QUMËSHT BLETE, MJALTË ZGJOI

QUMËSHT BLETE, MJALTË ZGJOI

Gjyshe Shpresa Kapo Çelaj, korife i Shqiponjave të Tërbaçit i këndon nipit 4 – muajsh Ares Sokoli

  • Ninullë –

Nga Albert HABAZAJ, Vlorë 21 shtator 2021

Nina – nina djalin-ë,

More princ i vogël-ë!

Lumthi dera, lumthi unë

Që po vë nipin në gjumë.

Kam një drè që tund në djepe

Një yll të bukur me cepe. 

O Ares i nënës-o

Të keqen, o zemër-o!

Diell i vogël i gjyshes,

O zogu i dallëndyshes.

O shërim i shpirtit tim,

Më jep krah për fluturim.

Trëndafil i njomë, i freskët,

Ndrit si lulëzim i vesës.

Kundërmon aromë e mirë,

Të ka nëna ëmbëlsirë.

Të kam si dritë në sy,

Pa qysh të do nëna ty:

Kapedan për çdo furtunë,

Udhërrëfyes që hap udhë.

Shtëpinë kush ma ndriçoi?

Aresi që më shëroi.

Qumësht blete, mjaltë zgjoi,

Të më bëhesh si dragoi!

Total
0
Shares
1 comments
  1. 😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍😍te lumte goja o shqiponje🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗..
    Te lumte pena Albert Abazaj.🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

BARSOLETA

BARSOLETA Nga Beqir Elshani 1.ÇOHUNI BURRA! – Unë nuk e kuptoj fjalën demolim në shtypin tonë? – u…