Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve
Nga Fadil Maloku
1. Historikisht, prej që shqiptarët janë identifikuar si komunitet, si etni, si komb, e si organizim sociopolitik, por, jo edhe si individ e familjar, gjithnjë kanë pasur probleme të akomodimit me të tjerët! Jo me fajin e tyre sa me fajin e tjerēve, të cilēt u dëshmuan si mē tē shkathēt në krijimin dhe organizmin e jetës së vetës së tyre individuale e kolektive. Dhe jo vetēm kaq, këta tē “tjerē” kētë shkathtēsi dhe organizim politik, social, kulturor, e besa edhe sish ushtarak e “mirëmbajtën” edhe përmes pushtimit dhe imponimit të vullnetit të tyre mbi shtetet, kombet dhe shoqëritë tjera të shquara sociologjikisht si “periferike”, ku në vorbullën e saj, e gjetën vetēn edhe parardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këta parardhës tanë, që historia i identifikon herë si pellazgë e herë si ilirë, me indeferencën dhe jogatishmërinë për ta udhëhequr vetën e tyre mbetën peng (qysh në Iliri e Dardani, e për të vazhduar më tej këtë “traditë” famēkeqe, me Skëndërbeun… e deri në ditēt e shekullit tonë) të ambicjeve dhe synimeve të këtyre “tjerëve”. Tani duke u munduar që ta zbërthejmë, lojalitetin besimin, apo edhe “aftësinë ose prirjen” e akomodimit të shqiptarëve, ndaj pushtuesve, sunduesve (që shpeshëherë ngatërroheb (pa)qëllimshëm me termat dhe konceptet e miqësisë (shih ti edhe epike!) dhe aleancave të ndryshme që u “evidentuan” nëpër gjithë katalogjet e historisë së qenësimit të tyre si organizëm sociopolitik. Dhe po më duket që krejt kjo logjikë për një besim blanko, e do shtoja ngandonjëherë edhe skajshmērisht të verbër e tyre, që sa herë e donte nevoja ua dëshmonin (hiq pa na e kërkuar!) personave, komuniteteve, popujve dhe shteteve të huaja!o
2. Dhe se e gjithë kjo temë e shtruar kështu me qëllim të zbërthimit tē origjinës sē kësaj rrjedhje, apo s’po di sa ta shquaj ndryshe, po më duket që më shumë është tematikë etike se sa antropologjike. Nëse është etike, kjo i bie që “vërbëria” jonë individuale, po edhe ajo kolektive sociologjikisht duhet gjurmuar tek kodet, normat dhe dosido edhe te periferizimi i tyre në gjithē historinë e organizimit psikosocial. Por, nëse është antropologjike (gjë që shumë pak gjasa argumentuese), atëherë, këtë lloj besimi të vërbërtë që e kanë demonstruar shqiptarët ndaj të huajve, duhet kërkuar tek veçoritë biologjike të tyre. Që është jo vetëm një adresë e gabuar, por na del edhe si një “dëshmi” antisociale e antihistorike!
3. Sē kēndejmi, dioptria sociologjike duket mund që na jap shpjegimin mē të përafërte e do thoja edhe më të besueshëm për këtë farë veqorie e “produkt” historik tē identifikuar simom “made in albania”. Sociologjikisht, mungesa e një përvoje historike e qeverisjes me vetën e tyre (sepse, me të tjerët/si në perandorinë romake, ashtu ate otomane dhe ate serbe/ janë dëshmuar si mjaft të shkathët dhe të zotë) mendoj që egoizmi, indeferenca, prirja për akomodim të shpejt individual, mospërvoja në sundimin e vetëvehtës, mungesa e përgjegjësisë në qeverisje nga ana e politikanëve vendas. S’kēndejmi, përgjigjeja sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, qëndron në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipe ndajē vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në…
Epilogu; Besnikēria e verbër e shqiptarëve ndaj popujve të huaj; historikisht, u dëshmua si e padobishme; kulturalisht madje mjaft e rrezikshme; ndërkaq, duket që vetëm ushtarakisht e levërdishme!
***
Përgjigja sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, qëndron në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipe ndajē vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në..