SI U KRIJUAN SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

SI U KRIJUAN SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

Nga Petro Bala, Tiranë – 16.07.2021

Në mesin e viteve 1774- 1775 vazhdonte lufta për pavarësi e gjashtë kolonive kundër shtatë kolonive të tjera të kolonizatorëve anglezë me kontinentin Amerikano-Verior. Gjenerali Xhorxh Uashington (meqë ra fjala, të 13 vijat e flamurit përfaqësojnë 13 kolonitë që do të formonin SHBA) ishte në krye të 6 kolonive që luftonin për pavarësi.

Gjatë dy viteve të mëparshme ushtria e udhëhequr nga gjenerali Uashington kishte pësuar humbje të njëpasnjëshme dhe morali luftarak i trupave kishte rënë shumë. Gjenerali që në atë kohë ndodhej në Nju-Xhersi nuk kishte para, ushqime, veshmbathje, barut dhe armatime. I ndodhur në një disfatë totale me një moral të pashpresë të ushtarëve dhe oficerëve të tij të zënë rob në betejën e Prospekt-Parkut në Bruklin, gjenerali vendosi të deklarojë kapitullimin para shtatë kolonive të tjera të kolonizatorëve anglezë të pajisur më së miri për luftë. Me nënshkrimin e kapitullimit, ai donte të shpëtonte jetën e ushtarëve dhe të oficerëve të tjerë që kishin mbetur gjallë dhe të vetëvritej kë njëherë, pasi ta kishin nënshkruar atë.

Në këtë moment vendimtar në shtabin e Gjeneralit – Xhorxh Uashington arrin një industrialist dhe biznesmen shumë i pasur që quhej Hayman Solomon. Gjenerali Xhorxh Uashington i kishte dhënë urdhër oficerit të vet besnik që të mos lejonte asnjë njeri për ta takuar atë në atë ditë të zezë të historisë.

Por Hayman Salomon i tha adjutantit që ta lejonte pasi ai kishte ardhur me nja mal me flori për t’i dhuruar gjeneralit. Pas kësaj adjutant dhe Hayman Solomon hyjnë në shtabin e Gjeneralit dhe e takojnë. Solomon i drejtohet Gjeneralit se e dinte gjendjen në të cilën ai ndodhej dhe se kishte ardhur për t’i ofruar ndihmën e tij. “Unë ofroj gjithë pasurinë time (e cila ishte e pamasë) dhe të popullit tim hebre që ta përdorësh për të pajisur me gjithçka ushtrinë tënde të dëmtuar. Gjenerali Xhorxh Uashington tashmë i pajisur më së miri me pak trupa, sulmoi garnizonin Heshian të kolonizatorëve anglezë, në të cilin ai nuk humbi asnjë nga njerëzit e tij dhe zuri rob, por pa i vrarë të gjithë Heshtianët.

Morali dhe kuraja e ushtrisë se Gjenralit Xhorxh Uashington u ngrit dhe pas disa fitoreve “të vogla” që ai fitoi dhe disa betejave që nuk është rasti t’i përshkruaj me hollësi. Fati i luftës ndryshoi me 4 Korrik 1776, ku u shpall Deklarata e Pavarësisë për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë, Presidenti i parë i SHBA, Xhorxh Uashington, thirri në zyrën e tij Solomon dhe i tha: “Unë e di që biznesi yt ka falimentuar për shkak se ti dhe gjithë pasurinë tënde për luftën, por tani dua t’jua shpërblej duke jua kthyer atë disa herë”. Hajmen Solomon i tha: “Ju nuk mund të ktheni mbrapsht dhuratën e bërë në emër të Zotit. Dhurata kurrë s’mund të rikthehet se ndryshe unë dhe populli im i përndjekur për 2000 vjet do të ndjeheshim të lënduar. Atëherë Xhorxh Uashington u afrua te harta e SHBA-së dhe i tha: “Çfarë mund të të jap: Pensilvaninë, Virxhinian, Nju Xhersin apo ndonjë tjetër. Zgjidh një nga kolonitë që të duash dhe mblidh aty gjithë popullin tënd hebre.

Por Hayman i përgjigjet se populli i tij ishte banor i përkohshëm kudo që ishin dhe se një ditë do të ktheheshin në tokën e të parëve të tyre. Kështu që Uashingtoni thotë se nuk dinte se çfarë mund t’i ofronte tjetër në shenjë mirënjohje për ndihmën dhe sakrificën e paçmuar që i ishte bërë luftës në ditët më të zeza të historisë së saj, kështu që Yani i tha Hayman Solomon fol ti se unë nuk di ç’të them më.

Solomon i përgjigjet se ai do të vdiste i lumtur nëse kjo miqësi do të vulosej në histori dhe si shenjë të saj kërkoi që në kartëmonedhën e 1-dollarëshit të vendosej sipër kokës së shqiponjës Ylli i Davidit (me gjashtë cepa) dhe në zemrën e shqiponjës Shandanin e Moisiut (Manoren e Izraelit) me shtatë qirinj kur u zbritën në tokë, dhjetë urdhërimet e Zotit prej të cilave kanë rrjedhur të gjitha kushtetutat e njerizimit. Presidenti Uashington i tha: “Kaq pak dëshironi?!”. Por Solomon i përgjigjet se kjo ishte gjëja më e madhe që mund të bënte ai. Jo vetëm kaq, por shqiponja, Shandani i Moisiut dhe Ylli i Davidit do të jete vula e përjetshme e qenies së Kombit Amerikan.

Në çdo dokument zyrtar, në çdo përfaqësi diplomatike, në çdo dokument shkollor etj., kjo do të ishte vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura