NJË LAJM PËR SHQIPËRINË …

Nga Isuf Tushe, 28. 09. 2022

Corinth to manufacture, coat pipes for Greek FSRU gas line

(Korinthi do prodhoj, tuba të veshura për linjën Greke të gazit FSRU)

Një lajm për Shqipërinë dhe Europën Verilindore deri në Ukrahinë

Përmbledhje:

Sipas Offshore magazine, September 21/2022, së shpejti një magjistral i ri gazi do të përshkoj Europën Verilindore dhe mund të kaloj edhe nëpër Shqipëri. Kompania Sapiem Energy, ka kontraktuar një fabrikë në Corinth të Greqisë për të siguruar tubo të veshura për të ndërtuar një magjistral gazi (FSRU) me gjatësi 28 km në detin e saj dhe një rrjetë degëzimesh. Sipas figurës, ky magjistral do të shpërndaj gaz nga terminalet e gazit lëngshëm (LNG) të Aleksandroupolis në drejtim të shumë tregjeve në shtetet e Europës Verilindore dhe potencialisht në Ukrainë, ku përfshihen Greqia, Turqia, Bulgaria, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali Zi, Italia, Rumania, Hungaria, Bosnja dhe Hercekovina, Maqedonia e Veriut, Montenegro, Austria, Moldavia, Ukrahina, etj. Në territorin Shqiptar vërehet se si magjistral mund të përdoret magjistrali “famëkeq” ekzistues i gazit natyror Trans Adriatic Pipeline (TAP) ose ky i fundit mund të shoqërohet paralel me nga një tjetër të ri.

Megjithatë në rast se përdoret TAP-i, kjo do të ketë rritje të sasisë së gazit që transportohet nëpër territorin tonë në disa nga këto shtete dhe do ketë benefite, po qe se aplikohet varianti për ndërtimin e një magjistrali të ri prapë Shqipëria ka benefitet e saj akoma më të mëdha se në variantin e parë.
Në të dy variantet Shqipëria ka benefit, Dalje dhe Sasi Gazi, Tranzit Fee, por shpresojme që të mos ketë fatin e vëllait tij, TAP-it, benefitet e të cilit përfunduan në xhepat e hajdutëve mafioz negociator Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Sali Berisha, Damian Gjiknuri, SHKUESI (i zgjedhur prej tyre) midis Kompanisë Gazit Azerbaxhanase dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe të tjerë hajdut pjesëtarë të grupit negociator për benefitet e tij.

Siҫ e kam analizuar dhe më parë në shkrimet e mia, mbështetur në intervistat që dhanë në Dritare TV ideatorët e nderuar që ideuan projektin dhe ndërtuan TAP-in, benefiti i vetëm që fitoi Shqipëria prej tij ishte se dha ca toka me qira dhe ca i shiti, si dhe punësoi ca roje tubacioni. Edhe njëherë urojmë që ky të mos ketë fatin e tij, sepse tani hajdutët mund të gjejnë një justifikim akoma më të fort se ai që u sajua për TAP-in nga ish-ministri hajdut Damian Gjiknuri, mbasi tani flitet se Shqipëria është rrëzuar brenda për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Flitet se ende nuk është akoma anëtare por ka filluar “Stazhin e Partisë” nga i cili do i duhen dekada për të dal prej tij ose mund të mos dali kurrë, sepse nuk e ka të leht pasi po e gërryen erozioni i hajdutërisë, korrupsionit dhe drejtimin e shtetit e ka marrë në dorë Krimi i Organizuar dhe Oligarkia Financiare.

Artikulli i përkthyer: 

MARUSI, Greqi — Kompania Saipem Energji, ka kontraktuar Corinth Pipeworks për të siguruar tubacionet për një magjistral të ri gazi me gjatësi 28 km në detin e Greqisë.

Ky do të lidh njësinë e ruajtjes dhe rigazifikimit lundrues të Gastrade (FSRU) me Sistemin Kombëtar të Transmetimit të Gazit Natyror të Greqisë, duke transportuar nga ana tjetër LNG-në e gazifikuar në tregjet në Evropën verilindore dhe potencialisht në Ukrainë.

Korinthi pretendon se propozimi i tij shihej si zgjidhja optimale teknike dhe ekonomikisht e mundshme. Kompania do të furnizohet me 28 km tuba çeliku 30 inç SAWL, me veshje kundër korrozionit dhe shtresë betoni, të gjitha të prodhuara dhe të veshura nga jashtë në fabrikën e saj në Thisvi, Viotia, Greqi.

Dorëzimi duhet të fillojë në vitin 2023.

Artikullin e plotë në Alglisht mund ta lexoni në linkun më posht:

Corinth to manufacture, coat pipes for Greek FSRU gas line

https://www.offshore-mag.com/pipelines/article/14283099/corinth-to-manufacture-coat-pipes-for-greek-fsru-gasline

Total
0
Shares
1 comments
  1. Hi there terrific website! Does running a blog similar to this take a lot of work?
    I have virtually no knowledge of programming
    but I was hoping to start my own blog in the near
    future. Anyway, should you have any recommendations or techniques
    for new blog owners please share. I know this is off topic however I simply had to ask.

    Appreciate it!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura