Pashtriku, 26 mars 2021: Qyteti i vjetër i Gjakovës ishte një nga qendrat më të zhvilluara tregtare gjatë sundimit Osman. Trashëgimi e kësaj periudhe është Çarshia e Madhe që gjendet në qendër të qytetit të vjetër, me shumë dyqane të ruajtura dhe të restauruara, si dhe me objekte të banimit.
Çarshia e Madhe paraqet njërin nga komplekset monumentale më të mëdha jo vetëm në Kosovë.
Çarshia është ndërtuar rreth Xhamisë së Hadumit, në vitin 1594-95, si donacion nga Hadum Sylejman Efendia (i njohur Hadum Aga).
Në këtë Çarshi janë zhvilluar zeje të ndryshme, përfshirë përpunuesit e metalit, lëkurës, drurit dhe zdrukthëtarisë, prodhimin e tekstilit, teneqepunues, shalëbërës (saraq) e kështu me radhë.
Një nga ato zeje që ende ekzistojnë edhe sot, dhe njihet si markë (emër) potenciale në Gjakovë, është punimi i djepave. Rëndësia e kësaj zeje demonstron imagjinatën artistike të zejtarit në përfaqësimin e besimeve tradicionale që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve të porsalindur.
Janë disa ura të vjetra që çojnë në Çarshinë e Madhe. Ato më karakteristiket janë Ura e Tabakëve (shekulli XVIII) Ura e Terzive (shekulli XVII), të dyjat mbi lumin Erenik, dhe ura e Taliqit, e ndërtuar në vitin 1816 mbi lumin Krena.
Trashëgimia natyrore e komunës së Gjakovës, siç është parku i Shkugëzës, liqeni i Radoniqit dhe gryka e Drinit të Bardhë, njihet nga popullsia vendore si shumë atraktive për vizitorët dhe për aktivitete në natyrë dhe veçanërisht për zhvillimin e turizmit sportiv.
Në fund të marsit 1999 Çarshia e Madhe u dogj, nga çetnikët e Serbisë me të gjitha monumentet e vjetra arkitekturore, kulturore e historike në te, por pas luftës u rindërtua falë ndihmës së dhënë nga disa organizata ndërkombëtare.
Postime të Lidhura
SHËNIME BIBLIOGRAFIKE PËR AKADEMIKUN, REXHEP QOSJA
Pashtriku, 18 qershor 2020: Është i lindur më 25.6.1936, në Vuthaj, në Malin e Zi. Shkollën e Mesme…
THELLËSITË E INTROSPEKSIONIT LIRIK
THELLËSITË E INTROSPEKSIONIT LIRIK Nga Prend BUZHALA, Prishtinë 19 shtator 2021 (Mehmetali Rexhepi: “Vetullat e majëborës”, poezi, 2021)…
FATMIR MINGULI: MINIMALIZMI, ARTI TRIUMFUES I POEZISË SË KALTRINA VB HOTIT
Durrës, 23. 09. 2016: (Vështrim kritik për vëllimin poetik “Puthja sekret” të Kaltrina VB Hoti) – “Jam ngjyrë…
GJEKË GJONAJ: KANUNI I LEKË DUKAGJINIT NË ANGLISHT – KONTRIBUT PËR NJOHJEN E TË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE!
Ulqin, 13 prill 2018: Para pak muajsh një mik imi më solli dhuratë librin “ Kanuni i Lekë…