(Shkup, 12. 12. 2012) – Në kohën e Lidhjes së Prizrenit shqiptarët treguan pjekuri për ngritjen e politikës origjinale, kishin hartuesin e platformës politike, Sami Frashërin. Platforma e tij ishte dhe mbetet e vetmja që kurorën e arriti në Vlorën e Ismail Qemalit më 1912. A duhet të ballafaqohemi me historinë? Koha me diell, si duket, nuk vjen më. Tani ballafaqohemi me terrin dhe tmerrin. Ballafaqohemi me të sotmen e pasigurt dhe nuk na jepet të mendojmë për të nesërmen, ngase nuk mund të lëvizim. Hapat po ngadalësohen. Akulli na mundon.
Ora tregon 21: 30 min.
Rri ulur. Karrigia ime është e thjeshtë. Para meje… toka e shtruar me dëborën e parë. Bën ftohtë. Pikat e ujit, tik – taket që më parë dëgjoja, ishin bë akull! Kafja shumë shpejtë është ftohur. Unë… i habitur… po rri vetë, kolegët ishin largë meje. Thjeshtë po bëjë punën që jam i angazhuar. Qeni lehë dhe nuk më jepët të dal jasht. Ju tregova, është ftohtë. I mbyllur në një shtëpizë… ambient i ngusht. Mundohem të koncentrohem në punë, por kot. Nuk është thënë kot se koha e bën të veten. Si duket edhe i ftohti po e bën të veten, po na mban të mbyllur. Kam mbet ballë për ballë … me akullin. Sa herë që dua të largoj mendimin… prap them koha është… ftohtë. Në fakt për ne shqiptarët çdo herë është koha e njejtë. Pra, nuk mund të ecim shumë se plasemi në tokë… kuptohet kur shkelim në akull.
Po ju them, koha me akull ka filluar shumë herët. Këtë e dëshmon edhe maji i përgjakur kur vriten katër shqiptar në afërsi të fshatit Radush, gjithashtu edhe maji i gjyshes “terroriste” në aksionin “Monstra”… , e dëshmojnë edhe shumë ndodhi para dhe pas këtyre aksioneve. Nxënësit shqiptar nuk mund të shkojnë në shkollë të lirë. E di se atyre u ndalohet qarkullimi i lirë, e me këtë faktikisht ju mohohen të gjitha të drejtat. Prindërit të shqetësuar nga akulli i madh kanë frikë që fëmija i tij mos të rrëshqas e të plaset në tokë, të përgjaken. Prindëri është prindër dhe ndjenë dhimbje për fëmijën, andaj edhe kujdeset për te dhe dallohet nga politikani që ka ngatërruar profesionin dhe duke mos dhënë llogari për ecurit politike, për hallin e popullit qeshet kur shehë të tjerët të mbetur në… akull! Pra, është i kënaqur me kripën që i’a hedhin para syve, me makinën luksoze, për të ardhurat e tij…
E populli, ku?
Faktori historik është me rëndësi… dhe bën dallimin ndërmjet kohës së ftohtë dhe kohës me diell. Nuk do besoni, historia na mëson se gjendja e shqiptarëve ishte më e mirë, kishte diell dhe ata u ngrohshin. Ajo kohë dallohet nga akulli sot. Ju e kuptoni për çka flas, për kohën kur konceptet politike të shqiptarëve dalloheshin nga të tjerët. Është e vërtetë se në atë kohë, në kohën e Lidhjes së Prizrenit shqiptarët treguan pjekuri për ngritjen e politikës origjinale, kishin hartuesin e platformës politike, Sami Frashërin. Platforma e tij ishte dhe mbetet e vetmja që kurorën e arriti në Vlorën e Ismail Qemalit më 1912. A duhet të ballafaqohemi me historinë? Koha me diell, si duket, nuk vjen më. Tani ballafaqohemi me terrin dhe tmerrin. Ballafaqohemi me të sotmen e pasigurt dhe nuk na jepet të mendojmë për të nesërmen, ngase nuk mund të lëvizim. Hapat po ngadalësohen. Akulli na mundon. Politikanët kanë një vend të sigurt… është i çuditshëm raporti i tyre me këtë vend. Nëse nuk hajn nga gjella e qeverisë, parlamentin e quajn kotec pulash. E sot, gjenden mbrenda! Më kujtohet shkolla e mesme dhe lënda e LOGJIKËS. Kjë lëndë ishte e lezetshme edhe pse mbrenda saj kishte diçka të palogjikshme. E kam fjalën për hesapin 2+2=LLOKUM. Për momentin do të doja një llokum, do shkonte me kafen time tani të ftohur… siç koha kalon, kjo lëndë është bë pjesë e jetës. Për çdo minut, ore, ditë, javë, vite takohemi me raste dhe me hesape të palogjikshme. Po ua them. Matematika është kjo: 1+1=AKULL!
Ora tregon saktë: 22: 45 min.
Më duhet të ik nga ky vend. Mendoj për mëngjesin…. nesër si do jetë koha. Jam largë shtëpis më shumë se 7 km. Dua që të lëvizi, të shkoj në shtëpi në këmbë. Do të ketë akull, e di. Sidoqoft, do iki… do iki. Që sonte lutja ime për të nesërmen është: O Zot kjo është rruga ime e hallit, kërkoj nga Ti, që para dhe pas meje, djathtas dhe majtas, poshtë dhe lartë meje dhe çdo udhëtari sikur unë bëje këtë rrugë të drejtë, të dobishme, me dritë dhe diell! Ashtu qoftë!