistemit të punës” në Shqipëri. Atje, na udhëhiqte Enver Hoxha. Pa marrë parasysh a ishim një me mendimet e Enver Hoxhës apo jo, më mirë ishte qe të jemi së bashku me një demon shqiptar, se sa me një demon sllav. Demoni sllav nuk kishte fare mëshirë! Ai, na grinte, ore!! Ne, nuk ishim sllav, por qenë iliro-shqiptarë!! Pra, si t`ua shpjegoja atyre këto çështje, në atë ëndërr?! As unë nuk e dija se jam në një ëndërr! Bisedat e dëgjuara aty dhe ato që nuk arrita t`ua thoshja, ishin pjesë e ëndërres së parë me domethënie. Nuk e di a i kam ndëgjuar ndonjëhere tjetër, kur kam qenë i zgjuar.
Mua më vinte inat dhe shumë keq që grindeshin ashtu. Të gjithë ishim i të njëjtit komb. Vetëm se i kishim format e ndryshme të organizimit tonë legal. Qesha me ironi. Të flitsha për nevojën e luftës çlirimtare, nuk bënte aspak punë. Teorikisht, të gjithë e dinin këtë punë. Që të dytë, më thanë se do të më denonconin. Fshehtësia nuk mund të bëhej “legale”. Më shikuan gjatë me sy, të dy këto grupe. E ula kokën poshtë e po rrija i heshtur.
“E paç veten në qafë!” – thanë të dy palët dhe u ngritën. I fundit, mu afrua me hap të ngadalshëm, e më foli në konfidencë, njëri nga ata:
“Deri më tani ke qenë i mbrojtur! Tani, të përlau e keqja!…”
“Ç`dëshiron të thuash, me këto fjalë?!” – desha të shpjegohem më mirë. Por nuk pata kohë të marr përgjigje nga ai. U zhduk si të tjerët, të cilët befasisht e kishin lëshuar aq shpejtë lëndinën. Ktheva sytë nga skurret dhe pashë silueta ushtarësh. Ishin vërtetë silueta ushtarësh serbë. Ecnin ngadalë e të përkulur drejtë meje. Ktheva kokën në të gjitha anët. I pashë afër, të më afroheshin. E kuptova se po më ndjeknin dhe nuk pata ç`të bëj: zura vrapin.
Duke rënë tatpejtë, nëpër një rreth lumi, më zuri këmba dhe u rrëzova. Nga trishtimi i madh, më doli gjumi.
Ishte pra një ëndërr e gjatë dhe e ngatërruar. Kurrë s`më kishte rastisur të shoh ëndërra të tilla, kaq të gjata e kaq të gjalla. Pamja e tyre më qëndroi gjatë në mendje. Sa e çuditshme ishte! Qe një ëndërr aq e kthjellët, sa asnjë tipar nuk e kishte të gabuar. Tërë atë ditë mbeta duke persiatur me pyetjen se çfarë do të duhej ndodhur, çfarë domethënie kishte. Për habi, atë ditë nuk më erdhi as edhe një njeri. Të nesërmen, ra zilja. Me plot të dridhura zemre, dola në dritare. Para derës qëndronte një burrë mesatar, me mustaqe të zeza. Dukej pak i vërejtur në fytyrë dhe jo i disponuar. As nuk e njihja dhe as nuk e dija se si më kishte gjetur.
-A jeni ju Hekuran Albani?! – pyeti ai
-Përse e doni Hekuranin, ore vëlla?! – pyeta me shqetësim.
-Asgjë! Desha të njihem me te! Unë jam Besnik Halimi, një refugjat nga Kosova. Kam qenë gazetar, besoj se më ka njohur edhe Hekurani. – u përgjigj menjëherë, i ardhuri.
-Si gazetar, të njeh më pak, e si poet, më shumë! – qesha, i liruar nga dyshimet e mija.
-E po, shumë bukur! A është këtu?! – pyeti ai prap me atë molisjen e tij.
-Merri qelësat! – ia hodha çelësat në trotuar. – Ai, i madhi, e qel derën! – e këshillova. Por, i ardhuri pranë dritares, i muar çelësat dhe e po i shikonte.
Nuk do mend se të gjithë ishin njësoj. E kuptova se më kishte keqkuptuar. Prandaj, ia plotësova:
-Çele derën e hyrjes dhe eja mbrenda! Në koridor, po të pres unë! – dhe qesha me atë pshtjellim të çelësave.
-Për nder, më kanë lodhur emisarët partiakë! Çdo ditë më vinë nga dy-tre veta, për biseda politike. Më kanë shqetësuar shumë me grindjet e tyre! – ia shpjegova, kur erdhi brenda derës. -Unë jam vetë Hekurani! – i thashë atij.
-Më vjen mirë që u njohëm! Të jap plotësisht të drejtë! Të them të drejtën, edhe unë jam lodhur nga intrigat e tyre. Nuk të lënë shteg të lirë: o të bëhesh anëtar i tyre, ose të bësh që instanca jote të jetë nën komandën e tyre. – shpjegoi ai, duke u ulur.
-Si, si the?! – e pyeta.
-Po ja, psh. isha në Partinë e Unitetit Kombëtar, shkurt UNIKOMB. Të dy partitë i bënë njëmijë intriga, deri sa e shkatërruan degën tonë. Kërkonin që dega të vihej në vijën e influencës së tyre. Edhe mbrenda kësaj partie vinin në shprehje intrigat politike. Kryetari i UNIKOMB-it të Kosovës dhe ai i PUK-it, që ishte UNIKOMB-i i Shqipërisë, luftonin për influencat e tyre. Thuhej se Kryetari i UNIKOMB-it të Shqipërisë ishte i rekrutuar në KGB-në ruse, e kjo nuk dihej. Ndërsa Kryetari i Kosovës nuk ishte nën influencën e Kryetarit të Shqipërisë, përderisa e patëm krijuar të parën Kryesi të Përgjithshme të UNIKOMB-it, mbi të dy partitë dhe ndarjet tona organizative dhe gjeografike. Por, këtë gjë nuk e përmendin asnjëherë, pos të partive të tjera, p.sh. të PSHDK-ve, kur kaluan shkurt në USHDK-në. Ne, mbetëm në harresë. Kërkoheshim që vetë të jemi anëtar i tyre, ose me tërë organizmin. Rrugë të mesme nuk ka. – u lirua ai.
-Burrë i dheut, parmbrëmë e kam parë një ëndërr të jashtëzakonshme, sa më ka lënë tërë ditën e deri sot, si të isha i vdekur… -fillova t`ia rrëfej pik e për pikë ëndërren time. Ai, po më dëgjonte plot me kurreshtje, duke pirë me shumë kujdes kafenë, sikur të mundohej që të mos më pengojë. Tej për tej, ngadalë, ia shpegova ëndërren.
– E shikon?! – pyeti ai. -Kjo ëndërr i shpjegon të gjitha!
-Jo, jo! Pjesën e fundit nuk e mora vesh sa duhet! – ia bëra të ditur unë.
-Është mjaft domethënëse! – u shpreh Besniku.
-E po pikërisht domethënia e saktë e saj, më interesonte! – shtrova unë. Ai heshti për një çast. Pastaj, u përgjegj pas një heshtje mendimi:
-As unë nuk jam ndonjë analizues i ëndërrave… Por, fakti se janë zhdukur nga fusha dhe të kanë paralajmëruar, tregon detyrën e tyre sekrete.
-Çfarë detyre, pash nderin?! Ai tha më në fund: . Unë nuk e dija çkado të thotë me këtë paralajmërim! – pyeta plot kurreshtje.
-Më fal, është pak sa e vështirë ta them, sepse ti ke qëndruar në burg e në mërgatë, për idealet tona kombëtare, e nuk është mirë të të flas në atë formë, sepse mund të preket ndërgjegja e juaj, me këto gjëra. Beso, nuk përfaqësoj kurrëfarë instance politike. Ndoshta nuk është mirë të flas për partitë, deri sa nuk jam anëtar i tyre. Në fakt, nuk erdha për politikë. Erdha që të njihem me ty e të heq merzinë, që më ka pushtuar. Jam detyruar të ik nga vendlindja. Tani, duke folur me ty më hiqet pak kjo molisje që kam, e më jep forcë të mbahem edhe ndoj ditë. Beso, këtu nuk më shkruhet, as nuk më jetohet! Paj, çdo natë e shoh në ëndërr Kosovën, mandej edhe për lisat e saj, për gurët, për… për…. therrat e Kosovës! Më ka marrë malli bre, vëlla!… Ndonjëherë, hahem me veten time, si të isha i çmendur. Edhe rrobet në trup po ma zënë udhën… – dhe iu përlotën sytë nga fjalët e veta.
E ndezi një cigare, me vrik, duke e thithur thellë. Edhe mua më preku thellë me këto fjalë. U afrova afër tij dhe ia vura dorën mbi supe. Ma zgjati edhe mua një cigare, të cilën e ndeza me dëshirë.
-Asnjë parti nuk po ia mbanë krahun aspiratave të popullit, Hekuran! Të gjitha ia kanë me dredhi popullit të vet! Sikur janë marrë vesh me njëra-tjetrën për ta polarizuar e për ta ndarë masën, në mënyrë që ajo të mos bashkohet në ndonjë formë tjetër, më ernergjike, kundër pushtuesve! – tha, pas një heshtje të shkurtër. Por, “detyrën sekrete” nuk e vuri direkt në gojë.
-Të lumtë, Besnik! Ashtu është! Lufta e tyre bazohet vetëm në fjalë! E para, ia mbanë krahun indirekt politikës së armikut; ndërsa e dyta, bëhet sikur e lufton të parën, vetëm se as vetë nuk del në fushëbetejë! Kështu, i zgjatet jeta të keqes! Pra, e mbajnë masën nën kontroll! – e gjeta fillin e humbur të udhës në lëndinë, në atë ëndërr të përçudshme, pa e mbaruar tërësisht.
-Mjerisht! – shtroi me dhembje, Besniku. –E dyta, LPK-ja, e merr dikur, pak më vonë, edhe luftën, me ndonjë puç. Mbetet e ogranizuar lufta nëpër parcela të vogla. Pra, , që janë më lartë nga ne, i diktojnë këto gjëra. Nuk organizohet një Armatë Gjithëshqiptare, Armata Çlirimtare Kombëtare, ku do të kyqej Ushtria e Shqipërisë, por Shteti Shqiptar ishte kundër luftës, sado që popullata “kosovarët” i ndihmonte, dhe lejuan që të themelohet ajo lokale, si për shembull, për Kosovën e robëruar. E a ka mundësi që të bashkohet me një shtet të tillë, kur në radhë të parë të pengon shteti amtar?! – theksoi ai.
-Duhet të shikojnë me qindra sy të stërvitur, të njëjten gjë. Dikur, do të dihet e vërteta. Ne po flasin për LRK-në, e ajo është dy-tre palësh. Sa u përket atyre që na pengojnë, ne, duhet t`u ngrihemi kundër! – kërkova me këmbëngulje.
-Po të ngritesh kundra, bëhesh njësoj si ata! Madje, të shpallin edhe armik! – shpjegoi urtësisht Besniku. –Njëherë nuk mund të rroket mini me Buallin!
-E ç`të bëjmë?! – pyeta plot kurreshtje.
-Ate që nuk e bëjnë asnjëra palë, duhet ta bëjmë ne! – plotësoi Besniku. –Por, edhe tjetra kthehet më vonë, kur ta shohë të parën se po angazhohet. Edhe disa nga pacifistët, do të kthehet në luftë.
-E kush thërret për fushëbetejë? Duhet pasur gjasa të thirrësh; të kesh një prapavijë e një parti të madhe; të kesh vullnetarë për luftë; të kesh teren të caktuar ku të ushtrosh dhe të mbashë Ushtrinë apo Armatën. Pra, duhet të të ndihmojë Shteti Kombëtar – Shqipëria! E kjo, as sot nuk bëhet me Shqipërinë! – thashë, për të zgjuar bisedën tonë, andej kah dëshiroja të ngjallej. Kisha mjaft gjëra për t`ia thënë, por tani nuk ia thoja dot, sepse ishin fsheftësi. Duhej njohur mirë, e pastaj, pak nga pak, t`i tregoja çka duhej.
-Po thërret Atdheu, me të gjithë zërin e dhembjeve të veta! Atdheu, Hekuran, atdheu i ndrydhur rëndë nga thunda e çeliktë e armiqëve shekullorë, ai po na thërret! Po na thërret Atdheu i përgjakur, madje pa kurrfarë mëshire, nëpër duart e mashtruesve, hajdutëve, tradhëtarëve!…
-Të lumtë! Ashtu është! Thërret Atdheu i robëruar, e duhet t`i përgjegjemi! – desha të mbyll bisedën, duke mos ia zënë ato që ishin të vërteta dhe që i dija. E kisha kuptuar ate që ishte më së lehti të vetëkuptohej. Populli ishte i alarmuar dhe nuk e dinte se cilit krah t`i vishej. Mbetej duke u sjellur herë te njëra e herë te tjetra. Askush nuk thirriste ashtu si populli i vuajtur dhe i sakrifikuar për një luftë të vërtetë çlirimtare! Në të gjitha partitë shqiptare ishte kyçur dora e fshehtë e piujve të armiqve tanë të mëdhenj. Habitesha se si nuk e kisha thënë vetë, që më parë. Vizita e Besnikut, më dha pishën në duar e më ftonte sërish të dilja nëpër shtigjet e gjata të lirisë. Porse, tani me pishën e shpirtit të tij po forcohesha që të shkoj më largë. Besniku, ishte një nga të parët që e kishte ngritur zërin e përkrahjes. Edhe vargjet e tij, ishin nga një sulm në vetvete. Pra, dita e madhe po më afrohej.
Kur thërret atdheu, kështu si sot, nuk ka ku të shkojë më tutje njeriu i popullit, pos në luftë. Duhet gjetur mënyrën si do t`i përgjigjesh. Secili e ka në dorë të bëjë diçka. Fillojnë goditjet fizike kundër armikut. Ato goditje që do ta lodhin dhunën e tij; ato goditje që do t`ia kthejnë përgjakimet e bëra mbi trupin e atdheut; ato godijte që do të marrin hak për sakrificat e mëdha të nënëlokes; ato goditje që afrojnë ditën e madhe të lirisë!
Bijtë më të zgjedhur të nënave, mblidhen rreth idealit të shenjtë të atdheut e i përkulen vetëm altarit të saj, grusht pas grushti. I vënë kurorat e veprave të tyre mbi te, me ballin e ngritur lartë. Grumbullohen si rrëketë e malit në një lum të fuqishëm, i cili e përlanë të keqen dhe e hedh në det…
Pa e zgjatur më shumë, Besnik Halimi e la adresën e tij dhe më ftoi të mos harrohemi. Larg mendjes, i thashë, duke u ndarë! Ne, prej sot, do të kemi mjaft punë. Çdo njeri i vetëdijshëm, e di detyrën e tij.
E përqafova dhe e faleminderova me gjithë zemër për vizitën e tij. Tani, nuk isha më i vetmuar në rrugën time. Me pak veta, do të isha i vetmuar. Edhe një më shumë, nuk do të isha nën suferinat e mëdha të armiqve tanë të egër. Kështu, do të mbaheshim e të mos thyheshim menjëherë. Në këtë rrugë të vështirë, do të mbeteshin mjaft gjurmë. Pas nesh, nëpër këto gjurmë do të hidhnin hapat edhe të tjerët. Prandaj, nuk do të harroheshim!
Ai nuk e dinte se që në vitin 1994 kisha qenë pikërisht në Shqipëri dhe e kishim themeluar edhe një instancë të lartë për luftën tonë çlirimtare, për të gjithë kombin tonë, jashtë e mbrenda kufijve. E kishim droen e vetme, se do të na stopohej dora me zgjidhjet rajonale të luftës! Armiku ishte inkorporuar jo vetëm mbrenda kombit shqiptar, por ajo i përcillte të gjitha format e punës sonë e të luftës dhe hidhej në vijën e parë. Populli nuk do ta kuptonte kurrë lojën e tyre të paskurpullt. Armiqtë e kombit shqiptar ishin rreth e rreth trojeve tona, të ndara e të shpërndara nëpër ta, me të gjitha format e dhunës mbi ne! Do të kyqeshin edhe të tjerët, me format më të pamenduara. Ne, nuk kishim instanca të mëdha e botërore, siç ishin CIA-a e KGB-ja. Mbi kokë na qëndronte UDB-ja dhe shërbimi grek, duke mos i lënë të tjerat pa i marrë në veprim, si p.sh. shërbimi bullgaro-makedon dhe shërbimi i Malit të Zi, të cilat, jo vetëm se bënin çmos që të mbanin trojet tona nën vete, por të blenin edhe SHIK-un e Shqipërisë (Shërbimin Informativ Kombëtar)…
Ne, nuk kishin shtet të të gjitha trojeve tona; nuk kishim shërbim me të vërtetë kombëtar; nuk kishin pra aparaturë shtetërore kombëtare të të gjitha pjesëve të ndara të kombit shqiptarë. Shqipëria ishte tërësisht e dhjetëfish e korruptuar dhe e shitur. As shteti italian nuk mbetej pa thonj të ngulur mbi çështjen tonë të madhe. Të gjithë na dilin më të mëdhenj se ne, shqiptarët…
Ne, do të mblidhnim forcat tona, një nga një, e deri në cep të tokës sonë. Do të bënim, një ditë, një atdhé të bashkuar kombëtar! Do të mblidheshim edhe shumë të tjerë, edhe të ikur në mërgatë, e do të ktheheshim së shpejti atje ku na thërret zëri i dridhur i nënëlokes, e cila na kishte lindur si bijë të saj, të SHQIPES, të cilës, për pak sa nuk ia kthyem kurrizin dhe të ishim qenie të humbura nëpër mjegullën e fjalëve…
Fjala e të gjitha fjalëve, ATDHEU, është atdheu i ynë i bashkuar!…

Kronbühl, 01.09.1996

____________________________________

1.Ky tregim i vërtetë, është shkuar në vitin 1996, gati një vit pas dështimit të Kuvendit të Intelektualëve Shqiptarë, të mbajtur me 24-28 Nëntor 1995, i krijuar më parë në pjesën e tij dërmuese, sepse në këtë Kuvend, u shkelën kërkesat e autorit përzgjidhjen e çështjes kombëtare, megjithëse e kishte të vetmin referat shkrimor „Mbi lëvizjen përparimtare dhe çlirimin kombëtar/ Shpëtimi (Çlirimi) dhe bashkimi kombëtar- detyrë dhe nevojë urgjente/Memorandum dhe projekt-program për shpëtim dhe bashkim kombëtar“. Jo vetëm se Kryesia ishte kundër pikëpamjeve të autorit, por edhe delegacioni i LPK-së! Pas këtij Kuvendi, fitoi LPK-ja. Kjo pjesë ishte edhe pjesë e veprës „Çështja shqiptare dhe zgjedhja e drejtë e saj“, 500-600 faqe A4, në dy vëllime. Ajo u botua edhe në dy-tre numra, në revistën mbarëshqiptare „Qëndresa“, apo u shpërda në të gjitha gazetat, revistat, partite dhe individët e caktuar. Vepra ishte në redaktim te Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja dhe ajo u muar papriturazi nga tre vetë të SHIK-ut, të Shqipërsisë. Shikoni shpjegimin e shkurtë nga faqja e ime provizore, http://www.brahimavdyli.ch . Ndërsa, menjëherë pas kthimit nga Stambolli, në Tiranë, autori ia dha një anëtari të caktuar të redaksisë intervistën e bërë nga Naim Distafa, që ishte gazetar në revistën „Qëndresa“, por më parë i njohur edhe në Drejtorinë e Filmit në Tiranë, e cila u botuar në dy munra të gazetës „Alternativa Social-Demokrate“: „Një popull që nuk di të mbrojë me xhelozi të drejtat e veta, historia i bëhet njerkë dhe e harron përgjithmonë“, me të cilën u distancua nga disa lojëra politike të Idajet Beqirit, i cili bëri çmos që t`i evitojë disa emra të njohur, si p.sh. Bedri Dedja dhe autori, Brahim Avdyli. Atëherë, nuk ishte në Shqipëri Kryetari i Partisë Social- Demokrate, z. Gjinushi. Kur u kthye ai, e përzuri redaktorin e caktuar të gazetës “ASD”, sepse mori kritika si nga krahu socialist, por edhe nga ai demokrat. Kjo intervistë dhe ky tregim thonë diçka të madhe. Në tregim ipen disa të vërteta, të shpërndara te disa personazhe, edhe për Ushtrinë Gjithëshqiptare…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura