Durrës, 8 prill 2021: E gjithë Bota e dinë se mbi shqiptarët e Kosovës është ushtruar dhunë, pastrim etnik dhe genocid.
Nuk ka rëndësi se a e njeh Serbia Kosovën si shtet dhe nuk përbën kjo agjendë kryesore për Kosovën.
Lufta ka mbaruar dhe tashmë Kosova është shtet i pavarur, dhe këtë realitet askush nuk e dinë më mirë se sa vetë serbët dhe Serbia, por që ato bëjnë sikur nuk e dinë dhe nuk e pranojnë.
Por Serbia dhe serbët duan ta zvarrisin njohjen me qëllime të caktuara strategjike për të përfituar privilegje dhe “lutje” nga SHBA dhe BE që Serbia ta njohë Kosovën , si dhe me qëllim që Serbia t’i shpëtojë barrës së dëmshpëblimit që ajo duhet të japë si kompensim për krimet, rrënimet e dëmet materiale që ajo u ka shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve.
Ajo pëpqet me dëshpërim në synimin e saj për të marrë cfarë të mundet nga Kosova në këmbin të njohjes, si dhe për përmirësimin e imazhit të saj si një vënd, shtet e komb që ka ushtruar genocid mbi popujt e tjerë jo serbë, mbi shqiptarët, boshnjakët e kroatët.
Serbia nuk ka pranuar as minimalisht falje për krimet dhe genocidin e saj, për mijra e mijra vrasje, torturime e përdhunime cnjerëzore dhe per zhdukje njerëzish e as për dëbimin e 1 milion shqiptarëve nga Kosova.
Dhe gjithashtu Serbia akoma nuk ka dëmshpërblyer asgjë nga ato miliarda dollarë dëme materiale,rrënime e djagie shtëpish, biznesesh, fshatrash e qytetesh të Kosovës.
Dhe a mund dhe a duhet pranuar normalizim marrëdhëniesh me një shtet të tillë që vazhdon të jetë po ajo Serbi, e po asaj natyre shoviniste dhe antishqitare si më parë?!
Shqiptarët e Kosovës luftuan për liritë njerëzore dhe ato kombëtare, pra për të pasur shtetin e vet në të cilin të realizohen të gjitha liritë e të drejtat njerëzore e kombëtare.
Lufta u zhvillua në Kosovë dhe që dihet ndëkombëtarisht se cfarë genocidi dhe krimesh barbare ushtruan kolonizatori dhe pushtuesi serb.
Është detyrë e shtetit të Kosovës që të mbrojë liritë e të drejtat e qytetarëve të vet; pra që edhe që të bëjë bilancin e dëmeve materiale e pasurore që pushtuesi barbar serb ka bërë mbi pasuritë e qytetarëve dhe të Kosovës në mënyrë që t’i kërkohet Serbisë edhe dëmshpëblimi.
Mirëpo as politika dhe as pushteti në Kosovë deri më sot nuk e kanë bërë e madje as nuk e kanë akuzuar dhe as nuk i kanë kërkuar nga Serbia dëmshpërblimin, por më keq akoma dhe përkundrazi, më shumë politikës dhe pushtetit, pra qeverive të pas luftës në Kosovë u ka interesuar vetëm interesi e pushteti personal e deri edhe vjedhja e pasurimi në mënyrë korruptive e të paligjshme të pasurive të qytetarëve, të shtetit dhe atë të parasë publike.
Qytetarët e Kosovës dhe bizneset kanë ngritur padi penale individualisht për kompensimin e dëmeve materiale të luftës të cilat i mban peng Gjykata e Apelit, duke mos ju dhënë zgjidhje të drejtë, por duke i udhezuar palet e demtuara ndjekjen e procedures gjyqesore në gjykatat serbe në Serbi?!
Pra sipas logjikës së kësaj Gjykate e pyesim atë se: sipas saj Kosova a është shtet i pavarur apo është akoma nën juridiksionin e Serbisë përderisa kjo Gjykatë e Kosovës deklarohet se shqiptarët e Kosovës duhet t’i drejtohen Gjykatave serbe në Serbi. Pra sipas tyre, sipas Gjykatës së Apelit të Kosovës duhet që dëmet që i ka bërë pushtuesi serb shqiptarëve e Kosovës në territorin sovran të Kosovës duhet t’i drejtohen drejtësisë në Serbi dhe nëse qytetarët e Kosovës kërkojnë drejtësi në Serbi atëhere Kosova nuk e paska fituar pavarësinë juridike e as territoriale sipas Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Kjo tregon kulmin e papërgjegjshmërisë dhe pse jo edhe të tradhtisë kombëtare që bën Gjykata e Apelit në Kosovë.
Pra sipas Gjykatës së Apelit edhe popujt e Europës për dëmet materiale që patën pësuar nga pushtimi nazist do të duhej që t’u drejtoheshin gjykatave të shtetit gjerman të pas Luftës?!
Dhe ajo se cfarë duhet të bëjë qeveria e sotme në Kosovë është pranimi i kërkesave si dhe verifikimi e evidentimi shtetëror i dëmeve të shkaktuara gjatë Luftës nga pushtuesi serb si dhe kërkesa drejtuar shtetit serb që ai të dëmshpërblejë qytetarët e Kosovës dhe shtetin e Kosovës, dhe në rastin tjetër edhe ngritjen edhe të një padie në Gjykatën Ndërkombëtare për ta detyruar Serbinë për dëmshpërblimin për dëmet e luftës shkaktuar prej saj.
Nuk është kurrë e mundur që Gjykata serbe në Serbi të ndëshkojnë dhe ta detyrojnë shtetin serb që të dëmshpëblejë shqiptarët e Kosovës për dëmet e shkaktuar atyre nga pushtuesi serb ,kur Serbia nuk e njeh dhe as nuk e ka pranuar as genocidin, as krimet dhe as dëmet që ajo ka bërë në Kosovë. Atë se cfarë është vepruar deri më sot nga papërgjegjshmëria apo nga indiferenca e institucioneve të Kosovës karshi mosinteresimit për dëmshpërblimin material e monetar të Serbisë fatkeqësisht përbën një pabesi e tradhti të institucioneve dhe të ishkrerëve të shtetit të Kosovës ndaj shtetasve të vet dhe ndaj Shtetit të Kosovës.
Postime të Lidhura
XHEVAT BISLIMI: SI ËSHTË E MUNDUR?! KRYETARJA E REPUBLIKËS, ATIFETE JAHJAGA, NUK PATI GOJË E ZEMËR ME E PËRMEND UCK’në PARA ALEATËVE TANË, AMERIKANËVE!!!
Viti, 25. 09. 2014: Kryetari amerikan, Bill Klintoni, dhe Sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajti, ishin dy personalitete të…
EMIN HALIMI: O PUSHTETARË! O KUSARË TË PANGOPSHËM!
Skënderaj, 11. 04. 2014 – Kur sheh në televizor politikanë hipokritë dhe të sëmurë e të varfër… Të…
REXHEP KASUMAJ: PRANGAT E LAVDISË (OBAMA DHE DEMAҪI NË PESHOREN KRAHASIMTARE)
Berlin, 26. 04. 2014 – 1. “Zoti krijoi luftën që amerikanët të mësonin gjeografinë”, pat thënë njëherë i…
BEHXHET SHALA BAJGORA: PËR NJË MARRËVESHJE TË ARRITUR , IMPROVIZIME TË LODHTA!
Prishtinë, 7 prill 2018: (Marrëveshje historike apo përpjekje histerike) Kohëve të fundit po qarkullon një ofertë apo premtim…