JETO PA FRIKË!
Nga Sheradin Berisha Pashtriku, 21 tetor 2021
Frika e bllokon trurin, na bën pa mend! Njeriu sa më shumë mendon e kupton aq më pak frikohet! Andaj në këtë drejtim jeta pa frikë ka kuptim!
Kimistja dhe fizikantja e shquar polake, Mari Kyri (1867 – 1934) thotë: “Asgjë në jetë nuk duhet patur frikë, vetëm duhet kuptuar. Tani është koha për të kuptuar më shumë, me qëllim që të kemi frikë më pak.”
Në këtë kuptim dijetari Osho (1931 – 1990) me të drejt ka thënë: “Jeta fillon aty ku merr fund frika.”
Në foto Mari Kyri …
SI PRANOHET E VËRTETA?
Filozofi gjerman, Arthur Schopenhauer (1788-1860 ) ka një shpjegim të qartë për të vërtetën.
Ai thotë: “Secila e vërtetë para se të pranohet kalon nëpër tri faza.
E vërteta:.
– në fazën e parë përqeshet,
– në fazën e dytë sulmohet fuqishëm dhe
– në fazën e tretë pranohet si fakt i vetkuptueshem”!