QUMËSHT BLETE, MJALTË ZGJOI
Gjyshe Shpresa Kapo Çelaj, korife i Shqiponjave të Tërbaçit i këndon nipit 4 – muajsh Ares Sokoli
- Ninullë –
Nga Albert HABAZAJ, Vlorë 21 shtator 2021
Nina – nina djalin-ë,
More princ i vogël-ë!
Lumthi dera, lumthi unë
Që po vë nipin në gjumë.
Kam një drè që tund në djepe
Një yll të bukur me cepe.
O Ares i nënës-o
Të keqen, o zemër-o!
Diell i vogël i gjyshes,
O zogu i dallëndyshes.
O shërim i shpirtit tim,
Më jep krah për fluturim.
Trëndafil i njomë, i freskët,
Ndrit si lulëzim i vesës.
Kundërmon aromë e mirë,
Të ka nëna ëmbëlsirë.
Të kam si dritë në sy,
Pa qysh të do nëna ty:
Kapedan për çdo furtunë,
Udhërrëfyes që hap udhë.
Shtëpinë kush ma ndriçoi?
Aresi që më shëroi.
Qumësht blete, mjaltë zgjoi,
Të më bëhesh si dragoi!
😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍te lumte goja o shqiponje🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗..
Te lumte pena Albert Abazaj.🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗