DR.FADIL MALOKU: ‘KORIGJIMI’, TAKSAT DHE ARRESTIMET, I SHKOJNË PËRSHTATI VEÇ SERBISË!

Prishtinë, 24 nëntor 2018: Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku lidhur me temat aktuale të ditëve të fundit korrigjimi, taksat dhe arrestimet ka thënë se “i shkojnë përshtati veç Serbisë”. Maloku është shprehur se nëse qëndrimi vendimarrës për taksën dhe arrestimet ka për qëllim tensionimin e gjendjes në Kosovë, atëherë shihet sheshazi se presidenti Thaçi e ka ndërmend ta qoj deri në fund idenë e tij.
“1. Nëse, qëndrimi vendimarrës (taksa mbrojtëse 100% dhe arrestimet e qytetarëve serb të dyshuar për implikime në atentatin ndaj liderit Oliver Ivanoviç) ka pretendime të hyj në funksion të krijimit të ndonjë preteksti djallëzor për ta tensionuar gjendjen në Kosovë, e me këtë edhe krijimin e pretekstit tjetër artificial për ta “agumentuar” nevojën e vazhdimit të odisejadës së Projektit të “korigjimit”, atëherë, shihet sheshazi se; Thaçi, e ka ndërmend ta çoj deri në fund idenë dhe nisur me Vuçiqin dhe Ramën (e të financuar dhe projektuar nga “ekspertiza” sorosiane).” ka shkruar Maloku. Më tej, Maloku ka shkruar se ”
2.Por nëse këto dy veprime të ekzekutuara nga qeveria aktuale dhe prokuroria e shtetit, kanë pasur qëllim dhe imperativ ekskluzivitetin e çështjes së ngritjes së rejtingut të koalicionit qeverisës, atëherë, veprimet e tilla shumë shpejt do shndërrohen në një mashtrim të radhës.
3. Dimensioni tjetër i këtyre veprimeve, mund të këndëvështrohet edhe nga aspekti i krijimit të atmosferës së brishtë në sferën e sigurisë dhe stabilitetit (lexo; destabilizimit të kontrolluar!)të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Qëllim dhe imperativ, me siguri i forcave destruktive rajonale, kontinentale, e por pse jo edhe atyre globale…” Sipas Malokut, asgjë nuk është e rastësishme në këto zhvillime e procese. “Kështu që ngjarjet e fundit duhet shikuar nga shumë këndëvështrime, dhe me një gjakftohtësi racionale, nëse natyrisht dojmë ta kemi një tabllo më reale. Fatkeqësia e gjitha këtyre “skenarëve” hipotetik, qëndron vetëm në alibinë e asaj; se çka përfiton Kosova, e jo individët, apo partitë politike. Sepse, asgjë nuk ështe e rastësishme në këto zhvillime e procese…ka përfunduar Maloku.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…