LIDHJA E TALEBANËVE ME SHBA DHE MË PAS LUFTA 20 VJEÇARE

LIDHJA E TALEBANËVE ME SHBA DHE MË PAS LUFTA 20 VJEÇARE

Pashtriku, 31 gusht 2021

Talibanët sunduan Afganistanin nga viti 1996 deri në vitin 2001 duke vendosur aty një formë të rreptë të ligjit islamik. Në vazhdim disa fakte kryesore në lidhje me besimin dhe historinë e grupit.

Si u formuan talebanët?

Talibanët ishin një prej fraksioneve të luftës civile në Afganistan në vitet 1990 pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik. Grupi u shfaq në vitin 1994 përreth qytetit jugor afgan të Kandaharit. Themeluesi i tyre ishte Mullah Mohammad Omar, një imam lokal në qytet, i cili i udhëhoqi militantët deri sa vdiq në vitin 2013.

Lidhja me Shtetet e Bashkuara

Talibanët fillimisht tërhoqën anëtarët e tyre nga rezistenca luftëtare afgane, të quajtur muxhahedinë, lëvizje e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër forcave sovjetike në vitet 1980.

Si e fituan pushtetin talebanët?

Pas tërheqjes së Bashkimit Sovjetik nga Afganistani në vitin 1989 dhe rënies së qeverisë së Afganistanit, vendi u zhyt në luftë civile. Talibanët fituan mbështetje përmes premtimeve për të rivendosur rendin dhe drejtësinë. Në vitin 1994, me pak rezistencë ata morën kontrollin e qytetit të Kandaharit dhe në vitin 1996 morën kontrollin e kyeqytetit Kabul.

Në çfarë besojnë talebanët?

Talibanët sunduan në bazë të një interpretimi të rreptë të ligjit islamik të Sheriatit. Ekzekutimet publike dhe rrahjet me kamxhik ishin të zakonshme. Gratë e kishin kryesisht të ndaluar të punonin ose studionin dhe detyroheshin të mbanin në publik veshje që mbulon tërësisht trupin, të quajtur burka. Talibanët ndaluan librat dhe filmat perëndimorë dhe shkatërruan objekte kulturore që u përkisnin traditave të tjera, përfshirë statujat gjigante 1500 vjeçare të Budës në luginën qendrore të Bamiyanit.

Lidhjet e talebanëve me al-Kaidën

Talibanët ofruan strehë për grupin militant al-Kaida, të udhëhequr atëherë nga Osama bin Laden. Al-Kaida ngriti kampe trajnimi në Afganistan, të cilat i përdori për të përgatitur sulmet terroriste në të gjithë botën, përfshirë sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Rënia nga pushteti

Më pak se një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pushtuan Afganistanin. Në fillim të dhjetorit, qeveria talebane ra ndërsa Shtetet e Bashkuara filluan të punonin me afganët për të krijuar një qeveri demokratike.

Si rrodhën ngjarjet?

Pas rënies nga pushteti, udhëheqësit talebanë u vëndosën në fortesat e tyre në jug dhe lindje të Afganistanit, ose përtej kufirit në Pakistan. Grupi militant udhëhoqi një kryengritje kundër qeverisë së re afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, duke përdorur shpërthime të improvizuara dhe sulme vetëvrasëse. Vitin e kaluar, Uashingtoni negocioi një marrëveshje me talebanët pas më shumë se dy dekadash të përfshirjes ushtarake amerikane në Afganistan.

Marrëveshja përcaktoi një afat kohor për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në shkëmbim të ndalimit të sulmeve ndaj amerikanëve dhe fillimit të bisedimeve me qeverinë afgane. Por bisedimet disa mujore mes talebanëve dhe qeverisë afgane nuk arritën të prodhojnë ndonjë marrëveshje paqeje.

Cilat vende i kanë njohur talebanët?

Një numër i paktë vendesh e njohën qeverinë talebane kur sundonte ndërmjet viteve 1996-2001, përfshirë Pakistanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Nuk është e qartë nëse shumica e vendeve do ta njohin një qeveri të re talebane. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha muajin e kaluar se Afganistani do të bëhej një shtet pa vlerë nëse talebanët e merrnin pushtetin me forcë dhe kryenin mizori. /VOA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura